Dy viktima nga COVID, mbetet i lartë numri i të infektuarve

22 Korrik 2022, 19:05Sociale TEMA

Dy viktima nga COVID, mbetet i lartë numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të COVID në Shqipëri.

Fatkeqësisht, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të infektuarve mbetet i lartë.

Nga 2,801 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 1,373 qytetarë.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 9,729 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

1,468 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2022)

Raste të reja ditore             1373

Të shëruar në 24 orë           1468

Të shtruar në spitale               30

Humbje jete në 24 orë              2

Testime ditore                     2801

Testime totale               1,897,715

Raste pozitive                  302,767

Raste të shëruara              289,515

Raste Aktive                        9,729

Humbje jete                         3,523

Lini një Përgjigje