
Mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë dhënë familja e të ndjeri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.
Në një postim në rrjetet sociale, eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, ka shkruar fjalë të ndjera për kolegun e tij:
“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të doktor Luanit, të cilin sa herë e takoja e quaja “kolonel”. Punuam vitë të tëra së bashku ku koloneli ishte shembull i profesionalizmit dhe korrektesës. Mbi të gjitha, një njeri i përsosur!
Pusho në paqe, kolonel! Qofsh gjithmonë i kujtuar nga miqtë e shumtë bluzëbardhë dhe me uniformë”, shkruan Dasho.
Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit dhe nga të tjerë mjek e miq të Nikollarit, ndërkohë që ndarja e tij nga jeta ka qenë e papritur, pasi nuk raportohet që të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Petrit Vasili: Çfare dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë në paqe Luani i mirë
Maksim Basho: I ndriçofte shpirti në parajsë kolegut të nderuar. Ngushëllime familjes.
Tritan Kalo: Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!
Tritan Shehu: Një humbje e vërtetë. Ngushëllimet më të sinqerta!
Nga viti 2013 e në vazhdim: Shef i Shërbimit te Statistikës Spitali Universitar i Traumës
2012 -Drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë.
2000-2006- Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë Ministria e Mbrojtjes.
1999-2000 Spitali Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), Shefi i Departamentit te Epidemiologjisë.
1993-1998 Shefi i Shërbimit te Mjekësisë Parandaluese dhe përgatitjes Shëndetësore, Drejtoria e Shëndetësisë Ministria e Mbrojtjes.
1983-1993 Shefi i Shëndetësie se Br135 K. Shefi i Shëndetësisë se Divizionit K, Delvine.
Pusho në paqe Kolonel, do Zoti e i shkon mbrapa Peço Vasili, burri më kurvë i Partisë së Lirisë së Likes e Monës.