Zjarret në Shqipëri: Peleshi e gjen sërish zgjidhjen tek Greqia, ndihmë me avionë

30 Korrik 2022, 20:29Sociale TEMA
Zjarret në Shqipëri: Peleshi e gjen sërish zgjidhjen tek Greqia,

Dy avionë nga Greqia u janë shtuar forcave shqiptare operacionale, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit.

Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa ndau sot pamje nga operacioni që po kryhet nga toka dhe ajri.

Ai teksa theksoi se deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat

“Dy avionë të tipit PZL nga Greqia u janë shtuar forcave tona operacionale që po punojnë nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit”, shkroi ai.

Sipas tij deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Bashkia Dropull është përfshirë nga flakët e zjarrit që nga mëngjesi i ditës së sotme.

Disa orë më parë një banor i fshatit Frashtan u asfiksua nga tymi i zjarrit.

Ai u gjet i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara.

Sipas informacioneve paraprake i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjirokastrës, ndërsa pritet të dërgohet në spitalin e Janinë.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, ka informuar për situatën e zjarreve.

“Situata nuk ka qenë e qetë, zjarri është përhapur në të gjitha fshatrat njëherësh dhe era ka bërë të pamundur që forcat të ndërhynin dhe të mundësonin fikjen e zjarrit”.

Sipas tij të gjitha Bashkia ka marrë të gjitha masat.

4 Komente

  1. M
    Ministrinë e pe Leshit

    Po pse o PrejLesh! Ne nuk i blejmë dot ca PZL??? Helike janë, Kudo ulen. 3T ujë marrin Të lirë janë Lehtë transportohen Lehtë dhe lirë mirembahen. Apo ti do 50m € për nje avion. Me.50 o Niko peshë pambuku. Blen 100 PZL... Yyyy hajduta të qelbur... Lypsarë, zhulsa NeoRilindas.

    1. M
      Minister pa Ushtri kjo bo vaki ne Shqiperi !

      Nji Ministri absurde qe do duhej prej vitesh te reduktohej ne nji Drejtori Ushtarake e te kishte Vleren e kazernave sepse ato drejton . Eshte skandaloze qe sot ne kto kohe Krizash Boterore ,nji vend i varfer si Shqiperia te paguaj Miljona per nji Parazit FakeMInister per nji FakeUshtri .E kemi thene se KM Rama eshte mire qe t'i shtrydhi mir trut e therrasi mendjes per kte popull ,qe jeton ne mizerje e redutoje disa Ministri . Te mbashe kte Minister kot , e paguash Mijlona pa asnji pune per sehirxhi sepse Vjen Bota dhe na shuan zjarret , vjen Nato e na mbron _ ky karagjoz rri e pordhon nmbi karrige dhe fiton miljona kot kot fare. Kjo eshte nji nga marrezite e ktij pushteti

      1. V
        Vin

        Pelesh hesapi.te qifshim gocen mu ne piçk qe sble i dot nje avion per fikje zjarri ju hajduta muti.

        1. V
          Vinkari

          Vin , e mori provimin motra ore ???

        Lini një Përgjigje