Një italiane në Durrës: Giuseppina që u dashurua me emigrantin shqiptar

19 Shkurt 2023, 21:30Sociale TEMA

Një italiane në Durrës: Giuseppina që u dashurua me

Një histori e bukur dashurie me Edvinin, një emigrant shqiptar në Itali ndryshoi krejtësisht jetën e Giuseppina Ciccociopo-s, apo Pinës siç e thërrasin.

Ajo lë Italinë dhe zhvendoset në Durrës për të jetuar e shkolluar edhe vajzat e tyre.

– “Domethenë pas burrit u dashurove dhe me Durrësin?

Giuseppina Ciccocioppo: Po! Me Durrësin dhe Shqipërinë se ka shumë vende të bukura. Bashkë me gocat 16 dhe 14 vjeç jetojmë këtu. Tani bëjmë të kundërtën, shkojmë për pushime në Itali. (Kur jemi atje, vajzat pas 2 ditësh kërkojnë të kthehen këtu.)”

Me një shqipe për t’u pasur zili dhe nga një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë, ajo tregon se e dashuron jo vetëm ushqimin dhe mikëpritjen e vendasve, por edhe gjuhën si një element i fuqishëm i identitetit shqiptar.

“Ne në shtëpi flasim vetëm italisht. Kam akoma pak probleme me gjuhën se unë nuk kam bërë asnjë kurs, asgjë. Vetëm e kam dëgjuar, memorizuar dhe kam nisur për ta folur.”

Prej një muaji, italiania është betuar mbi Kushtetutë se do të jetë një qytetare e denjë e Shqipërisë.

Giuseppina Ciccocioppo: “Herën e parë erdha në vitin 2005 dhe nga atëherë deri tani Shqipëria ka ndryshuar komplet. Edhe Durrësi ku jetoj ka ndryshuar. Mora shtetësinë shqiptare se jetoj e punoj këtu. Tani Shqipëria është si shtëpia ime.” 

Sa më shumë e njeh vendin, aq më pak arrin të kuptojë pse shqiptarët duan vazhdimisht të ikin nga Shqipëria, që për të ofron mundësi të shumta punësimi dhe zhvillimi. Përmes agjencisë imobiliare që ka, Pina synon të sjellë sa më shumë të huaj që të investojnë në vend.

“Kërkesa ka shumë. Duan dhe për aktivitete. Kërkesa për shtëpi pushimi ka jo vetëm nga Italia, po dhe nga Anglia, Spanja, Hollanda, Polonia. Ka dhe shumë kërkesa nga Çekosllovakia. Këtë vit sektori turistik ka një rritje të mirë se vendi është super.”  

Dashuria për Shqipërinë nuk është e verbër. Ajo pranon se ndër të tjera, jeta dhe biznesi përballen me dy probleme të mëdha, mungesën e fuqisë punëtore dhe cilësinë e shërbimeve.

Çdo ditë e më shumë komuniteti i italianëve që zgjedhin Durrësin për të jetuar po zgjerohet. Kjo e gëzon dhe me shaka thotë se nuk janë vetëm pensionistë të ardhurit nga vendi i saj.

“Kam një shoqen time që ka hapur një qendër të madhe estetike dhe jeton me familjen e saj. E ka edhe burrin italian, jo si unë….  Edhe këtu sipër agjencisë janë dy mjekë italianë të moshës sime. Nuk jemi vetëm pensionistë. Kemi dhe forca të reja.”

4 Komente

  1. L
    Lloji

    Edhe pse ka vetem nja 30 “vjet” qe NUK ka me Çekosllovaki gazekari Shqipetar e ka te veshtire ta ngulose ne TRU…. Ka dy shtete o jet e ndyre, Republika Çeke dhe Sllovakia kaq…. Jane ne Evropě jo ne planetin me emrin Gomar..(!)

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbeshtetesi...

      Eshte rritur nje rini e pjerdhur qe nuk punojne si Brenda shqiperise dhe jashte shqiperise,,shyqyr vizat tre mujorshe e Jan bo si turiste,,,mer tragetin me 30 euro,,i bin na njonit anej ne qafe i zejn deren e shpise,,kur gjejn Pune ankohen se eshte e rende dhe kthehen prap,,pastaj ikin prap,,ne nje shtet tjeter se gjoja atje eshte me mire,,,ne fakt jeni ju sja thoni punes,,,,,

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje lule nuk e sjell pranveren

        Mos lini nam o gazetare. ka me qindra italian dhe italiane qe jane martuar me shqiptar dhe shqiptare por as 1% e tyre nuk mendojne te kthehen per te jetuar ne Shqiperi. Prandaj i beni JEHONE rasteve te radha. Dashur pa dashur shkrimet i ketij lloji kthehen ne bymerang.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I indinjuari.

          Ta lexojne shqiptaret dhe te nxjerin mesime nga kjo histoei e shkurter por me plote kuptim.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje