“Bota bëjnë plazh si njerëz, shqiptari pabuks i do të gjitha aty, shezlongun, skafin, dashnoren…”, reagimi i aktivistit që po bën xhiron e rrjetit

3 Gusht 2022, 10:48Sociale TEMA

“Bota bëjnë plazh si njerëz, shqiptari pabuks i do të

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë nga polici Arjan Tase teksa drejtonte skafin e tij të fuqishëm mes turmës së pushuesve që bënin plazh ka shkaktuar mjaft reagime mes qytetarëve, të cilët ndjehen çdo ditë edhe më të rrezikuar në Shqipëri.

Një reagim në Facebook i gazetarit dhe aktivistit Artur Kurtallari, i cili flet mbi babëzinë tonë nëpër plazhe teksa shkojmë për të bërë pushime është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ai shkruan se plazhet në botë nuk zihen me shezlonge siç bëhet këtu dhe skafet rrinë në ported dhe jo mes njerëzve.


Postimi i plotë:

-Horri që ka privatizu plazhin: Nuk lejohet çadra këtu. As termusi. As shishja me ujë. As byreku. As fiqtë. Është plazhi im e ti shes unë!

-Po mirë mor shkërdhatë, gjyshi yt delfin ka qenë që qenka plazhi yt?!


Në fotot poshtë keni perlën e plazheve në botë, Kroacinë. Nuk ka as shezlongë, as restorante, as skafe. Ka njerëz që bëjnë plazh si njerëz. Shqiptari pabuks i do të gjitha në një vend aty te plazhi. Shezlongun, barin, bordellon, dashnoren, gruan, pistoletën, skafin, makinën. Nuk ka si të shesë tangërllëk ndryshe. Se është pabuks.

Ja pse vajzën e vogël e vrau shteti. E vrau horri që natën trafikon drogë në emër të horrave në qeveri, e ditën bën shfaqje me skaf mbi kokat e fëmijëve.

11 Komente

  1. O
    O shtetttttt

    Keta gazetare dhe analist jane pjesa me e ndyre e shoqerise. 99% e shqiptareve nuk shkojne ne plazh me skafe, zaptojne toka apo me makina lukzose e dashnore. 99% jane njerez normal qe bejne pushime normale si njerez. Nuk merren as me droge dhe as me pislleqe te tjera. Injorant gazetare qe nuk din te shkruash dy rreshta por perdore fjalor rrugacerore. Ka qe ne vitet 90 kjo pune nuk eshte gje e re. Nuk e dije ti ? Tani qe ndodhi tragjedia o burra te them nje gje dhe une. Ne cdo vende ka zhezllone o idiot dhe paguan per to ashtu sic ka edhe plazhe publike qe nuk paguan dhe njerezit zgjedhin. Edhe nje ngjarje te tille si perher doni ta beni politike dhe e degradoni. Ministri duhet te dorehiqet dhe pike, se bashku me gjithe drejtusit e policise ne Himare. Plazhi te mbyllet kete sezon qe tu vij mendja dhe atyre bizneseve aty qe rrine e bejne sehir kur shohin kafshet me skafe. Njerezit shohin vetem leket nuk duan ta dine per jeten e te tjereve. Kaq e thjeshte eshte si shteti dhe privati nuk dine te punojne.

    1. L
      Lloji

      Jam dakord qe Plazhi duhej te mbyllet kete seson per nder te vogelushit dhe ti vene gishtin kokes drejtuesit barkderra dhe pa frike ndershkimi…

      1. B
        Balo

        Mirë e ke! Nuk janë të gjithë zaptues e pushtues,pordhacë e vrasës,por pikërisht kjo është fatkeqësia! Përfaqësimi... Se ne 90% ,nuk na përfaqëson më ai që zgjedhim,përkundrazi ai ,ajo,ata qeveri ,parlament ,opozitë, të gjithë përfaqësojnë 10% ,me zinxhirë floriri! Pra jemi të papërfaqësuar dhe pa mbrojtur.. Respektoj atë që shkruan prandaj u përgjigja...por në fakt fjala është dëm.. Ose heshtim ose marrim hurin.... Nuk është më,punë trimërie, është punë ajri...

        1. T
          Tan

          Për 10%-shin e ka fjalë dhe ai.Por kjo pjesë rrugaçësh bashkë me shtetin na bëjnë karshillëk ne.Në asnjë vend nuk janë shezlongët në atë mënyrë,në asnjë vend nuk të mbyt muzika deri në shurdhim,në asnjëvend nuk hyn skafi mes njerëzve.Unë kam vite që nuk bëj pushime në Shqipëri,në vendin më të bukur të mundshëm,vetëm nga tensioni që përjetoj.

        2. R
          Riku

          Nuk mund te pushosh ne bregdetin tone. Plazhet i kane zene horrat qeveritare. Mire ti behet ketij populli. Humbi jeten nje engjell nga nje polic gagster, ku nje femer nga skafi bertiste turmes se ju doni plumbin!!!!!!!!!!! Ky popull militant, nuk ka per te ecur para.

          1. V
            Vlora

            Kur ska meritocraci,do ndeshemi me te tilla ngjarje nga paaftesia e njerezve qe drejtojne e qe emerojne po' te paaftet ne krye te institucioneve,injorantin,hajdutin,imoralin qe shet e blen gjithshka.TURP!.Prandaj nuk behet ky vend.

            1. E
              Emigranti Rimini

              Ai pordhici bon mire te vrasi veten dhe njerzit dje e shikonin duhet tja fusnin koken te helikat e gomones njerez pa gjak ai nuk meriton te jetoj ne mesin tone

              1. T
                Taraboshi

                Ketu pakica ben ligjin kush e pyet popullin.

                1. B
                  Besi shoku ilirit

                  Komentoni, shani, ankohuni, mallkoni, po jemi si ata qe zaptojne dhe vrasin, jemi te paditur, te eger, pordhac, njerez qe nuk dime te bejme zgjidhje, as te sillemi e te reagojme. Nuk bejme dot turizem si kroatet apo greket, shoqeria jone nuk dominohet nga marredheniet ligjore, po nga raportet fisnore. Te gjithe japim mend, te gjithe thyejme rregullat.

                  1. A
                    Anonim

                    TANI ZOTI GAZETAR I DHJER NE 92 FILLUAM GOMONET NE VLOR DHE SALIU JOT ISHTE AI QE I DINTE DHE NUK BERI ASGJE MERESHIN NJEREZIT NE GOMONE TE MADHE DHE HIDHESHIN NE MEXO KANAL NGA TOZAJ ETJ NE VLOR MBYTESHIN JU MERNIN LEKET DHE FAMILJA RRINTE ME VITE E VITE TE TERA SA JU HUMBTE VARRI , SI MUND TE FLASESH ME LLIGJIKEN E NJE SHPELLARI PA BER ANALIZ PA DHEN DETAJE INJORANT KOMPLET , DASHNORE KA PAS SALIU GRUAN E TRITAM SHEHUT AIDEN KU MORI PRONAT NE DHERMI , DASHNORE PATI DHE FATOSI , DASHNORE KA PAS DHE KY I GJATI KU GRUAJA E EDI THUTHUQIT SHKOJ ME EDIN, PO DASHNOR PATI DHE MONA TAN LEPRIN ETJ , DASHNOR PATI DHE VOKSHI KU BERI VAJZEN , DASHNORE FATMIR MEDIU ME ELI FAREN ME SHTEPI NE AMERIK THON DHE PER LIKEN ME GRUAN E BES KALLAKUT SE ESHT DHE SUPER BOS DHE MORE IDJOT GAZETAR ME TAKSAT E POPULLIT KAN MBAJT DASHNORET , PSE NUK THUA POPULL INJORANT QE SHKON PAS PARTIVE BASHK ME GAZETAR INJORANT E ANALISTA IDJOT SI PUNA JOTE , PRANDAJ ENVERI JUA LERONTE TE 14 SE E DINTE SA NJEREZ TE NDYR KISHTE DHE NUK ISHTE ENVERI I KEQ POR NJEREZ SI SALIU SI LIKE PLEHRA ETJ SI KETA SPIUNA QE FLISNIN NE VEND TE ENVERIT ,MESO GAZETARIN IDJOT I SHKUND, DHE BANDAT JAN TE SALES VIS MARTINIT SALA JA DJA LICENCEN E LLOTOVE, BIN LADENI KA ARDH NE MAMURRAS KU E MBROJTEN FUFT DROGAXHINJT E SALIUT QE JAN MARR ME PERDHUNIME VRASJE DROG ,HAJDUT BAGETISH , NE KURBIN KRYETARJA E PS NEN KRYETARJA E PD ,MESO GAZETARI JO FLET IDJOTLLIQE TRAPI LALES.

                    1. A
                      Anonim

                      Mjere ajo qe iku . Dhe mjere ata qe do ikin. Nuk behen kritikat kur vdesin njeres. Pa filluar sezoni duhen pare ku janë gabimet ..Duhet te punojnë qe te mos kete keshtu historish.

                      Lini një Përgjigje