Dy makina u bllokuan dje në Vithkuq, borëpastruesja shkon për ndihmë, por ngec vetë

8 Janar 2024, 18:30Sociale TEMA

Dy makina u bllokuan dje në Vithkuq, borëpastruesja shkon për

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës të Vithkuqit, një ditë më parë, ka bllokuar dy mjete xhipa.

Ata kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë. Njëri nga xhipat ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal duke u bllokuar.

Brenda tij kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh, të cilët ja dolën të dalin nga mjeti pa u lënduar. Ndërsa xhipi i dytë, që udhëtonin 13 persona të tjerë, ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit.

Ndërkohë që edhe borëpastruesja, e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë, u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës.

Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mjetit xhip dhe borëpastruese të bllokuara dje.

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Nje gje nuk e kuptoj ne kete lajm...Xhipi i pare kishte 5 persona, ndersa xhipi tjeter kishte 13 persona(ishte xhip apo autobuz?). Xhipi i dyte paska marre edhe 5 personat e xhipit te pare dhe qenkan kthyer ne fshat. Ne xhipin e dyte hyne brenda 18 persona????? O gazetare idiote!!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje