Qeveria shqiptare njoftoi se do të shpallë një garë brenda këtij viti për ndërtimin e një aeroporti të ri në Gjirokastër.
Vendimi vjen pas mungesës së interesimit të investitorëve për ndërtimin e një aeroporti që ishte përcaktuar të ndërtohej në Sarandë.
Drejtuesit vendorë dhe përfaqësuesit e bizneseve në Gjirokastër e kanë vlerësuar vendimin si një hap të mëtejshëm për realizimin e përpjekjes së tyre për ndërtimin e një aeroporti në këtë qytet, i cili prej vitit 2005 është përfshirë në listën e pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se është dashur të rishikohen planet për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit.
“Është dashur që të rishikojmë të gjitha planet tona për sa i përket efikasitetit të aeroportit në jug të Shqipërisë. Duke pasur parasysh që ne e kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, duke pasur parasysh që infrastruktura, tashmë e ndërtuar që lidh Gjirokastrën me Sarandën, jep mundësinë e një kalimi për jo më shumë se 35 deri në 45 minuta dhe nga ana tjetër duke pasur paarsysh që në Shqipëri nuk po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, por po zhvillohet turizmi kudo, shikoni Tiranën që vazhdon të jetë plot vizitorë, apo numrin e vizitorëve që ka pasur Gjirokastra, Permeti, Tepelena, Korça, aeroporti i jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe do t’i shërbejë gjithë zonës, edhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha zonja Balluku.
Aktorët vendorë në Gjirokastër e kanë vlerësuar vendimin e ri pasi prej vitesh Forumi për Ndërtimin e Aeroportit dhe qeveria vendore po bënte përpjekje për miratimin e ngritjes së aeroportit.
Llambi Margariti, përfaqësues i Forumit thotë se Gjirokastra fitoi atë që kishte kërkuar prej kohësh, ndërtimin e një aeroporti turistik.
“Gjatë gjithë kohës edhe Bashkia , duke e pasur si pronë të vetën, nuk e la zonën e aeroportit për t`u tjetërsuar nga ndërtimet. Kjo zonë është ruajtur më së miri dhe vitin e shkuar ajo u licensua nga Shërbimi i Aviacionit Civil për fluturimet sportive. Përpjekjet tani do vijojnë më tej, për ta bërë këtë ëndërr realitet“, tha zoti Margariti.
Edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Gjirokastrës Maksi Hoxha thotë se lajmi është shumë i mirë, sidomos për sipërmarrjet turistike.
“Gjirokastra ka marrë një hov shumë të madh sidomos në fushën e turizmit. Vitet që kaluam e treguan këtë gjë dhe pritshmëritë edhe për këtë vit janë shumë ta larta. Ndërtimi i aeroportit do t`i jepte një shtysë shumë të madhe zhvillimit të turizmit dhe jo vetëm, pasi aeroporti si investim gërsheton një numër të madh biznesesh” , thotë zoti Hoxha.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi thotë për Zërin e Amerikës se ndërtimi aeroportit do të ndihmojë gjithë rajonin turistik.
“Është një lajm pozitiv dhe i dëshiruar jo thjesht për qytetin e Gjirokastrës dhe Qarkun e Gjirokastrës. Këtu po flasim për një ofertë të përbashkët turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës. Me këtë numër të turistëve në rritje që ka pasur në 2023 dhe presim në 2024, aeroporti është një pikë e rëndësishme zhvillimi dhe do sjellë më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik të kësaj zone“, tha zoti Golemi.
Aeroporti i Gjirokastrës ka një traditë historike. Linja e parë ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë nisi më 11 gusht të vitit 1929 dhe ishte operative vetëm në kushte optimale të motit.
Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore aeroporti i Gjirokastrës shërbeu për fluturime avionësh të vegjël me Tiranën, Korçën dhe me Brindizin në Itali.
Pak vite më parë në aerodromin e Gjirokastrës nisën të organizoheshin fluturime me avionë të vegjël sportivë. Vetëm vitin e shkuar pati rreth 100 fluturime të këtij lloji.
VOA
Shqiperise nuk i duhen aeroporte fantazem. Duhet rikthyer sistemi hekurudhor. Shqiperia eshte kaq e vogel sa mund te pershkohet me trena lehtesisht dhe ne kohe shume te shkurter
Ja dhe ky palla! Po pse mor merhum, turistët që duan të vijnë nga Europa për të shkuar në Sarandë apo Gjirokastër, do shkojnë me tren aty???
Ne vitin 1992 nje grup italjanesh erdhen ne Vlore me pikesynimin te vizitonin Rivjeren bregdetare te Jugut .Ata nuk e trguan qellimin , por nga ato c'ka kerkonin faktikisht, u kuptua se ishin te interesuar te investonin per zhvillimin e turizmit bregdetar .Ne Vlore u perqendruan tek vija bregdetare Triport -derdhja e Vjoses ,Orikum -Llogara ,Palas -Himare ,Qeparo -Gjiu i Kakomes . Ne perfundim mundem te merrnim nje ide se si mund te zhvillohej kjo zone per turizmin .U shmangeshim pyetjeve konkrete dhe linin te kuptohej se po te binte dakort qeverija shqiptare do ta mesonim projektin e tyre . Kishin me vete te gjitha hartat e zonave ku kishin shkuar dhe rastesishte ne harte pam shenjat e 2 aeroporteve. Njeri pikerishte aty ku po ngrihet dhe tjetri ne Delvine . Duke diskutuar me shqiptaret, qe shoqeronin italjanet, kuptuam pakashume projektin qe ata mendonin te zbatohej ne Rivjeren e Jugut .Une ve llogjiken dhe bie dakort me ta per gjithcka qe kishin parashikuar te behej ne kete zone . Aeroporti ne Gjirokaster nuk do ti sherbeje me mire prespektives se zhvillimit te turizmit se ai i Delvines . Sot turisti eshte lodhur me distancat toksore e me shumene rasteve kur jane jane ne zona te veshtira malore e bregdetare . Aeroporti ne Delvine eshte me afer distancave me bregdetin e Rivjers se Jugut . Nga Delvina deri ne Qeparo koha qe do te pershkruaj turisti eshte me pake se 45 ' ne rrugen egzistuese. Nese projektohet tjeter segment ajo shkon mepak se 30 '.Per turistet, qe do te zbresin ne aeroportin e Akernise Vlore,distanca deri ne Himare ,me hapjen e tynelit te Llogarase do te jete pak me shume se 1 ore . Ose nga Delvina 35'. I solla keto per ta quajtur te pa studjuar mire vendimin qe kane marre per ndertimin e aerodromit ne Gjirokaster . Jane bere shume gabime qe koha do te na ndeshkoje .E njejat histori eshte dhe ajo e bajpasit te Tepelenes qe nuk u realizua shmangja e segmentit te pa pershtacem .U degjua krye plaku i Ps Gramoz Ruci dhe tani s'ka burr qe shmang ate segment problematik per te ardhmen .Rruga nga Fratar ne dalje te Tepelenes te nxjerr shkotat me makine .Ajo nga Viroje e deri ne Dervican lutju zotit qe s'ka shume te vdekur nga aksidentet e rruges jashte cdo standarti .
gjirokastra eshte fshat malor pse jo ne Korce o shtet sunitesh?
Shko mer evgjiti i janulles