Komitetit i Emergjenave/ Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla. Salla: Po hapim kanalet kulluese, ndërhyrje në argjinatura. Malaj: 15 milionë euro të alokuara për dëmshpërblim...

9 Janar 2026, 09:22Sociale TEMA
Komitetit i Emergjenave/ Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla.

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri me dije se sot mësimi është i ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në qarkun e Durrësit në zonat si Krujë, Sukth, Katund i Ri apo edhe në Fier, Gjirokastër e Vlorë. Mes tyre prej 3 ditësh mësimi është i pezulluar edhe në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” për shkak të përmbytjes.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha se po ofrohet ndihma në zonat e prekura nga përmbytjet. Veterinerët zyrtarë po asistojnë për evakuimet në ferma dhe ndërhyrjet me ushqim për kafshët. Hidrovoret janë në funksion, ndërsa po punohet për hapjen e kanaleve kulluese. Ndërkohë vijon puna në dy çarjet e argjinaturave në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë.

Ndërkohë ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh gjatë fjalës së tij, se janë alokuar 15 milionë euro për të dëmshpërbyler banortë e prekur./nl/TemA

1 Komente

  1. P
    P S E ?

    Pse te hapen tani kanalet kulluese ? Ku ishit deri tani ? Kur kujtohi qe eshte populli i zhytur deri ne brez ne uje qe iu ka vene e u paguan ne ato karrige ? A iu shkon ndonje here nder mend se perse iu ka vene ne ato poste shteterore ? Kini tre mandate qe e mashtroni kete popull or plehra te pa afte qe dini vetem te vidhni ? Atehere , perse e shani aq hidhur Enverin se ua la fushat e bonifikuara , me mijra km.kanale kulluese e vaditese dhe mbi 700 hidrovore , qe ju dhe bashibozuket e Saliut i vodhet , i shperdoruat e i shitet per skrap! Tani na mashtroni duke bere fushate qe te nxirni nja 5-6 mije veta te cmojne demtimet ! Jo vetem jini te pa cipe por edhe te pa meshirshem deri ne shpirt kriminelesh .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje