Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), fton subjektet tregtare për pjesëmarrje në procedurë tenderimi

1 Gusht 2022, 11:56Sociale TEMA


I nderuar Partner,

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar.OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit 

Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – 

Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinave të konvikteve të Shkollës Hoteleri-Turizëm në Tiranë dhe Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë” me numër reference 8/2022 dhe fond limit dhe fond limit 10,920,000 lekë, përfshirë TVSH.

Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 3 Gusht 2022 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 15 Gusht 2022 ora 10:00. 

Të interesuarit mund të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected].

Oferta ekonomike së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:

Ambasada Austriake në Tiranë

Adresa: Rruga e Xibrakëve 4, 1001, Tiranë, Shqipëri

 



Lini një Përgjigje