
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka reaguar i irrituar në lidhje me ngjarjen e një ditë më parë, ku në plazhin e Potamit në Himarë, polici Arjan Tase, përplasi për vdekje një vogëlushe vetëm 7-vjeçe që po lahej në breg.
"
MBRËMË NUK KISHTE GJUMË… ????
Jo më larg se fundjavën e shkuar, në Sarandë, ora 09 kur pret të shijosh jodin, të paktën ajrin e pastër nga buzëdeti, një erë e keqe, që më pas u përforcua në erë karburanti (benzinë), kutërboi tërë vendin. Çunat e motorrave të ujit të hotelit ngjitur, vendosur në një plate betoni që zapton hapësirë të detit (mesiguri ndërtuar pa leje), me bidona të shpifur ngjyrë tulle po furnizonin për shtatë pale qejfe serbatorët e mëdhenj të mjeteve që do na zhurmonin tërë ditën e perëndisë. As që u kishte shkuar ndër mend shqetësimi për fqinjët, por pasi protestova me edukatë, kërkuan ndjesë dhe premtuan orar më të sofistikuar furnizimi. Kjo beton-hunda artificiale që të zë frymën, pamjen dhe që është burim zhurme (kur ndizet muzika shurdhuese) ka motorra uji edhe nga krahu tjetër, bashkë me skafe, një si mol plastike që noton dhe një mish-mash komardaresh. Aty pllaquriten pushuesit, aty hidhen në det, po aty nisen skafet e motorrat e tjerë, një lëmsh që të lodh e të streson veç ta shikosh. E tëra nën vvvvvvzzzzzzz ssssssss bauuuu bauuuu bauuuu të manovrave ujore të gladiatorëve shkumëzues (me zinxhir floriri e çante firmato nën sqetull, një prerje e shëmtuar). Në Kroaci mbaj mend, në Cavtat, kishte motorra uji por ata niseshin jo mes pushuesve dhe u ndalohej t’i jepnin gaz deri në një largësi, si kur niseshin e si kur ktheheshin! Këtu te ne xhiron ujin sapo ka shaluar samarin, duke të qerasur me koktejl ndotës akustik e gazrash. Në një rrip vend futen edhe skafe taksi që vijnë me porosi, ndërsa as 30 m më larg është si autostradë deti, ku kalojnë me shpejtësi korridoret e skafeve (mbi kapacitet dhe pa jeleqe shpëtimi), brenda 8-shave të motorrave të ujit. Kur ka rënë nata nis rituali i ca si anijeve kitsch, me ca zbukurime mediokre, verbuese e me volume shqetësuese muzike, si disko uji, sa më bosh aq më lart fonia! Edhe këto qasen sa më afër si për të të thënë: s’ke shpëtim! Dhe fiks pasi ti thua: -mbaroi?, aty nis DJ i beachbar-it djathtas, që sapo ka shtuar një platformë hekuri mbi shkëmbinjtë dhe mbi detin, që ti të ndjehesh si në karfosjen e një gaforreje gjigande me nofulla pneumatike, momenti kur ti thua varja, s’do bësh edukatorin në çmendinë dhe i DORËZOHESH fabrikës së stresit! Por tortura vijon, nisin boritë lart! Klientët e disko-klubit duan të hyjnë me gjithë makina në pool-bar, me të dashurat që janë mjete e jo njerëz, dhe zënë rrugë kalimi e shtyhen me rojet që luftojnë! Kafshëri. Fluturojnë çelësa, stivosen prona të lëvizshme, të bjerë një zjarr digjesh i gjallë se nuk fut dot as tub uji ler më të hyjë zjarrfikësja, tmerr! Shkoj kërkoj pronarin, i flas, më premton se do të përpiqet të lirojë hyrje-daljen e klientëve të hotelit ku ndodhesha. Tre netë, tre ballafaqime, i treti me bashkinë mbi mbeturinat trotuareve, të djelën paradite. Në fund ajo që të stërmundon është fakti se janë një shumicë e jona që sillen keq, që s’pyesin fare për tjetrin, për pasojat e tyre tek të tjerët, që as i njohin por edhe as që i duan rregullat me sa duket as për veten e tyre, që shijojnë këtë kaos ku ata janë shkaktarë aktiv ndërsa pjesa tjetër pranojnë në heshtje!
Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë se kaq për veten dhe vendin tonë! Ne duhet të kulturohemi, të kuptojmë se çdo njëri nga ne ka një rol që ndikon! Ne duhet të reagojmë, te hapësira ku ndodhemi, te përgjegjësi aty, te polici i zonës, te bashkia, tek Bashkëqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti që abuzon, të denoncojmë çdo rast që na shkel, pa frikë, edhe pse jemi me pushime, të mos biem në pozitat e -hesht se do gjesh belanë, sepse heshtja përkeqëson situatën!
Diskot ose në ambiente të mbyllura e me izolim akustik ose larg zonave të banuara e hoteleve! Se na çmendën!
Mjetet e ujit jo më afër se 300 metra nga plazhi, aksesi tek to në marina, mole apo stacione sipas standardeve! Se na vranë!
Duam QETËSI, REHATI, jo DHUNË!
Paqja, rregulli, komoditeti nuk vijnë pa “LUFTË”, nuk arrihen pa BETEJËN tonë të artikuluar, të bashkuar, me çdo formë civile e ligjore kundërshtimi të mundshme, por së pari me shembullin tonë vetjak! SHTETI nuk ja del dot i vetëm ndaj një shumice abuzive, nëse ne nuk kundërpeshojmë që shumicë të bëhet pjesa e kulturuar, që sjellja negative të izolohet, të shënjestrohet, kudo ku shfaqet! SHTETI nuk është abstrakt, ai reflekton mendësinë kolektive dhe është shumator i prirjeve tona! Shteti në fund jemi tërë ne! Sa miq kemi në shtet që shkelin rregullat? Sa njohim në shkallë, lagje, punë private që përqeshin rregullat? Sa më shejtanë aq më të gjerë e kanë rrethin! E pra boll bëjmë sikur SHTETI BIE NGA QIELLI! Cilësia e tij lidhet me ne! Çtë mbjellim do të korrim…
NGUSHËLLIME familjes së vajzës që humbi jetën nga helikat e një skafi që nuk është ndërtuar dhe krijuar për drifte në plazh! NDJESË nga e tërë shoqëria ëngjëllit që e masakroi PAKUJDESIA dhe PAPËRGJEGJSHMËRIA në sytë e prindërve dhe të pushuesve, paçka se NUK FALET kjo injorancë e egërsi! Duhen masa drastike që jeta të mos pritet si sot nga një tekë. Duhet DREJTËSI! Tani!
Duhet investuar në EDUKATË QYTETARE dhe RREGULLA BASHKËJETESE CIVILE! Tani!
Një botë të tërë të qytetëruar e mbajnë në këmbë RREGULLAT dhe MASAT, KUSHTET FUNKSIONALE dhe DISIPLINA, ndërsa ne kujtojmë se do ia hedhim? Po pse budallenj janë ata dhe ne dolëm të zgjuarit? A ka CILËSI JETE pa RREGULLA? Duhet reflektim URGJENT! Tani!
Jemi bekuar nga ky atdhe i mrekullueshëm por ne po sillemi keq me njëri-tjetrin! MJAFT MË!", shkroi Gonxhja.
E shef ti ! Gonxhja po thoka MJAFT me ! E paska kunjin me keta cunat me varse floriri dhe canta firmato fallco ! Kina te ben derman ty more hajdut !
Ca ke vjedhur Gonxhia o debili i partise? Ka bere te gjitha pikat e kontrrolloreve te makinave moderne ke qejf te shkosh te besh kontrrollin e makines jo si ne kohen e dhiareve qe vinte era hale e doje nje jave te te vinte rradha.. I ka bere te gjitha pa tendera e pa i marre buxhetit nje qindarke.
O Gonxhe qe nuk u cele kurre, por mbete gonxhe, O i Papjekur, O aguridhe, shikoni Legjislacionin, pse lejohen motoskafet te futen midis njerezve ne breg te detit, mbase duhet te percaktohen me ligj vendet ku mund parkojne, larg zones ku behet not, edhe zona e notit duhet te kufizohet me topa ne uje, sic e ka gjithe bota, kete bej (shih dhe lexo te tjeret) e mos u hidh perpjete si kacagjel.
Ndoshta dhe ke të drejtë o VL. Por kjo nuk do të thotë që ka nuk ka bërë dhe po bën shumë lekë ky teoricieni i PeDe-s së hershme (shok me Ramën). Dhe lekët VL dihet si bëhen. (Ti shikon ato që duken, dmth majat e ajsbergut). Mund të kesh plotësisht te drejtë, por Gonxhen burrë të mirë mos e bëj...
O zoti Gonxhe! Mirë e ke shqetësimin, por gabon tek roli i SHTETIT. Jo or jo. SHTETI është kryesori........... Kemi qenë pothuaj njësoj. Po, pa shko e bëj këto numra në Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Bullgari. Pse atje nuk ka LACA si në Shqipëri? Pse atje dridhen të gjithë sapo shohin policin?......... . Sepse shteti atje vazhdoi funksionimin që nga data 1 pas rënies së komunizmit, njësoj si në komunizëm........ . Ndërsa ne kur thirrëm poshtë komunizmi, në kuptuam Poshtë Shteti. Dhe kjo thirrje vazhdon sot e kësaj dite........ . Pra nuk ka shtet. 30 vjet dhe shteti në asnjë hallkë nuk funksionon si SHTET. 9 vjet PS në pushtet dhe nëpunësit e shtetit janë vetëm disa rrogëtarë të rëndomtë që mendjen e kanë ose tek korrupsioni në zyra e prokurime, ose në biznesin e tyre familjar......... . Dhe nuk duan t'ja dinë fare për zgjidhjen e problemeve të popullit........ . Çfarë shteti je ti, kur nuk vendos dot rregull në plazhe...... Pse Maqedonia të jetë shumë po shumë herë më mirë se Shqipëria me atë copë plazh në Liqenin e Ohrit? Pse në bregun e Malit të Zi nuk guxon të shfaqet LACI...... . SHTETI...... Do bëj shtet tha Edi Rama..... Një mut bëri..... . Me ministresha e Ministër të Brendshëm si Çuçi, nuk bëhet shtet....... .
Një bote të cilivizume po o zotri e mbanë rregullat dhe ligjet njerzore. Por ne jemi Talibane nga mendja, Shteti dhe ideologjija fetare islamike. Veç Para dy ditve u masakrua deri në vdekje një njeri dhe mesuse që veç se i tha komshiut as të vjen turpe që zihesh me Gra dhe as një njeri nuke protestoje a po nuke e ngriti zërin. Dhe ai që bëri masakren munshit punone në Telivizjonin komtare tani edhe KY tjetri që bëri masakren dje del shef policije. Të gjith ata që kane pozicjone në Shtet a po ata që çuhen (elita?) e shoqrie Shqiptare Jane vrases dhe hajdute
Bravo Gonxhe! Me me fund ka disa reagime. Deputeteve te zones te Partise Socialiste tu vij turp qe nuk kerkojne doreheqjen e ministrit te brendshem. SOT! Te zhduket as nuk na intereson se eshte socialist dhe burre i mire. Nuk di te bej punen e tij. Pse eshte kaq e veshtire te vendosesh rregulla kaq te thjeshta? Te gjitha qe shkruan Gonxhe jane te verteta i perjetojme cdo vite. Kjo nuk eshte ceshtje politike, thjesht dikush duhet te mbaje pergjegjsi ne kete mut vende. Vret Saliu behet non grada dhe shteti rri si mut nuk reagon, vjedh Likja dhe del spiun perseri askush nuk reagon, te vret tjetri me makine familjarisht nuk reagon njeri, tani te shtypin femijen ne plazh prape nuk reagon kush apo mjaftohen me masa te percipta sa per sy e faqe. Kjo eshte bere kulture tani ne Shqiperi. Nese goca e vogel do ishte turiste e huaj do ishte bere nami sic u be vjet me ate psikopatin me spanjollet. Pse nuk mbyllet Potami sot? Pse o Gonxhe? Te behet shembull se ndryshe kafshet nuk marrin veshe. Zbasen armet ne mes te dites ne dy plazhe ne Vlore vetem para pak ditesh u zune per parkingun e makinave. More vesh gje cfare u be? Vazhdojne punen pa u shqetsuar fare. Pse? Pse nuk mbyllen? Asnje vende ne bote nuk eshte bere shtet me " kutllture" por me ndeshkime. Ne spanje sot doli rregulli 700 euro gjobe kush ben shurren ne det ! 800 euro gjobe ne France e Itali nese del jashte plazhit me breke banjoje. I kemi pare me syte tane kur shkojme jashte sesi shkulet policia edhe per nje leter ta hedhesh ne toke apo pronaret e plazheve vene ulurimat per gjene me te vogel. Per muziken e larte e per kafshet me skafe as nuk behet fjale te te shkoje ndermend.
Shiko pak kontrollin teknik te makinave se eshte katastrofe, rrime ne rradhe si njerez pa pike dinjiteti, si njerez inferiore perballe injorances brutalitetit,babezise te ketyre punonjesve te shtetit, te gjithe futin leke 20- 30-40 e me tej se mund te te kthejne .Tundu pak Gonxhe se je renduar shume, per ne Korce flas , ishte nje pike kontrolli te cilen mund ta quash hale, me puseta te pa mbyllura ku mund te thyeje dhe koken, mos ja u pafsha bojen per 2 vjet.
Gonxhe,mos harro se dhe ti je pjese e kesaj qeverie qe lejon halabaket e motorave,shezlloneve etj,prandaj mbylle gojen.
Gonxhe ka inat cunat se paskan zinxhirin me te madh se zinxhirin e tij.
O Vito qenke me të vërtet mashtrues
Denonconi thoni ju se të ruhet anonimati dhe të nesërmen i denoncuar i të bëri gjëmën.
O njerez alarm:sportistet shqiptare po behen gati te marrin pjese ne lojrat ilamike.E kuptoni cfar po na bejne po na damkosin fare.