VIDEO: Rruga e harruar, Kombinat-Plepa!

10 Gusht 2022, 11:45Sociale TEMA

VIDEO: Rruga e harruar, Kombinat-Plepa!

Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit. E gjatë rreth 28 kilometra dhe në një kohë normale, të merr më shumë se 50 minuta udhëtim. Koha shtohet në ditët e dimrit kryesisht, kur shirat përkeqësojnë situatën.

Kanë kaluar më shumë se rreth 20 vjet, dhe në këtë aks, ndër më të rëndësishmit që lidh jo vetëm dy qytete, por edhe Tiranën me Jugun e vendit, nuk është vënë dorë. Një rrugë turistike që përshkruhet mes dhjetëra fshatrave, mes historisë dhe kulturës, e së fundmi edhe agroturizmeve, është lënë në harresë prej dekadash.

Për banorët kjo është rruga e zhvillimit, ndërsa mungesa e saj, izolimin. Është rruga që ata dalin në treg, rruga që aksesojnë kryeqytetin, por është edhe rruga me të cilën banorët e kryeqytetit, aksesojnë trashëgiminë kulturore, historike, por edhe turizmin.

Në kohë të ndryshme i vetmi investim që i është bërë, është mbushja e disa gropave, që në fakt, nuk e kanë përmirësuar aspak gjendjen e kësaj rruge.

Janë më shumë se 20 vjet, që kjo rrugë është e harruar, ndërsa investimi i para disa viteve nga Fondi i Zhvillimit përshkroi vetëm disa kilometra, nga Kombinati në Rrugën e Prushit, që shkurtuan fare pak minuta të rrugës dhe ndikuan pak në përmirësimin e saj në tërësi.

Rruga ndikon jo vetëm në kohën e banorëve por edhe në buxhetin e shoferëve. Vështirësia e të udhëtarit përgjatë segmentit Tiranë-Ndroq për amortizimin dhe gropat e thella në të, bën që defektet e mjeteve, të shtohen. Qytetarët thonë se ankesat e tyre ia kanë përcjellë deputetëve në çdo zgjedhje, por premtimet kanë mbetur te fjalët.

Deputeti i zonës nga radhët e socialistëve zoti Toni Gogu, e ngriti çështjen në parlament. Duke përcjellë zërin e banorëve të Vaqarrit, Pezës e Ndroqit, ai kërkoi nga ministria e Infrastrukturës, ndërhyrjen në këtë rrugë, por si kahera, edhe së fundmi, pavarësisht kërkesave të shumta, përgjigjet për këtë rrugë ishin të pakta.



4 Komente

  1. V
    Vlonjati 12

    Shume e vertet dhe eshte per te ardhur keq qe askush nuk kujtohet per kete aks rrugor , i cili me pak shpenzime mund te behet i aksesueshem nga ata qe levizin per ne Durres a per me tej . Kjo rruge mund te jete dhe nje rruge alternative kur autostrada eshte bllokuar per shkak te vizitave VIP apo per te bere punime ne autostrade pa folur per pamjen dhe peisazhin qe ofron . Mos e lini ne harres kete rruge !

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Eshte aksi rrugor me i rendesishem i vendit. Lehteson autostraden dhe shkurton rrugen per ne Jug. Shume me i rendesishem se cdo aks rrugor i ri qe eshte ndertuar se fundemi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje