Mësuesit “lëshojnë dorën”, mbi 2 mijë vota fiktive në maturë, nga mbetës bëhen me dhjeta

11 Janar 2024, 20:02Sociale TEMA
Mësuesit “lëshojnë dorën”, mbi 2 mijë vota

Fiktiviteti i lartë i notave në shkollat shqiptare nuk njeh të ndalur. Mësuesit nuk ngurojnë të vënë nota të pamerituara edhe në maturë, viti që përcakton orientimin e të rinjve për studimet e larta.

Vetëm gjatë maturës 2022-2023 janë vendosur mbi 2 mijë nota fiktive për lëndën e gjuhës shqipe dhe te matematikës. Ky fakt është publikuar gjatë analizës së maturës shtetërore nga Ministria e Arsimit.

Referuar të dhënave rezulton se 600 maturantë, në gjuhën shqipe, kanë një diferencë me 3 deri 5 nota, mes rezultatit vjetor dhe notes se provimit të maturës shtetërore.

Edhe më i lartë është fiktiviteti në matematikë ku 535 maturantë kanë rënë me tre nota në provimet e maturës krahasuar me vlerësimin e tyre vjetor në po këtë lëndë.

Edhe më keq akoma për 7 nxënës, të cilëve mësuesit e tyre ua kanë nxjerrë Matematikën 9 ose 10 ndërsa në provimet e maturës kanë mbetur ose me zor kanë marrë 5.

Ministria e Arsimit ka konstatuar 12 bashkitë për fiktivitetin më të lartë të notave në maturë. Referuar këtyre të dhënave gjimnazet e Peqinit, Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pustecit kryesojnë për notat e pamerituara në maturë.

Për ish-maturantët sot studentë në vit të parë nota mesatare në gjuhë shqipe është 7.3. 6.7 është rezultati në matematikë ndërsa gjuhët e huaja kanë rezultate më të mira, 7.5.

Vajzat kanë arritje më të mira se djemtë, ndërsa nxënësit e qytetit janë me nota më të mira krahasuar me maturantët e zonave rurale. (A2)

2 Komente

  1. R
    Realisti

    Ju ka zënë sëmundja e votave qëkur komunizmi mbaroi. Nuk kanë lëshuar votat o gazetaruc por notat. Me kohët që kanë ardhur mësuesit I bie që të rrinë pa gjumë që të mbrojnë vlerat .... e përkëmbura nga politikat qeveritare. Të gjithë një jetë kanë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Dhe te mendosh qe pikerisht nxenesit e ketyre shkollave shkojne ne deget me te mira!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje