“Dominim i lartë i Covid-it”, Ulqinaku: Duhet të shqetësohemi nga gripi, mbani kontakte me mjekun e familjes

11 Janar 2024, 21:00Sociale TEMA
“Dominim i lartë i Covid-it”, Ulqinaku: Duhet të

“Javët e fundit ka qene Covidi më dominant se gripi”, ka deklaruar mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku në “Special Report”.

Megjithatë, ai ka theksuar se të gjithë duhet të bëjnë kujdes nga gripi, pasi ka disa lloje virusesh në qarkullim.

Sakaq, Ulqinaku thënë se duhet të mbetemi në kontakt me mjekun e familjes pasi ai di historinë dhe shenjat tuaja.

“Kemi një specifik të rasteve me Covid dhe rasteve me grip. Ka raste që janë dhe të dyja njëkohësisht. Ka shumë mutacione në qarkullim, por nuk ka një mutacion të përbashkët.

Mbasi kalon një infeksion me Covid, imuniteti është shumë i lodhur dhe mund të kalosh gripin.

Për fat të mirë, simptomat e fundit e Covid janë të lehta, karakterizohet nga një temperaturë dhe një kollë, edhe largohet brenda pesë ditësh.

Duhet të shqetësohemi nga gripi. Duhet të jemi të kujdesshëm në rast se ka disa lloj virusesh në qarkullim.

Duhet të mbetemi në kontakt me mjekun e familjes se ai i di shumë mirë historinë tënde, shenjat dhe këshillat që mund të japi. Gjithashtu nuk duhen lënë pas dore dhe higjiena apo kujdes të caktuar.”

Sa i përket rikthimit të maskave në Spanjë, Ulqinaku u shpreh se duhen përdorur çdo ditë.

“Jo maska nuk është masë, është një maskë mbrojtëse, nuk është shtrënguese. Në qendrat spitalore duhet të jetë e detyrueshme dhe kushtet që të vizitosh pa maskë si nga pacienti dhe nga mjeku nuk është normale. Maska duhet të jetë e vendosur”.

2 Komente

  1. B
    Bumbum..bum

    Ju jeni keyesorët e përhapjes së panikut dhe dezinformimit. Ju me bluzat e bardha po nuk shitët ilaçe eksperimentale nuk merni lek nga farmacit. Ju po nuk ju dhan zarfe me lek as oksigjen stë jepni. Ju keni shurrosur mbi betimin e mjekut. Ju jeni kalbësira e shoqëris sikur edhe avokatët. Mutacionet viruset I krijojn per të mbijetuar. Dhe nuk ekziston vaksin Kundra nji virusi po per të njëjtën arsye sense ësht në mutacion të përhershēm. Ju jeni kriminela me bluza të bardha

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje i Moshuar

      E vertete bluzat e bardha jane kriminela :Kovid dhe grip behet epidemi nepermjet jush qe punoni neper klinikat e lagjeve me te vetmen menyre nepermjet sorollatjes se pacienteve disa here se nuk punon sistemi per ti planifikuar nga mjeku i familjes tek specialist ku ka nevoje te shkoje pacienti sipas diagnoses qe ka dhe per ta planifikuar duhet te veje disa here ne abulance qe te lere orar pastaj te mare mjekim nje sorollatje e dhimshme ne kuris te pacientit sekujt i sherben kjo lloj metode aswune nuk e kuptoj qe jam personel mjeksor ne pension .Ne vend qe ti jepet ndihma te semurit brenda dites sipas hallit qe ka duhet te sorollatet . Pse kulture e moderuar quhet kjo per ju te shendetesise ? Dhe pastaj themi u mbushen spitalet plot ,ka rene epidemi vdiq sa vajti ne klinike nuk ariti te mare mjekim e te tjera e te tjera . Per mua personali mjeksor eshte sherbetor i popullit qe nga Z.Ministre e deri tek puntor ja me e thjeshte keshtu ka qene shendetesia dikur eshte mire kur i sherben njerezimit pakesohensemundjet sot jane konditat me te mira mungon sherbimit ZGJOHUNI .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje