Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat, shyqyr s'ka dëme në njerëz

8 Janar 2026, 22:04Sociale TEMA
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja:

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

“Jemi duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut industrial, për shkak të vetëm materialeve që ka pasur brenda”, tha fillimisht Ristani.  

“Është përhapur edhe në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Jemi duke e kontrolluar për ta eliminuar deri në fund zjarrin në këtë zonë. Nuk ka asnjë dëm në njerëz”, theksoi më tej Ristani.

Sipas saj, “do të duhet pak kohë për ta vënë në kontroll të gjithë zjarrin”.

“Zona është goxha e madhe. Bizneset përreth nuk janë djegur, janë djegur vetëm magazinat”, shpjegoi Anduela Ristani.

2 Komente

  1. P
    Parku Rinia

    Cudirat po ndodhin cdo dite e me shume ne Tiranen dhe Shqiperine e sotme .....?! ------ ZJARR MASIV NE NJE DITE: ------- 1.- ME RRESHJE SHIU; ------- 2.- ME TEMPERATURA NEN ZERO (NGRICE); ------- 3.- NE MUNGESE TE ERES; -------- 4.- NE OREN 19:00 TE MBREMJES, KUR TREGU KA TE PAKTEN 2,5-3 ORE QE ISHTE MBYLLUR ..... ?!; -------- 5.- NDERSA QEVERIA DHE KKT = Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Kryeministri Edvin Rama ka dhene leje per Kulla 50 kateshe ?! ..... ------- 6.- e MBI TE GJITHA, NDERSA I GJITHE VENDI E POPULLI ESHTE NEN TENSIONET E SHKAKTUARA NGA PERMBYTJET, PERZIERJA E UJRAVE TE ZEZA ME ATO TE BARDHA, PRA NGA KRIZA E E JETESES E MBIJETESES, KUR NUK MUND AS TE LAHESH, EDHE KUR NUK TE ESHTE PERMBYTUR SHTEPIA ?!.....

    Përgjigjjuni
    1. E
      E VERTETA

      Shume e qeshur ishe ne TV, sic duket nuk ta ndjen edhe shume per njerezit qe humben gjihte mundin e djersen e tyre.Ka bere pune te mire Lali Dhjeri qe te beheni te Pandjeshem ndaj miletit injorant.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje