Lamtumirë Leonora! Ne nuk të shpëtuam dot...

4 Gusht 2022, 17:45Sociale TEMA

Lamtumirë Leonora! Ne nuk të shpëtuam dot...

Nga Alma Ahmetaj

Sa herë që fëmijët jetimë të Lonorës të të shohin në sy, uli sytë përdhe dhe mos guxo t’i ngresh më. Skuqu nga turpi... sepse turpi të mbeti ty!

Nëse nuk e ke vrarë ende ndërgjegjen tënde, ai shikim i pafajshëm i tyre do të ta vrasë automatikisht. Sepse ti vrave fëmijërinë e tyre!

Ti je fajtori! Ti që hesht, ti që nuk ndenoncon, ti që nuk mbron!

Ti, që mund ta kesh emrin, Alma, Elona, motra, vëllai, fqinja, policia, shteti, shoqëria...

Ti, ti vret çdo ditë!

E njihja Lonorën. Ia dija vuajtjet, ia dija dhimbjen. Punonte shumë, luftonte për të rritur 3 fëmijët e saj. Por, nuk pati kurajon të largohej nga ajo shtëpi që ishte shndërruar në një shtëpi torturash dhe dhimbjesh. Jetonte në Zakintho, bënte 2 punë në ditë. Ishte e rregullt, e sjellshme por gjithmonë melankolike. Ata që nuk e njihni mirë, nuk e dinin se çfarë peshe mbante mbi shpatulla. 

Më dërgoi kushërira e saj një video. Pashë sesi bashkëshorti-përbindësh theu xhamat e shtëpisë për ta trembur, për ta poshtëruar, për ta vrarë... Guxoi Leonora, shkoi në polici e denoncoi, por ai i mori jetën pak minuta pas denoncimit. Ai i ngriti pusi dhe e vrau. E vrau për fare!!!

Por nuk është ai kriminieli. Ai është bisha që udhëheq fatin e vet. Krimin e bëjmë ne, njerëzit që mendojmë se kemi mendje, inteligjencë që na dallon nga bota shtazore. 

Krimin e bëjmë ne që nuk denoncojmë dhunën domestike me justifikimin se gjoja nuk ngatërrohemi në familjet e të tjerëve, dhe nga ana tjetër, nuk lëmë vend pa futur hundët dhe foto fb pa komentuar.

Krimin e kryejmë ne që edhe jemi në poste kyçe, shkojmë në punë sa për të marrë rrogën dhe nuk krijojmë, gjejmë, propozojmë alternativa të tjera për të ndalur këto duar gjakatare.

Krimi jemi ne, që nuk edukojmë bijat tona të mos heshtin por të largohen që pas shuplakës së parë. Krimi jemi po ne, që nuk edukojmë bijtë tanë të mos dhunojnë bashkëjetueset e tyre. Ne që qajmë 3 ditë dhe pastaj harrojmë shpejt, derisa të vijë viktima e radhës.

E pra, unë heshta këtë herë 3 ditë. Heshta në shenjë respekti të kujtimit të Lonorës, të cilën e njihja personalisht.

Por po në shenjë respekti për të, premtoj se nuk do të hesht më kurrë dhe zërin tim do ta shoqërojnë edhe shumë gra në të gjithë botën. Sepse unë dua ta çliroj veten nga kjo sëmundje e rëndë që quhet DHUNË. 

Unë dua të jetoj në një botë ku fëmijët buzëqeshin dhe nuk kërkojnë mes lotësh nënën e tyre të vdekur nga duart e babait kriminel...

Unë votoj për jetën! Lamtumirë Lonora! Nuk do hesht më, që ti të mbetesh viktima e fundit e listës ogurzezë!

Shënim: Leonora, e cila prej vitesh jetonte në Greqi me familjen, u vra disa ditë më parë nga bashkëshorti xheloz

13 Komente

  1. F
    Franci

    Si shpjegohet qe perpara se te ndodhe krimi te gjithe jane indiferent ??? Dhe kur ndodh krimi te gjithe behen profet ???????? Kush mund te jap nje pergjigje ?????

    1. I
      Illyria-Shqiperia

      Aman o Franc, nese nuk ke ndonje gje te hajrit per te thene, me mire hesht. Syte e saj percjellin miresi. Si nene, si grua me vjen keq per kete grua, qe nuk pati fatin te jetonte e te gezonte femijet, se jeten nuk e pati gezuar. Çeshtja e dhunes ne familje eshte kaq e nderlikuar. Shume gra, jo vetem shqipetare, per shume arsye dejojne te marrin iniciativen e tu thone jo ketyre marrdhenieve abuzive. Ks shume arsye, nuk eshte pune dashurie. Po ashtu eshte pothuajse e pamundur te mbrosh veten nga burra psikopate xheloze. Ata jane te semure psiqike, pa hiperbolizim. Fat i kesaj te shkretes, qe iu lidh jeta me ate kafshe. Cfare mund te bejne ne si shoqeri?! Te mundohemi te evidentojme keto raste, te ndihmojme materialisht, psikoligjikisht keto gra. Shteti (policia, gjykata) jo vetem te japin urdhra mos afrimi e te lajne duart me keto urdhra, por ti mbajne keta tipa nen vezhgim. Ata jane vrases potenciale. Alma te uroj durim e force per kete ndermarrje tende. Lonores shpirti i shkofte ne parajse. Si thote populli : mjer ai qe shkoi, te tjeret do bejne si do bejne.

      1. r
        realisti

        epo, me keto kohe qe kane ardhur eshte me mire te thuash...mjere te gjallet, se i vdekuri i mbylli hallet

    2. Q
      Qytetarì

      O Alma Ahmetaj, para se te na predikosh si profete e keqe shko hidhi nje sy kodit te procedures penale apo civile. E meso çfare eshte e di cilwsohet dhuna ne shtepine e tjetrit. Mos na jep mend se nuk di me shume e s je me e ndjeshme a me e mire se ne. E vetma rruge mbrojtjeje eshte te nderpresesh kontaktet me tipa te tille qe kur i njeh, jo te fejohesh? Martohesh a besh femije me iluzionin e keq se me pas do ndryshojne. duhet shume edukim me brezin e ri, nenat duhet t i edukojne bijte e vet t i respektojne vajzat e mos sillen si horra dhe bijat t i edukojne te kene respekt per veten s mos lidhen me horra qe nuk i trajtojne me dinjitet. Denoncimi nuk zgjidh asghe kur eshte vone.

      1. I
        Illyria-Shqiperia

        Gjithashtu dakord me pjesen e dyte te komentit!

        1. D
          Dakord

          Une jam 100% dakord me qytetarin. Sa per autoren te flase per vete. Une njoh shume qe kane telefonuar policine kur kane degjuar sherr te komshiu. Kaq mund te bejne. Familja ka pjesen e vet ne kete histori. Eshte e pamundur ti civilizosh te gjithe me nje te fryre bilbili. Le te behet engjell mbrojtes shpirti i Leonores qe te shpetoje gra te tjera qe vuajne. Ndjese paste.

        2. b
          bela

          nuk behet ai vend, i vetmi njeri qe e beri ishte enver hoxha, te tjeret jan kasape

          1. ?
            ?

            Haha, ti o bela te rrosh vete, se truri te paska lene me kohe, Enver Hoxha ishte Kryekasapi qe ka lene pas kasapet e vegjel. Ai i mesoi shqiptaret te torturojne, fusin ne burg e vrasin per nje fjale goje.

          2. Y
            Y

            Problemi eshte me breza,duhen edukiar femijet qe ne vegjeli qe budallai perdor forcen. Po keshtu eshte kur rritesh me ide qe je rraca me trime ne bote,me e pastera ,etj etj. Mesoni femijet te kene njerez,te miren ta shohi brezat qe vine.

            1. S
              Stegggfrdg

              Ksaj gruas i qoft dheu i leht dhe i shoqi te mari denimin e merituar si vrases , por me pelqen dhe nje gje se ne kte vend jan vrar me mijra njerez kto 30 vite jan ber varrezat po ja kalojn tiranes ne territor , dhe medjave dhe analisteve as nuk i ka ber gje pershtypje , qe kan filluar e bejn moral per jeten bejn mir , se tregon qe po beheni njerez mas 30 vjetesh , shyqyr.

              1. S
                Shok i pellumbit

                Nuk jane probleme serioze keto per policine, fare.... E keni vene re sa te organizuar jane per te vendosur gjoba qe ne 5 te mengjezit neper brendesi te lagjeve...? Keta jemi ne dhe mire na behet..... Per ate zonjen ngushellime. Te keteme jete femijet..ky ishte fati i saje....

                1. A
                  Albana

                  Njeriu eshte shume kompleks dhe prandaj jeta behet shume e komplikuar. Tragjedi e tmerrshme, por jam e sigurt qe ceshtja nuk mund te zgjidhet nga thirjet e nje gazetareje. Eshte sistemi i tere qe eshte kolapsur, duhet te pranojme qe strukturat shoqerore jane te korruptuara. Le te fillojme nga vetja dhe te shtepija e vet gjithesecili. Si e jeton jeten dhe cfare standartesh dhe modelesh pranon per veten dhe familjen tende. Kjo kerkon disipline te forte dhe qellime te shendetshme.

                  1. I
                    Ilugu gjat

                    Illyria ,nuk mjaftoi buzeqeshja dhe fjalet e mira te satanait Salí per te shpene ne pith te semes mijra viktima

                    Lini një Përgjigje