West Park, debuton modeli i ri i mini-qendrave tregtare

8 Gusht 2022, 14:06Sociale TEMA

West Park, debuton modeli i ri i mini-qendrave tregtare

Në datën 5 gusht u çel në Korçë West Park, një godinë 7400 m2 me funksion tregtar, krahas mjediseve të përbashkëta publike dhe zonave të gjelbëruara.

Markat e mirënjohura Spar, Jumbo, Neptun dhe LCWaikiki do t’ua lehtësojnë tashmë blerjet qytetarëve të Korçës, dhe vizitorëve të shumtë që ka gjatë gjithë vitit ky qytet turistik dhe me rastin e inaugurimit të qendrës ato kishin oferta të dedikuara për klientët.

Objekti ofron larminë e zgjedhjes së dyqaneve, njësoj si ne atë të qendrave tregtare, por në një ndërtesë me strukturë më të konsoliduar, duke lënë në ketë mënyrë më shumë hapësirë të lirë në shërbim të qytetarëve.

Qendra i paraqet dyqanet si pjese te hapesirave publike te qytetit, duke eleminuar rrethimet dhe ndarjet njesite ofrojne nje mundesi pritese per kedo pa krijuar barriera. Per nga ana e ndertimit eshte perzgjedhur nje arkitekture moderne dhe njesite nga brenda i perkasin stilit industrial.

Lidhur me emrin West Park, ai eshte përzgjedhur si nje emer qe mund te shqiptohet dhe ngulitet lehte ne memorien e klientit. Gjeresisht mund te vleresohet si i lidhur ngushte me aspiratat per zhvillim dhe perceptimin Europian.

Ky investim do të jetë vetëm i pari i këtij lloji, pasi modeli i Retail Park do të shtrihet më pas nga Grupi BALFIN edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në Vlorë, Elbasan, Tiranë, e ne vijim dhe ne rajon.

Me hapjen e dyerve të West Park për qytetin e Korçës dhe rrethinat janë krijuar menjëherë 200 vende të reja pune.

Retail Park do të manaxhohet nga ACREM, kompania që menaxhon edhe dy qendrat më të mëdha tregtare në Shqipëri, TEG dhe QTU.

2 Komente

  1. H
    Ho

    Mall Turk nga LC waikkari dhe Mall skarco kinez nga Jumbo bytha, asnje evropian nuk blen nga Spar eshte dyqani me kot vetem ne geto me zezak ne bruksel mund te gjesh ndonje Spar. Neptun me mall me te piste nuk gjen , paisje kineze e turke. Cmimet te larta , mall Afrika

    1. S
      Shqiptar

      Ho Ho Ho, pse nga i do zotrote nga Amerika, po nga keto vende si Turqia, Kina, Bangladeshi e India i ke dhe ne vendet e Europes o Ho Ho. Per cmimet po jam dakort e teprojne.

      Lini një Përgjigje