“Fluturime nga Vlora, pranverën e ardhshme”, Balluku: Shqiptarët do kenë më shumë zgjedhje në çmime

8 Janar 2024, 12:35Sociale TEMA
“Fluturime nga Vlora, pranverën e ardhshme”, Balluku:

Në analizën vjetore, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Rinasi ka arritur të përpunojë 7 mln pasagjerë përgjatë 2023, ndërsa fluturimet e para nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, pritet të nisin në pranverën e vitit të ardhshëm.

Balluku tha se me hapjen e aeroporti të Vlorës, shqiptarët do mund të zgjedhin më shumë opsione oraresh dhe çmimesh biletash.

“Rinasi ka arritur të përpunojë 7 mln pasagjerë, sfidë që kërkon investime të mëtejshme, që po bëhen është rasti i pistës për fluturime transoqeanike.

Nga ana tjetër, presim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës është në 32 % të totalit të punimeve. Të gjitha pjesët më të rëndësishme, që mbajnë pjesën më të rëndë të ndërtimit kanë ecuri të mirë.

Në përfundim të 2024 dorëzojmë aerportin në mënyrë që të nisin operimet hije’për të kolauduar të gjithë proceset e punës. Me shpresë, në pranverë të 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës, nuk është sezonal, por ndërkombëtar.

Jemi të sigurt qe me rrjetin e ri hekurudhor dhe rrugor shqiptarët do kenë të drejtën e zgjedhjes, duke zgjedhur orarin por edhe çmimin e biletës.”-tha ministrja Balluku.

 

 

 

 

3 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Aeroporti vlores do jete mrekullia vete ,te gjithe do duan te zbresin ne vlore ,problemi eshte a do jemi ne gjendje te perballojme fluksin ,si dhe cmimi i biletave

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Aeroprti Vlores do jete ai qe do shfryje cmimin e biletave, konkurrenca sjell ulje cmimesh. Sa me shpejt te vijne Amerikanet dhe Kanadezet ne Shqiperi, do kete nje ulje cmimesh te biletave.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo pordha

        Bravo pilo , pirdh dhe cfryu dhe ti si cmimet e biletave , vesh kujdes se mos dhjet ne brek o derdimen

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje