Mbyllet aksi Leskovik-Përmet, ka shembje në rrugë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm

9 Janar 2026, 10:45Sociale TEMA
Mbyllet aksi Leskovik-Përmet, ka shembje në rrugë si pasojë

Autoritetet njoftojnë se aksi rrugor Leskovik–Përmet është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve në zonën e fshatit Petran. Shkak për këtë situatë është shembja e shtratit të rrugës, i cili ka sjellë pamundësinë totale të lëvizjes në këtë segment.

Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë nga institucionet përgjegjëse. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin akse alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar lidhur me situatën dhe rihapjen e qarkullimit.

2 Komente

  1. M
    Muco

    Ka rruge alternative?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Meco

      Nga Greqia, dil te Tre Urat dhe hyr ne Kakavije ose anasjelltas

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje