Flasin tregtarët e zjarrit masiv te tregu i '5 Majit': Kemi ngelur në qiell të hapur...

9 Janar 2026, 10:01Sociale TEMA
Flasin tregtarët e zjarrit masiv te tregu i '5 Majit': Kemi

Dëmet materiale që ka lënë pas zjarri masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” mbrëmjen e djeshme, janë të mëdha.

Biznesmenët shprehen të zhgënjyer nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse duke thënë se kapanonet e tjera, përveç atij nga nisën flakët, mund të ishin shpëtuar.

“Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Vlera e mallit sa të duash mbi 200 milionë lekë, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape, geta, streçe. Vajza ime kishte dy dyqane.

Jemi në qiell të hapur. Asnjëherë nuk na kanë kërkuar të iknim. Nuk i kemi pasur të siguruara bizneset, nuk na i siguronin. Kemi shkuar tek sigurimet dhe me këtë lloj ndërtimi nuk e merrnin përsipër. Unë paguaja 517 mijë lekë, vajza më shumë se 1 mln lekë. Ka plas zjarri tek panelet, nuk është për fajin tonë. E gjithë jeta jonë ishte këtu. Nuk kam ku të shkoj.”

“Unë jam një nga tregtarët që jam dëmtuar më shumë. Kisha thuajse gjysme kapanoni. Dy kapanontet e tjera mund të ishin shpëtuar. Zjarrfikëset jashtë standardeve. Policia bënte sehir.”

3 Komente

  1. L
    Luani

    Epo vete e keni mare rrezikun persiper, me vjen keq po keni mare rrezik te madhe , njeriu ecen , ishalla sndodge po ja qe ndodhi..!!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Fajin vet e keni, se kur ju vine ata te zjarrfikseve, ju kerkojne lek dhe ju ja u jepni nen dore qe te kaloni radhen, dhe ata as e vrasin mendjen se si eshte situata e idranteve apo brenda magazinave. Po pse keni pakenaqesi nga zjarrfiksit mbreme , te cilet ishin te gjithe te perkushtuar ne fikjen e zjarrit, i pame vet mbasi ishim deshmitar aty e i pam direkt. Perfundimisht faji eshte i juaji.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktori

        Zjarrin jua kan vene cecenet e malokut per t'ju ngjall pleshtat

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje