VIDEO/ “Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta”, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

9 Janar 2026, 08:44Sociale TEMA
VIDEO/ “Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në disa zona të vendit.

Mbledhja vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Durrës, si dhe pas akuzave publike se hidrovoret nuk po funksionojnë dhe thirrjeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në reagimin e tij, Rama ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, duke theksuar se situata kërkon menaxhim dhe ndihmë konkrete për qytetarët e prekur.

“Të gjithë i ka lodhur ky shi i ftohtë dhe i madh, sidomos kur shihen pamjet e shtëpive të përmbytura, dëmtimet dhe humbjet e gjësë së gjallë. E di që fjala durim mund të tingëllojë si cingërisje veshësh, por është e domosdoshme”, është shprehur kryeministri.

Rama ka hedhur poshtë akuzat se përmbytjet janë pasojë e mosfunksionimit të hidrovoreve, duke theksuar se reshjet e dendura nuk ndalen me shpifje, as lumenjtë nuk kthehen në shtrat përmes protestave apo sloganeve politike. Sipas tij, thirrjet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme vetëm sa krijojnë ndarje dhe konfuzion, pa kontribuar në rritjen e sigurisë për qytetarët.

Ai ka theksuar se situata e rënduar nuk është vetëm në Shqipëri, por ka prekur një hartë të gjerë rajonale dhe evropiane, nga Italia dhe Greqia, deri në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, për shkak të të njëjtave kushte atmosferike ekstreme.

Në fund, kryeministri ka vënë theksin te ndryshimet klimatike dhe përgjegjësia qytetare, duke deklaruar se kjo nuk është më klima me të cilën janë rritur brezat e mëparshëm. Sipas tij, ndotja, hedhja e mbetjeve dhe shkatërrimi i pyjeve vetëm sa i përkeqësojnë pasojat e ndryshimeve klimatike.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa strukturat e emergjencave janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet.

26 Komente

  1. a
    animas

    Ta menaxhonte perpara ajo hajdutja qe ke vene aty, te iki me vrap e te jape doreheqjen e jo te dale te justifikohet, turp qe talleni e mbuloni vjedhjet kolosale, nderkohe rrine ne burg njerez qe sduhet te rrine aty.

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Shoku corapekuq. Protestat nuk jane per hyrjen e lumenjve ne shtrat. Jane per menyren e turpshme sesi qeveria jote ka menaxhuar permbytjet dhe per mungesen e kanalizimeve qe bejne qe vendi te mbytet me 2 pika uji.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Videokracise po i vjen fundi

        45 mm /24h shi ka rene ne Durres dmth asgje fare sepse ne raste te tjera ekstrem bie shi 200mm/24 or shoku gjeolog,sinoptikan,drejtor artistik,jurist.prokuror,gjykates,polic etj etj por nje mut cope pikturisti je. Hidrovori i ri 19mil € ,i ndertuar nga babai i drejtorit rilindes dhe hajdutet e ish bullices Balluke/ prere eshte jashte cdo kushti teknik.I vjetri i ndertuar nga pushtuesit italiane funksiononte shume me mire. Po ne Tr qe doli muti sheshit ore prestigjator dhe pa dale Lana ?! Dhe Zoti eshte ngritur kunder jush or te peshtire

        Përgjigjjuni
      2. S
        Spirokali

        Degradimi i tij vazhdon.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maro

          Si eshte puna portit te Durresit? Vertet kapacitetet e te riut jane aq te bogla sa tha Ahmetaj? Vertet rrezikojmr arbitrazh qindra milione euro. Jepni sqarime....nese jane genjeshtra. Nese jane te verteta eshte tmerr.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bylis

            O mashtrues I lindur o burre I degjeneruar vuajtjet e atij popullit te dalshin te zaho qorri

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vasili

              Leri krahasimet shi nuk ra aq shume por mirrni masa gja te stines se veres per pastrimin e kanaleve dhe shtrateve te lumenjeve dhe investimet qe beni nuk behen te studjura dhe gjysmat e lekve hidhen te tjera shkojne xhep dhe Enverit ti vidh anes.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TR

                Dolen 5 durrsake ne rruge dhe po qahesh per protesta ti? Shqiptaret jane pula me qeverine. Ne shtete te tjera populli te lun fene. Francezet djegin Parisin per 1 cent takse.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Firifiu

                  Ne dimer permbytet. Ne vere digjet percellohet. Ky eshte fati i Albanistanit cdo vit.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rob

                    Si ka mundsi 35 vjet Cdo gje qe ndodh e ka fajen natyra dhe azgje nuk Marin persiper keta politikan te qelbur

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tutu

                      Je bere si mos me keq … po keshtu duhej te perfundonin njerez si ty dhe yt vella Saliu…!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sefer Daja

                        O krye kriminel!( se emrin kryeministër nuk e merito!)! Ti je në rastin më të mirë, I PAAFTË! Po fatkeqsisht je një kriminel, një hajdut, një demagog i veshur me pushtet apsolut! Të ka ra "bixha" që udhëheq një popull- dele si ne, e ke përball një opozitë të shkalafitur!!! Po mir ore, e zem se nga përmbytjet e ka fajin Perëndia lart( se hodhi shum shi), dhe ne ktu se hodhëm shum pagure! Po për zjarrin që ra dje tek 5 -Maji, kush është fajtor, që zjarrfikset nuk kishin ujë e nuk reaguan në kohë e siç duhet???? Si ore gjithmon gjen justifikime pë PA-AFTËSINË TËNDE??? Kur ishe në opozit nuk e kish fajin shiu por qeveria! Tashi, çuditërish qenka shiu fajtor!!! Largohu o delenxhi se e ke çuar popullin nga katastrofa në katastrof!!! ( po arrijm të themi se paska qen lule diktatura Enverit para hajdutëris, paaftësis e mafjozllëkut të qeverisjes tënde!)

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nastradini

                          Kryeminister edhe idiot edhe hajdut ! Nuk ka ma zi ... Gjynaf shqiptaret qe paten ne jetet e tyre Salen e Sheqeres, Ramen e Lindes dhe Liken e Mones.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Detari

                            ...dhe pak i kane, ai popull nuk meriton me mire.

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Ptuh

                            Po mjaft ore se na e bete sikur po bie shi me gjyma. Shi normal sic bie ne dimer eshte. Ne Londer dhe Paris bie shi perdite sa 10 fishi i ketushem dhe nuk permbyten ato. Nuk te laget as kepuca. Hap ore kanalet dhe pusetat se na mori lumi me vete.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nn

                              Ky sja ka iden se cfar behet esht i droguar 24 ore .

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mesuesi 24

                                Ke te drejte Z. Kryeminister, qe lumenjte nuk kthehen ne shtrat me protesta , por pse nuk thuaj qe me Vjosen ke gabuar. Korigjo sa nuk eshte vone . Nderto hidrocentralin e Kalivacit. Kjo te jep energji , rregullon ambjentin me liqenin qe do ndertohet dhe do jete rregullator i prurjeve per pjesen qe po permbytet cdo vit.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Salidiro

                                  Po “qëllon si kalama o Mane”. Pse nuk i pastrove plehrat në verë por i le t’i marrë lumi në dimër?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I zhgënjyeri

                                    O pyk Po Dursin cili lumë e mbyti Që nuk e kthenë dotë në shtrst Lufto korupsionin o i koruptuar Mos bëj politik dhe vazhdon të vjedhësh me ministrat e Ballukun që vjedhjet e saj janë të tuat

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mjaft pra

                                      Kur eshte mjaft eshte mjaft o burre I dheut se le naaam.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Liri

                                        Me te ardh me vjell kur flet ky.ky qe do bente shtet.ky qe do ulte taksat e shportes dhe naften,ky qe do bente shendetesine falas.ky qe do binte uje 24 ore ne shtepi.ky qe do luftonte korrupsionin.ky qe do rriste pensionet.ky qe do hapte vende pune per rinine.ky kore I dashur socialist qe vazhdo dhe e mbro akoma esht nje I drogum.i pa fe I pa Iman I pa familje.nje njeri qe Ska lon njeriu tjt e bashkpuntori pa ja fut.nje lepirs te nderkombtaret dhe arrogant me popullin e vet.ky more I dashur socialist esht km I ketij vendi.dhe vazhdo dhe votoje perseri se muti I kesaj shoqerie nuk esht kympo ti qe e voton akoma.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pirro l

                                          Hajdut!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asnje ndihme per ndertimet ne tokat kenetore

                                            Rama, i vetmi faj i yti eshte se ke keq menaxhar buxhetin e shtetit me investime ajte ku me pak duhen, ne bregdetin e jugut. Korrupsioni yt nuk eshte vetem financiar i paster, eshte shume me teper, eshte korrupsion ne cmenduri, ti e Saliu jeni njesoj pjella te felliqura. Me mbi 100 miliard euro te buxheteve vjetore qe ke administruar ti prej 2014 Shqiperia duhej te ishte sot shesh me lule, ne vendbte nje vendi te qelbur ne cdo drejtim qe ti krijove me investimet jo te duhura. Shto dhe miliardat ne forme kredie ku na ke futur more njeri malinj, do na duhet 200 vite te ngreme koken. Ty Edo te mbash Saliu ne opozite te ka kushtuar qimet e kokes dhe gjysmen e gradacelave te Tiranes. Aty ri sa te vdese Saliu, por pas tij kerko vrime te futesh se keq e ke sjell punen me shqiptaret.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Ish PD kriminale

                                              Se asgjë te vërtet nuk e flet Salih Karaxhiq Berisha dihet, dhe se çdo vlerë përpiqet ta përmbys edhe kjo dihet. Nuk i harrojmë krimet e me rreth 100 dosje të pluhurosura që SPAK i mban në bunker për ta mbrojtur kriminelin më ë madh të kombit dhe shtetit Shqiptar. Berishës edhe kur natyra bënë të vetën, kur fluturojnë zogjtë e kur shqiptaret janë meritor e pengojnë dhe gjene fajtorin te KM. Rama dhe përjarget duke përsërit me mija herë gënjeshtra. E dimë kush e dogji Shqipërinë, e plaçkiti, e vrau e përndjek qytetar e shndërroji vendin në tokë DROGE dhe BANDA dhe ULURIT poshtë e lartë dhe TV pa ndal kundër për të mbrojtur interesin e familjareve dhe karameleve që i shkojnë pas dhe të UDB serbe e ruse etj. Berisha është njeriu më kundër kombëtar dhe kundër shtetëror dhe më i shpifur që pjellë njerëzimi

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Emigranti

                                                Hidhni mbeturinat ne rruge e kanale dhe e keni te sigurte permbytjen kur bie shi.Cdo gje duhet shikuar te vehtja si zbaton ligjet e rregulluar si qytetare.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. .
                                                  ......

                                                  nje km si mera ,berisha,rama etj qe zgjidhet nga nje popull kafshesh smund vecse te jete pasqyra e tyre

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje