
Operatori turistik Besnik Vathi foli rreth zhvillimit të turizmit shqiptar këtë vit.
Sa i përket turistëve shqiptarë që kanë lëvizur jashtë Shqipërisë Vathi thotë se Spanja ka pritur më shumë shqiptar këtë vit se çdo vit tjetër. Gjithashtu krahas Spanjës vende të tjera që kanë preferuar shqiptarët janë Turqia, Greqia dhe Italia.
Besnik Vathi: Turistët shqiptar përveç turizmit të brendshëm këtë vit i janë kthyer turizmit jashtë vendit drejt Turqisë, Greqisë, Spanjës Italisë. Spanja ka pritur më shumë shqiptar këtë vit se çdo vit tjetër.
Gjithashtu ka pasur dhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë, krahas vendasve dhe të huajt kanë preferuar revierën shqiptare. Vathi tha se zonat më të frekuentuara në Shqipëri nga të huajt janë ato që janë afër aeroportit si plazhi i Durrësit, Golem dhe i Kavajës. Këtë ai e lidh dhe me lehtësinë në distancën rrugore.
Besnik Vathi: Plazhet e jugut nuk është se janë bazuar në turizmin ndërkombëtar gjatë viteve të fundit kanë pasur turist kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Situata është kthyer në vitin e para pandemisë ku turizmi shqiptar bazohet në zonat e që kanë aeroportin dhe frekuentohen nga të huaj dhe zonat e tjera që nuk kanë aeroport dhe frekuentohen më shumë nga vendasit.
Aeroporti është hyrja kryesore për turistët e huaj dhe sa më afër aeroportit këto destinacione përfitojnë më shumë si plazhi i Durrësit, Golem, Kavajë. Dhe Saranda nga Aeroporti i Korfuzit.
Zonat e tjera prej mungesës aeroportit dhe trafikut në rrugë do të vuajnë akoma. Shqipëria këtë vit prej heqjes së shtrëngimeve krahasuar me dy vitet e pandemisë, përsëri kemi nga Europa Lindore, Polonia. Kemi pasur dhe nga Gjermania, Franca, Italia. Me fluksin e këtij viti predomninion Evropa Perëndimore.
keta te Spanujes paguajne me shume besoj se... helbete do punojne ne sera hashashi
Po shume mire kane bere. Me gjysmen e parave qe harxhon ne palase, drimadhe, Jale, Ksamil, apo Dhermi kenaqesh 2 here me shume ne Turqi, Greqi apo Spanje.,E provova vete ne Lefkada vjet. Jam kenaqur shume dhe sherbimi fsntastik, pa Mihajle kokedhima qe te fusin thiken si ne Sarande dje ne lokal apo Sot ne Orikum qe i shpuan gomen pushuesit Shqiptar pse parkoi anes rruges nacionale dhe nuk hyri ne lokalin e nje Mihajli qe ndodhej aty prane. Sa me larg zones ku rrijne keta Mihajl kokedhimet qe ka me shumice ne Jal, Drimadhe, Dhermi, palase, Ksamil.