
Nga Emi Kalaja
Qindra banorë të Dukagjinit, protestuan të hënën para Bashkisë së Shkodrës dhe Prefekturës duke kërkuar ndërhyrje në rrugën që lidh krahinën me qytetin dhe informacion me projektet e përfolura për ndërtimin e saj.
Protestuesit u ankuan se prej 30 vitesh ishin harruar dhe premtimet e herë pas hershme për ndërtimin e rrugës kishin mbetur vetëm fjalë, gjë që i kishte detyruar ata të dilnin në protestë.
“Është e dhimbshme ta shikosh karregjatën e mbushur plot me pllaka përkujtimore, qirinj dhe simbole të tjera që i përkasin nekrologjisë dhe jo të drejtës së jetës, si një nga pasuritë më të çmueshme të mbrojtur me ligj”, thuhet në deklaratën që u lexua në emër të pjesëmarrësve nga Luigj Mila.
Rruga për të cilën protestohet është e gjatë 54 kilometra dhe lidh 34 fshatra të zonës me Shkodrën. Fshatrat i përkasin perlës së Alpeve shqiptare. Por sot sipas banorëve udhëtimi drejt Dukagjinit është ferr dhe rruga ka marrë afro 100 jetë njerëzish në 3 dekada.
Në parullat e hedhura në protestë, banorët thonë se duan një rrugë për tu kthyer në shtëpi. “Nuk duam pallate me tulla, por një rrugë për tu kthy te kulla”, shkruhet në njërën prej tyre.
Banorët thonë se zona po braktiset për shkak të mungesës së infrastrukturës. “Jemi shkëputur dhe e kemi braktisur komplet atë zonë sepse atje nuk shkojnë makinat. Rruga është e pakalueshme,” thonë banorët.
Në një reagim për protestën Bashkia e Shkodrës tha se e kishte në plan që të ndërhyjë në këtë aks duke përdorur fondin e emergjencave. “Bashkia Shkodër e ka trajtuar si një emergjencë investimin në këtë aks rrugor dhe ka marrë masat për të investuar në këtë segment rrugor,” tha Tonin Deda, nënkryetar i bashkisë Shkodër. Ai tha se bashkia priste këshillin për të miratuar një fond prej 11 milion lekësh që do përdorej për të rehabilituar pjesë të rrugës.
Në deklaratë bashkia bëri me faj deputetin e PS-së Benet Beci, që rruga për në Dukagjin nuk ishte realizuar. Sipas Dedës Beci ka qenë drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2013, kur një projekt i rrugës u tenderuar “Por që ky projekt nuk u realizua kurrë. Drejtor i FSHZH në atë kohë ka qenë Benet Beci”, the Deda.
Në anën tjetër deputeti i PS-së, Benet Beci e mbështeti protestën e mbajtur nga banorët e Dukagjinit për rrugën që i lidh me Shkodrën. Ai shkroi në një postim në Facebook, se është në mbështetje të protestuesve dhe premtoi shumë shpejt do të ketë lajme të mira për ta.
“Jam plotësisht solidar me ta në kërkesën për ndërtimin e rrugës. Përgjatë viteve e kam përshkuar disa herë atë rrugë dhe duke patur përvojën e thuajse të gjitha rrugëve rurale të Shqipërisë besoj se është ndoshta më e vështira dhe më e rrezikshmja në vend”, shkroi Beci.
Por banorët e zonës nuk kënaqen me premtime. Në komunikatën e shpërndarë për mediat ata kërkojnë një ndërhyrje emergjence dhe informacion mbi projektin për rrugën nëse ka një të tillë.
Ju lumet, Dukagjini Ështe një Perle e mrekullushme për tëre kombin Shqiptare e më gjëre... Por hajdute si Saliu dhe Ed Rama kurre nuke kane vëne dore... Jemi me ju.
Keta kane votuar per 30 vjet PD-ne. Perse PD nuk i ka ndihmuar qe te riparojne apo ndertojne kete rruge? Sepse PD kurdohere qe ka qene ne pushtet vetem ka vjedhur dhe shkaterruar e vrare. Por keta mjerane perseri votojne PD-ne. Atehere perse duhet qe Edi Rama t'iu ndertoje ketyre rruge!? Nuk ben llogjike. Votoni PD-ne dhe merrni gishtin e mesit. Sa per komentuesin qe akuzon Edi Ramen si hajdut, do ti thoja qe Edi Rama po e nderton te gjithe Shqiperine me rruge, autostrada, aerporte, porte, linja trenash dhe shume e shume te tjera. Kur te besoni Edi Ramen dhe ti jepni voten atehere do te keni edhe rruge te re. Deri atehere Hasta la Vista! TUNG!
Dukagjini meriton jovetem Rrugen per te cilen protestojne me shume te drejte ne Shkoder, por shume me shume se kaq nga ky Shtet sepse eshte Emblem e Kombit Shqiptare edhe pse disa ,s'jane dashamires e nuk tregojne rrespekt,,,, te cilet shikojne ne TeMetat e nji Populli e nji Krahine dhe jo ne ate cfar perben Vlerat qe ai perfaqson si Popull si Krahine Shqiptare . Shteti Shqiptare duhet te financoj shume ne Dukagjine ne te gjithe Drejtimet dhe pastaj e shikojme te gjithe se kush eshte Dukagjini . (s'jam veriore por jugor .vecse nuk noj dallime kombetare dhe admiroj Poitiven e Vlerat e popullit e Kombit tim )
Dugagjini, Asht ule kambkryq ne shkoder qysh ne kohen e nanes Zine. Ça ju duhet rruga kane zaptu Shkodren me vend prej kohsh. Kush paska mbete ne Dugagjin !!!
Heu bre! Paska akoma malokër t'param në Shkodër! Sa shum paskan ken kta bre?