Drama e banorëve të Bishanit: Dola vetëm me mbathje për të shpëtuar pulat, s’ka ardhur askush

9 Janar 2026, 14:35Sociale TEMA
Drama e banorëve të Bishanit: Dola vetëm me mbathje për

Rrëfimet e banorëve të prekur nga përmbytjet në fshatin Bishan, në qarkun e Vlorës, nxjerrin në pah vështirësitë e mëdha me të cilat ata janë përballur ata gjatë orëve të fundit.

Reshjet intensive dhe rritja e nivelit të lumit Vjosa sollën bllokimin e rrugës nën nënkalimin e autostradës, duke izoluar përkohësisht zonën dhe duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.


Banorët tregojnë se janë detyruar të përballen të vetëm me situatën. “Po transportoj bukë se s’ka as bukë”, shprehet një prej tyre, ndërsa një tjetër thekson se kanalet kulluese nuk janë pastruar fare, duke bërë që uji të përmbytë lagjen e parë të fshatit dhe të rrethojë të paktën 11 banesa.

“Në fillim ishin 2, por ne nuk shkonim dot”, tregon ai, duke zbuluar se vetëm sot kuptuan se kishte më shumë banesa të përmbytura.


Sipas banorëve, njerëzit janë larguar me nxitim, duke nxjerrë bagëtitë jashtë, por pa pasur mundësi t’i ushqejnë.

Dëmet janë të konsiderueshme edhe në bujqësi dhe blegtori. Një banor tregon se uji ka hyrë në oborre dhe toka, ndërsa pulat i kanë ngordhur të gjitha.


“Vinte uji me sekonda. Kam vajtur me mbathje atje mbrëmë. Vajta nga ora 7-8, një të veshur çizmet, vetëm me mbathje të shpëtoja pulat. Ku ka njeri, nuk vjen dot mjeti andej. Nuk çan dot.”, rrëfen ai.

Të tjerë shprehen se nuk kanë marrë ndihmë nga askush dhe se janë lënë në mëshirë të fatit, pavarësisht përpjekjeve për të ndaluar mjetet e policisë për ndihmë.


“Më ka ardhur uji, ka bërë një dëm të paparë. Megjithatë asnjë interesim. Ia bëra me dorë makinës së policisë, les**ë.”, tha banori i cili sqaroi se i vetëm ishte detyruar të mbante në krah gruan e sëmurë dhe ta dërgonte në kat të dytë, që të shpëtonte nga përmbytja.

“S’më erdhi ndonjë njeri. Të gjitha këto janë të natyrës, nuk janë të njeriut. Se këto të politikës që thonë, jo i mbyti Saliu, jo Edi Rama, janë budallallëqe. Ata vuajnë për karriget e tyre. Ore u mbyta unë atje, nuk më erdhi asnjeri.”, u shpreh një tjetër, duke shtuar se kërkon vetëm t’u dërgojë ushqim lopëve.

Edhe fermerët ankohen për humbje të mëdha ekonomike. Njëri prej tyre thotë se serat janë dëmtuar plotësisht dhe i gjithë mundi i viteve ka shkuar dëm, duke kërkuar mbështetje nga shteti, pasi sipas tij dëmet në sera dhe toka bujqësore nuk përfshihen në kriteret aktuale të kompensimit.

“Siç e shikoni serat e mia janë dëmtuar komplet. Gjithë mundi e djersa ikën. I lutemi shtetit të na ndihmojë. Shteti tha vetëm shtëpitë dhe bagëtitë e mbytura, po këto tonat nuk janë të mbytura?!”, thotë fermeri.

Ndërkohë, sjellim ndërmend se prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ka inspektuar zonën dhe ka deklaruar për Klan News se situata gjatë ditës së sotme është përmirësuar, me një ulje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosa, i cili raportohet të jetë nën 8 metra.

Sipas saj, në Bishan ka pasur vetëm prezencë të lehtë uji dhe jo përmbytje banesash, ndërsa evakuime janë kryer në fshatin Novoselë, ku 13 familje janë larguar nga banesat e tyre.

Strukturat shtetërore vijojnë të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa uji ka nisur gradualisht të tërhiqet. Megjithatë, banorët e Bishanit kërkojnë vëmendje dhe ndihmë konkrete për dëmet e shkaktuara, duke theksuar se pasojat e përmbytjeve do të ndihen edhe për një kohë të gjatë.

3 Komente

  1. L
    LORA

    Bishani eshte nje fshat shtrire shume prane bregut te Vjoses.Nuk e kuptoj si njerzit e kane ndertuar kete fshat kaq prane rrezikut te banesave dhe gjese se gjalle. Novosela eshte goxha me larg lumit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Mos u merzisni , o shoke fshatare.do rregullohet gjendja per nja ...ca vjet. Kete vit kemi patur ca shpenzime si qeveri dhe parti ...po ja , Lali bleu breke , Ballukut i duheshin ca miliona euro per shpenzime te vogla , Mirlinda bleu ca cokollata dhe biskota per 10 milione euro te vogla...keshtu qe harxhohen leket. Por mos e rruani fare ....qeveria eshte ne krye te detyres.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vjola

      Vet i keni bere shtepit atje ku zduhet dilini zot vetes tuaj , nga taksat tona do paguajne përmbytjet tuaja .Edhe un kam qef buz lumenjve e deteve te kem nje shtepi e bageti por edi qe zduhet se te perlsn kur inatoset moti????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje