I nderuar Partner,
Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të
kufizuara jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë
dhe në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe
institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60
vjet.
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e
Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në
fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe
të nxënit bazuar në kompetenca.
Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET –
Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në
Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinave të
konvikteve të Shkollës Hoteleri-Turizëm në Tiranë dhe Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë”
me numër reference 8/2022 dhe fond limit dhe fond limit 10,920,000 lekë, përfshirë TVSH.
Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin
publik.
Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në
këtë procedurë tenderimi brenda datës 3 Gusht 2022 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e
ofertës është data 15 Gusht 2022 ora 10:00.
Të interesuarit mund të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në
adresën [email protected].
Oferta ekonomike së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të
mbyllur, në adresën postare:
Ambasada Austriake në Tiranë
Adresa: Rruga e Xibrakëve 4, 1001, Tiranë, Shqipëri
Lini një Përgjigje