Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

8 Janar 2026, 20:30Sociale TEMA
Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet

Ing. Ardian Zhamo

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat?

Hidrovori i Porto Romanos është ndërtuar mbi bazën e një studimi shkencor, duke përcaktuar pikën më të ulët të basenit ujëmbledhës të gjithë sipërfaqes.

Në këtë basen, kur nuk ka reshje, përllogariten rreth 10 milionë m³ ujë.

Kuota e ujit në hidrovor duhet të jetë në këtë periudhë -3.90 m nga niveli i detit, që do të thotë se, kur niveli fillon të rritet, pompat hyjnë me radhë në punë, me një sistem të komanduar sipas ngritjes së nivelit të ujit, i cili mban në tërheqje dhe shtytje të gjithë sasinë e ujit që vjen në hidrovor.

Hidrovori është llogaritur të largojë ujërat e Durrësit (ujërat e zeza) dhe ato të shiut.

Ky hidrovor përcjell ujërat e të gjithë kanaleve sekondare (14 të tilla) dhe terciare (me qindra). Kanali i ujërave të larta i qytetit transporton ujërat e kodrës në Porto Romano direkt në det, jo në hidrovor.

Kanali i ujërave të larta që shkarkon te Kovalishenca grumbullon ujërat nga Xhafzotaj, në Nish Tulla e Plepa, dhe derdhet në det.

– Kanalet sekondare nuk përcjellin ujë, sepse janë të bllokuara nga gëlqerë, dhera dhe tombino të ndërtuara nga persona të paautorizuar.

– Kanalet sekondare, në shumicën e rasteve, nuk ekzistojnë më.

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat? Etj, etj.

Pikat nevralgjike ku uji duhet të vërshojë në kanale dhe jo në shtëpi:

– Kanali te karburanti, te Ura e Dalanit,  nga kanal me prerje tërthore 16 m² ka përfunduar në një kanal me dy tuba me diametër 800 mm – një “hinkë”. Ky kanal përcjell ujërat e plazhit në pjesën pas hekurudhës.

– Kanali pas shkollës “Beqir Çela”, është i bllokuar totalisht. Ky kanal përcillte ujërat e Shkozetit nga lagjja e Gjykatës së Apelit deri në qendër të Shkozetit; pjesa tjetër nga qendra shkarkon te Ura e Dalanit.

– Kanali që kalon përpara Oficinës së Marmitave: Kjo copë kanali, me tuba me diametër 2000 mm në një gjatësi rreth 60 m, ka çeduar, duke zvogëluar me rreth 70% tërheqjen e ujit dhe, si pasojë, kjo zonë përmbytet edhe me shiun më të vogël.

Zgjidhja është:

Pastrimi periodik i të gjithë rrjetit kullues, i cili duhet të jetë i gatshëm çdo datë 1 tetor të çdo viti.

Rivënia në punë urgjentisht e ish-hidrovori, duke investuar në rritjen e kapaciteteve.

Ndalimi, me masa administrative dhe penale, i hedhjes së mbeturinave dhe i bllokimit të kanaleve pa autorizim, etj.

VO

Njerëz, natyra ka ndryshuar dhe pasojat po i ndjeni drejtpërdrejt. Mos i bllokoni kanalet me plehra. Mos ndërtoni mbi kanale. Pastroni secili mjedisin tuaj dhe përreth.

Sot, kanalet dhe lumenjtë janë shndërruar në një pisllëk të paparë.
Siç thotë një mik imi: “Ku ka kallama, ka fukarallëk”.

Autori i këtij shkrimi ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarjen e Bonifikimit në Durrës dhe ndërtimin e Hidrovorit

23 Komente

  1. T
    Tani

    Ohhh inxhinjer ti ke te drejte po kuje ja thua,tani jane keto legjendat e ato qe thua ti nuk i kuptoje. Tani qe permbyten nuk e dije se i kane kuptuar,po them qe akoma jo. Me lexhendat e kame me keto studjusit e ri qe mos keq kuptohemi. Tung

    Përgjigjjuni
    1. Inxhinier, respekt për punën dhe kontributin Tuaj dhe të inxhinierëve të tjerë në vite, por në një pikë, në lidhje me pozicionin e paduhur, nuk pajtohem plotësisht me Ju. Nuk e vë në dyshim që pozicioni i hidrovorit të vjetër ka qenë i mirëmenduar mirë, dhe nuk e di pse u zhvendos, por para se të shpreheni për çmenduri, besoj se e dini që: - uji lëviz nëpërmjet kanaleve, të cilat besoj se e kanë pjerrësinë e tyre drejt hidrovorit të ri dhe nuk shkon atje nëpërmjet sipërfaqes së tokës; - edhe nëse niveli i tokës tek hidrovori i ri mund të jetë më lart, besoj se ju e njihni mirë terrenin, nuk kam dyshime, kjo nuk e pengon ujin që nëpërmjet kanaleve me pjerrësinë e tyre, të shkojë tek Hidrovori dhe ndikimi i vetëm mund të jetë tek parametrat e pompave, të cilat besoj se apo duhet të jenë me lartësi ngritjeje më të madhe ose ndoshta dhe ndërtesa disa dhjetra centimetra më e lartë. Por jo të shpreheni se nuk funksionon hidrovori, vetëm pse u zhvendos në vend me nivel toke më lart pa asnjë argument inxhinierik. Mund të ketë arsye të tjera që mos të funksionojë, por jo ajo që thoni Ju, i nderuar. Fizika është fizikë dhe nuk ndryshon me vitet.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Kerkojini KASTRATIT te PAGUAJE per demin e shkaktuar Durresit, duke ndikuar direkt ne spostimin e Hidrovorit, per perfitime te tij ne portin e ri. NUK I DUAM keta miliardere LAPANGJOZE te pirdhen nga Shqiperia. Le te shkoje ne Amerike te hoteli qe ka blere 55 mln $. Keta NUK JANE PER ATDHE. 50 makina u bene cope te Rruga e kombit, vetem se s'kujdeset kastrati, qe do VETEM TE MARRE nga populli I mjere, por per te dhene...?! Ju zente renkimi i popullit o hijena o cakej, bashke me ZAGARET qe kemi votuar !

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ik more palaco

          Patjeter fajin e kane njerezit. Dhe Saliu Vetem mos i zot mos thoni qe e ka Rama, belinda, etj se nuk kane patur keto 13 vite ne pushtet per ti bere punet sic duhej.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tim

            Ku ndodhet tani ky inxhinier i shkelqyer qe e njeh situaten ne pellembe te dores, kush e zevendesoi qe i beri keto ndryshime katastrofike per ambientin deri ne rrezikim te shumanshem te ejtes se njerezve? Ku eshte gjenerata e inxhiniereve qe punonin me pergjegjesi dhe ndergjegje? Pse nuk permbytej Shqiperia perpara kesaj katastrofe korruptive qe e quajne kapitalizem? Deri kur me ne kete korrupsion, kaos politik, ekonomik, social qe ndikon problemet e ambientit, ndotjes e shkaterrimit shumeplanesh?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Davidi

              Autogol i bukur ky. Çdo lloj uji pra, qe ka te beje me Durrsin, derdhet ne det. Gjithe qelbesirlleqet fizike apo industriale. Mbi 300 mije njerez, kushedi sa kafshe, plus shtesat e turisteve ne vere! Dhe plazhi I ketij qyteti, qe vjen era mut, eshte me i frekuentuari!

              Përgjigjjuni
              1. H
                Henk

                Jam dakord per sa u tha por nuk kuptoj përse duhet shkruar italisht? Sekondare, terciare, tombino, çedoj, kur shumë bukur mund të shkruhet, dytësore, tretësore, pusetë, zbythet/hepohet/mposhtet/thyhet/.. Ku doni të dilni me bastardimin e gjuhës shqipe, ju duket vetja të zgjuar, kujtoni se dini gjuhë të huaja? Mjerim kombëtar..

                Përgjigjjuni
                1. i
                  inxhinjeri

                  Problemi i dashur artikullshkrues eshte se ne Shqiperi nuk degjohet zeri i atyre pak specialisteve qe kane mbetur, pasi shumica e teknikeve dhe inxhinjereve te pregatitur ne shkollat e Enverit kane emigruar ne vende te tjera ku kontribojne ne rritjen ekonomike te atyre vendeve. Ne Shqiperi po sundon mediokriteti qe ka mbushur zyrat e pushtetit qendror e atij lokal. Nga ana tjeter niveli i shkollave dhe universiteteve eshte ku therret qameti, prandaj ato qe dalin prej ketyre shkollave kane tituj profesionale por shume pak njohuri. Nese situata ne shkolla, universitete nuk ndryshon qe te rritet niveli i mesimdhenies dhe pregatitjes te kuadrit inxhinjero teknik qe furnizon administraten sbteterore do kemi gjithmone probleme me permbytjet, ndertimet pa kriter, rruget e te tjera vepra publike te ndertuara keq dhe jasht kritereve te sakta teknike.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Isa

                    Mire e the o mire e the po kujt ja thua?

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Djaloshi

                      I dashur ti je ne rregull, po kafsha qe drejtoi Shqiperine postkomuniste, u dha kafsheve qe zbriten nga malet si nga veriu dhe nga jugu, dore te lire e ndertuan e shkaterruan cdo gje, qe kishit projektuar e ndertuar ju mendjet e ndritura.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                        Ing. Respekte por ju punuat me ndershmeri. Tani jemi ne kohen e babezise. Shume shpejt do hame njeri tjetrin si kanibale.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SOKRATI

                          Zotëri! Ju duhet të jeni në krye të të gjithë ekipit të Bashkisë së Durrësit në pozicionin e këshilltarit në Drejtorinë Ujë-Kanalizimeve dhe fjala juaj duhet të nderohet, të dëgjohet dhe të mbahet parasysh, për t'iu shmangur përmbytjes pikërisht për paaftësinë e kuadrit, të lëshimeve, të ndërrimeve pa lejë, të korrupsionit etj etj... Pamjet e përmbytjeve të kujtojnë Shqipërinë e vitit 1944, kur kudo sundonin kënetat, kallami, mushkonjat me brirë dhe malarja hante jetë... Ku po shkon Shqipëria?! Po vetmbytet! Qeveria duhet të harrojë gjumin, derisa situatë të kthehet në normalitet!

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jim

                            Pse edhe ujrat e zeza derdhen det ?

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mall pa zot, popull kar.

                              Durresi dhe Shqiperia u permbyt se Palloshi i Gjate eshte detyruar te vjedhe per te mbajtur Zahon gjalle me buke dhe Lubi Balliku eshte me pak nga planifikimi i 500 apartamenteve nga 324 te tilla qe ka derri me sot.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kreu

                                A me rrofsh o ing. Po sikur jane ne pune te dy hidrovoret apo jo. Si ka mundesi qe vetem hidrovori i vjeter te largoje ujin nga ish keneta dhe tani me dy hidrovore uji nuk iken.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Teme

                                  I vjetri thone nuk ishte ne pune...I riu nuk e ben punen. Kaq e thjeshte eshte....po nuk u larguan gradualisht ujerat...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Toni M.

                                    Nga ura e dajlanit e mbaron ne porte romane dikur ka qene kanali madh i kullimit per qytetin e durrsit.. nje pjese nuk ekziston me dmth nga ura e dajlanit per disa km s'ekziston me pasi eshte toke e zanun... ndertime dhe vetem nderime nga ura dajlanit deri ne perferi te spitalles.. ndertimet mbarojne ne potoromane.. ku ndertimet nga spitalla ne portoromane jane me te pakta dhe kanali i shkarrkimit te ujeraet bardha ekziston... pra komplet ne ate zone te ish- knetes (zona ku eshte ndertuar dikur kullonin shirat e qytetit psh nga spitali.. stdiumi..zjarrfikset)eshte ndertuar dhe me e forta qe shumica e banesave kane rrethim me mure te larta ku uji fle dmth s'ka rruge per kullim... pastaje te mos harrojme qe shiu ka qe e me densità shume te madh.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Sqepari

                                    Pse ata komunistet ne diktature nuk e lejuan permbytjen e Durresit asnjehere?! Cfare dinin me teper ata apo vetem te vinin njerzit ne pune?!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qytetari

                                      Respekt për ju Inxhinier!! Duke patur të njëjtin profesion si Ju dhe punuar për shumë vite në sistemin e kaluar dhe në këtë të rrëmujshmin pas viteve 1990, kam kuptuar që në këto kohëra, askush nuk vlerësohet për profesionalizmin dhe dituritë por vetëm për gjëra anësore që në përgjithësi nuk kanë lidhje me punën. Shikoni dhe komentet: komentojnë injorantë, gjysëmanalfabetë, të pashkolluar, sharrës profesionistë dhe dreqi me të birin. Uroj që institucionet përkatëse, të ndjekin këshillat tuaja për Durrësin dhe të zgjidhet njëherë e mirë kjo çfaqje që vazhdon prej dekadash.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nje banor i Tiranes

                                        Njeriut i vjen e keqja nga vetja , eshte si pune e gjinkalles , kendon gjithe beharin ne dimer ngordh ? Edhe kjo pune e hidrovorit nuk mjafton qe eshte ndertuar por do mirembajtur ? Njerzit jane bere te pa ndergjegjeshem qe nga ndertimet pa kriter - deri tek hedhja e mbeturinave ? Po jap nje shembull konkret ketu ku banoj une ne Tirane : Ne vitin 1997 u be nje shtese pallati , banoret e asaj ane kishin nga nje gazonjere , ishin ngushte ne te vertete dhe vendosen te bejne nje dhome shtese me nje ballkon sipas regullave , projektusi nuk lejoi te bente ballkon ne katin e pare sepse ishte vendi i kanalizimeve te ujrave te zeza ? Mbasi mbaroj ndertimin dhe e dorezoj ai i katit te pare e beri vete ballkonin dhe zuri nje hapsire dyfish sa ballkonet e kateve me siper duke bllokuar komplet kanalizimin ? Deri tashti na ka ruajtur zoti por ne nje rast avarie bllokimi kush eshte fajtori ???? Keshtu eshte dhe permbytja e Duresit por me nje ndryshim kane faje dhe ata qe kane lene te ndertohet pa kriter , ec e ndreqe kete pune ?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Ska gje so ne 90 Sala tha prishini se Demokracia d

                                          Mund te thoshe qe kanalizimi eshte qe prej kohes se Enverit dhe llogaritur per nje popullsi jo aq sa eshte sot Durrsi. Dhe tjerat qe jane analizuar. Problemi tjeter eshte se kanaleve u dolen dhe pronaret mbas 1990. Dhe shumica u prishen, jo vetem ne Durres, po gjith Shqiperin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. q
                                            qytetari që paguan dëmet e keqqeverisjes

                                            Të nderuar KOMENTUES të mësipërm ! ................I nderuuar edhe Ti, komentuesi Tim ! .................Populli, ko pa kuptim thotë një fjali: "Plakut, pordhët mos ja dëgjo, por fjalët dëgjoja", prandaj disa të ashtuquajtur "demokrate", e ndjekin mbrapa Saliun, sepse i dëgjojnë fjalet e mençura si ato të Fari Balliut në emisionin e Ylli Rakipoit (kjo për humor). Ky inxhinieri i nderuar që njeh mirë situatën e drenazhimit dhe largimit të ujrave të Durrsit, mendoj se Saliu e ka hequr nga puna që ne atë kohë dhe sot nuk e pyet kush. Besoj se edhe pensionin do e ketë më të vogël se pastruesja që i ka pastruar Saliut shtëpinë. ...........Mjeku kardiolog, shkatërroj Institute shkencore, hoqi nga puna shkencëtarë, di p.sh. të ndjerin Farudin Hoxha e shumë të tjerë, sepse katundari kapadai i hipur mbi kalë, mendje hardallisur, me marrjen e pushtetit, j'u duk sikur të ishte në "qiellin e shtatë" dhe dha urdhërin të ndërtohej kudo, duke marrë në qafë popullin e shumvuajtur aq shumë për sterhim gjatë komunizmit. .............Kush ka ndërtuar në Kënetën e Durrsit e kudo tjetër në zona të pa studjuara, këto pasoja ka për ti vuajtur, deri sa në ato zona të bëhen studime, projekte dhe pastaj urbanizime reale. ...........Duhej urbanizim, pastaj legalizim............Do ish më mirë të zbatohej ligji nr.9304, date 28.10.2004 "Për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale" i botuar në fletoren nr.90 të vitit 2004, o cili u cfuqizua me ligjin e vitit 2006 "Per legalizimin". .............VEÇ TË TJERASH, Dy nga demet me shkatërruese që i janë bërë popullit shqipetar, është ndryshimi i projekt ligjit nr.7501 "Per token", ku Sali Berisha ngulte këmbë që toka të jepej në pronësi dhe JO në perdorim sipas Projekt-ligjit, deri në kohën sa të miratohej Kushtetuta (shkaku i ndërtimeve kuturu, kudo, e pa kriter) dhe Ligji i Legalizimeve i vitit 2006-te, i cili u vazhdua në mënyrë të zellshme edhe nga pasardhesit pas vitit 2013-te, pa frenim.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Specialist hidroje.

                                              Ing. nuk e di se çfarë mund të më thuash për ZONËN INFORMALE TË NDËRTIMEVE SIOAS QEJVIT NË RAJON TË ÇKRIPËZUAR ,E RANOR.DIKUR KRIPORE DHE ME SISTEM KULLUES TË PROJEKTUAR E ZBATUAR NGA INST. HÌDRO. NËPËRMJET DR.TË BONIFIKIMIT NË SHKOZET-DR.. MIRË DOTË KISHE BËRË TË JEPIE MËND NË KOHË SE NE SHQIPTARËT KEMI NJË THËNIE QË:NË SHTËPIN E TË VARURIT MOS PYET NËSE KA LITAR. ING. JE POLITIKAN MË SHUMË SE SPECIALIST,UROJ TË MOS JESH I PA PUNË SE SI SPEC. JE NËN NIVELIN E MINIMALES.MËSO N.Q S. KE DËSHIRË KA AKOMA LIBRA TË HIDROS NË BIBL. SHKENCORE.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje