Në plazh me bukë me vete? Gazetari shqiptar tregon pushimet turke: Këtu “Mihali” sillet si ëngjëll me pushuesit

8 Gusht 2022, 20:10Sociale TEMA

Në plazh me bukë me vete? Gazetari shqiptar tregon pushimet turke:

Nga Arsen Rusta

Në plazh me bukë me vete! Ku? 150 sekonda filmim nga riviera turke në një nga 5 plazhet më të mira në Alanya.

Plazhin Cleopatra, aty ku “Mihali” sillet me pushuesit si engjëll. Jo se i ka qejf, por e ka kusht në kontratë: Deti, Plazhi Publik e ai me disa Shezlonge me pagëse 6 euro ose 100 Lira.

Në atdheun tonë?! Historitë tani dihen.

Por ka ende shpresë se rregullatori shtet do ndërhyjë.

Për të gjithë ata që do shohin këtë video. Nuk është një reklamë për plazhet Turke si ky i Cleopatrës por është APEL APEL për reflektim që ti japim dorën njëri tjetrin e të pushojmë në shqipëri.

Është një ftesë për institucionet shqiptare të shohin se si i preferuari i tyre Presidenti i Turqisë z.Erdogan e trajton plazhin dhe pushuesin.

Çmimet, Shërbimi, Standarti, Kultura, të tjera kapituj që as krahasohemi ne me ata ????????????

Këto 150 sekonda filmim nga unë e kolegu Eni Ferhati tregojnë se si pushohej me peshqir me termues me bukë me vete e për kokërr të qefit pa frikën se të shtyp skafi apo “pronari” i plazhit të largon nga shqipëria!!!

E kur kjo ndodh në Turqi, po Greqia, Spanja, Italia, Mal i Zi, e sa e sa konkurent tanë? Plazhi Bosh nuk është faji pushuesve në shqipëri.

Shënim
Pse si çoni ca ditë në Turqi këta të agjensisë kombëtare të bregdetit të mësojnë nga menaxhimi i plazhit?

20 Komente

  1. M
    Mati

    O shoku pikes i ke ra. Turqia me te vertete ka nje standart te larte sherbimi . Shqiperia as behet fjale ti afrohet. Po shqiperia nuk eshte se calon vetem ne shebimin e turizmit. Ne shqiperi jane standarte shume te uleta kudo, fillon qe ne aeroport, ne banke,ne bashki,spital etc. do zoti do rregullohet. Tung

    1. I
      Ilirjan

      Kam 30 vite ne Itali. Cdo vit pushimet I bej ne Shqiperi... Askund tjeter. Nuk me mungon mundesia por, me terheq Shqiperia si me magnet. Duhet permiresuar Edukata dhe kultura è komunikimi, duke filluar me uljen e FODULLEKUT apo pordhacerise tipike shqiptare... Turisti eshte AI QE SJELL PARATE. Pa turistin, NUK KA as hotel, as restorant, as shezlone e ASGJE. Kete duhet ta ngulin ne koke shqipot krenare e fodulle... Jane aty PER T'U SHERBYER turisteve, edhe atij me te varferit e turisteve, JO per t'u treguar pordhe si pronare te medhenj apo te zgjuarit e dynjase qe ua hedhin "ketyre budallenjve" nga Italia Gjermania etj. Verini gishtin Kokes!

      1. T
        Thana

        ashtu eshte Ilirjan, por shqiptaret kane nje problem shume te madh; mentalitetin

        1. I
          Ilir teuta

          Brravo me se e vertet klm

      2. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        Ore ti vertet beson se mund te behet turizem me nje ministre turizmi nje mesuese frengjishtjeje ? Pika e Vocken e Butritit

        1. k
          k

          Shqiperisë i duhen edhe 500 vjet të tjera per te arritur Turqinë apo Greqinë.

          1. P
            Pilo Lala

            Ouuu, domethene edhe ne Turqi u paguakan shezlonget: Se na cate trapin, ne cdo plazh po te shkosh eshte pa leke, pronari te pret sikur te ka dhenderr Por ja qe edhe atje i duan parate e tua. Plazhin Cleopatra, aty ku “Mihali” sillet me pushuesit si engjëll. Jo se i ka qejf, por e ka kusht në kontratë: Deti, Plazhi Publik e ai me disa Shezlonge me pagëse 6 euro ose 100 Lira. Asgjekundi nuk ka falas, nuk ka qofte tek lala....

            1. i
              illyrian

              O shoku janë shezllonet me lek jo plazhi ... ti nëqoftëse nuk do shezlon nuk paguan asgjë sepse është publike këtë po thotë gazetari apo ke ndonjë tokë të zanun ti për vete ...

              1. N
                NDRYSHE

                Nuk e di per ne Turqi dhe nuk mund te flas ne menyre te pergjithshme por, ju them se, ne disa plazhe ne Greqi çadrat dhe shezlonget jane falas, mjhafton te marresh kafene apo te porosisesh diçka nga bari i hotelit qe manaxhon plazhin. Pastertia dhe sherbimi: SUPER.

              2. A
                Aron

                Behu c'te duash, coi dhe ne hene, po nuk e paten vete ta bejne sherbimin eshte e kot. Sidoqofte, sot e ke diturine sesi behet cdo gje ne internet, nuk ke nevoje te shkosh diku, sepse i shikon nga je dhe merr ato te dhena qe te shtojne sa me teper klientelen.

                1. A
                  Arben

                  Ore ne marrim buke me vete kur shkojme ne plazh ne SHBA, ti thote Turqi. Dhe jo se nuk kemi para, por nuk na pelqen edhe aq shume ushqimi ne restorante. Nuk ka si gatimi ne shtepi! Ju ne Shqiperi beni shume pordhe.

                  1. C
                    Coni

                    Sot isha ne rrradhime tek DENTA. Nuk te lejonin te fusje pije apo ushqim nga jashte gardhit.

                    1. C
                      Coni

                      Sot isha ne rrradhime tek DENTA. Nuk te lejonin te fusje pije apo ushqim nga jashte gardhit.

                      1. S
                        Shkumbin Erzeni

                        Gode kryetari ardhshem i bashkise Belsh.

                        1. D
                          Doc-it

                          Kushedi nga kush orkestrohet gjithe kjo lufte kunder turizmit shqipetar. Te gjithe i dime problemet, te gjithe e dime se Greqia,Spanja apo Italia Jane me mire se ne, sepse edhe ekonomia e tyre, funksionimi i shtetit, sistemi arsimor qe i edukon njerzit te jene njerez, jane superiore. Por kjo sdo thote qe ne Shqiperi nuk mund te behet turizem, nuk mund te shkohet ne plazh, qe gjithcka eshte shtrenjt. Ke plazhe te shtrenjta ne jug, plazhe te lira apo plazhe bosh. Por nuk mund te pretendohet qe te gjithe plazhet te jene per ekonomine e te gjitheve. Edhe ne Iitali, flash nga esperienca, ke plazhe ku hyrja kushton 5, 10 por edhe 40, 80€ apo me shume. Ke hotele qe kushtojn 40€ por edhe 9000€. Prandaj ne ekonomine e lire, cminet vendosen nga kerkes-oferta. Ne qe skemi lek do shkojme ne plazhet ku xhepi jone na lejon, sta qe Jane lek te shkojme aty ku kushtojn shtrenjt, por shteti duhet te mbledh taksat sidomos ne kto vende.

                          1. X
                            XhaJaho

                            Ku ta shohim vidion

                            1. N
                              Niku

                              Opo këta të tanët janë të babzitur se dhe qeveritarët tanë jan të babzitur bashk me KRYEMINISTRIN Epo ku pyesin për popullin këta

                              1. S
                                Shoqja Pandora

                                Iku koha e sali qelbesires kur varferia mbulonte shqiperine! Ska pse te marrin shqiptaret buke me me vete si ne kohen e saliut. Tani ekonomija eshte perparuar ka me shume te ardhura dhe me shume prosperitet. Shqiperia ne turizem eahte lider rajonal. Dhe ahqiptaret i kane braktisur vendet ku mendojej se ishin luks. Cdo gje tani e kemi ketu

                                1. S
                                  Shqipetar

                                  ....dhe sa kohe do vazhdoni te godisni turizmin ne Shqiperi ?! ????????????????????Ju lumte

                                  Lini një Përgjigje