E trishtë: Ndahet para kohe nga jeta gazetari shqiptar

11 Gusht 2022, 09:27Sociale TEMA

E trishtë: Ndahet para kohe nga jeta gazetari shqiptar

Gazetari Nimet Isufi është ndarë parakohe nga jeta, pasi ka pësuar arrest kardiak.

Lajmin e ka bërë me dije miku dhe kolegu i tij, Almer Toska, i cili shkruan se Isufi ndërroi jetë pasditen e djeshme si pasojë e arrestit kardiak.

Sipas miqve, 41-vjecari Nimet Isufi, ka pësuar një arrest kardiak ne shtëpinë e tij në Tiranë, ku dhe ka humbur jetën.

Nimet Isufi ka lindur në Shkodër, ndërsa është diplomuar në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Pasi punoi me vite si gazetar në disa gazeta në Tiranë, ai më pas kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun, duke punuar si shef i PR në Universitetin Epoka, Kastrati Group etj.

 

1 Komente

  1. K
    Krasta

    Të qoftë dheu .i lehte Nimet ! Zoti të paste çu në xhenetin firdeus I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI YT.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje