Vdekja e tregtarit polak të armëve, mjeku: Në interes të Shqipërisë të zbardhet

5 Gusht 2022, 17:40Sociale TEMA
Vdekja e tregtarit polak të armëve, mjeku: Në interes të

 

Mjeku shqiptar në Poloni, Gani Zeka tha se zbardhja e misterit të vdekjes së tregtarit polak të armëve, Andrej Izdebski, në Tiranë është në interes të shtetit shqiptar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka tha se shteti shqiptar duhet të tregojë se si një njeri që kërkohej nga shteti polak pasi ka vjedhur përmes mashtrimit 55 mln euro nga buxheti i shtetit polak ka mundur të veprojë në Shqipëri pa u verifikuar.

Izdebski 71-vjeçar prej vitesh merrej me tregtinë e armëve dhe ishte aktiv në disa vende të Europës.

Por vëmendja e opinion në Poloni ndaj këtij rasti nuk është vetëm për shkak të tregtisë së armëve.

Kompania e biznesmenit gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 fitoi një kontratë prej 45 milionë dollarësh me qeverinë për të blerë 900 respiratorë.

Ai arriti të gjente vetëm 200 dhe kishte marrë paradhënie nga qeveria 40 milionë dollarë.

2 Komente

  1. B
    Baca

    Çfar gallate!!! Ka vjedhur 55 milion euro dhe e kerkojne… Ne Shqiperi vjedh 450 milion euro me inceneratoret dhe vazhdon je kryeminister… Sa budallenj keta polaket.

    1. A
      Arben

      Po ti mjek je, perse jep mendime per ceshtje te sigurise, apo vetem qe te jetosh ne Poloni te ben specialist. Po te jete ashtu, mijrat we jane ne SHBA, mund te intervistohen per cdo problem politike ne SHBA.

      Lini një Përgjigje