Dita e parë e shkollës, nëna e Martin Canit mesazh prekës: Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën

8 Shtator 2025, 20:50Sociale TEMA
Dita e parë e shkollës, nëna e Martin Canit mesazh prekës:

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka bërë një reagim prekës pikërisht në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor.

E tronditur nga humbja e të birit, Florina Cani shprehet se zemra e saj nuk e duron boshllëkun e krijuar nga mungesa e të birit.

“Po fillon një vit i ri shkollor pa ty dhe zemra ime nuk duron këtë boshllëk. Çdo ditë që kalon është e rëndë, më mungon buzëqeshja jote, dashuria dhe praninë jote. Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën, por nuk mund të marrë kurrë dashurinë për ty. 

Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur mendoj se kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Mësuesit nuk të mbrojtën dhe nuk vunë në dijeni për zënkën që kishe me moshatarin tënd. Ishte neglizhenca e tyre që çoi deri këtu” – shkruan ajo.

Martini u vra me thikë në afërsi të shkollës ku autori i dyshuar i krimit akuzohet se është Mario Përlleshaj.

5 Komente

  1. g
    gaspër

    Derr malokësh kështu i edukoni fëmijët vetëm vrasje dini...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Malokët në Tiranë,tragjedia më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave.

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Fuqia edukative e familjes duhet te jete shume me e forte se e shoqerise shqiptare sidomos sot ku kjo shoqeri eshte shoqeria me negative ne planet!

      Përgjigjjuni
      1. k
        komentues

        gishti nuk vihet kollaj diku, por dhe mesues qe shkojne ne shkolle si rrogetare te cfaredoshem dhe perballe shume situatave rrine krejtesisht indiferente duke harruar totalisht rolin qe kane.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Henk

        Nuk e kuptoj përse u dashka bërë lajm pafundësisht dhimbja e një nëne? Keqardhje për këtë nënë por nuk ka kuptim të bëhen lajme çdo 2/3 muaj. Tani i bie që për Krishtlindje dhe vit të ri të botohen të tjera ofshama dhimbjesh nga kjo nënë? Dhe mos të përmendim edhe faktin që kjo nënë strumentalizoi dhe politizoi humbjen e fëmijës së saj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje