Marrëveshja për pensionet me Italinë, Ibrahimaj: Ditë fitoreje për shqiptarët

27 Korrik 2022, 11:23Sociale TEMA

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Ibrahimaj: Ditë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e ka quajtur fitore për shqiptarët arritje e marrëveshjes me qeverinë italiane për pensionet.

Në një konferencë për shtyp me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci, Ibrahimaj tha se me këtë marrëveshje shqiptarëve që jetojnë në Itali do t’ju njihet tashmë periudha e punës dhe do të përfitojnë pensionin.

“Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali, apo një pjesë do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ai individ do të dalë në pension. Ka qenë një kërkese  e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali hartimi i kësaj marrëveshje. Sot mund të themi se për këdë shqiptar është një ditë fitoreje dhe përmbushet njohja e periudhës së punës së tyre.


Qeveria e ka pasur me prioritet trajtimin e kësaj marrëveshje. Gjithashtu edhe qeveria italiane. Kjo tregon për marrëdhënien e shkëlqyer që dy vendet kanë. Italia i është gjetur pranë Shqipërisë në momentet më të vështirë.

Sot është një ditë fitoreje për komunitetin shqiptar në Itali, por edhe atë italian në Shqipëri që është rritur”, deklaroi ministrja.

5 Komente

  1. D
    Dhe perse vetem me Italine !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Sigurishte eshte nji Omen i mirer per gjithe shqiptaret emigrantet bashkatdhetaret tane ne Itali , mipro Emigrante Shqiptare ka edhe ne Gjermani - Austri - France - Belgjike - Suedi -Zvicer- Norvegji - dhe GerrQ!

    1. T
      Torino

      A la ndonje kompetent(jo gazetaruc)ta shtjelloje me rrenje e dege problemin?Dikush qe mer vesh se:eshte nje arritje e MADHE kam dy dite qe e degjoj!Flm.

      1. B
        Balina

        Ideja eshte qe ka shume shqiptare qe kane disa vite pune ne Shqiperi por me pas emigruan ne Itali dhe kane punuar disa vite atje. Problemi eshte qe kur arrinin moshen, ne nje nga vendet/ose ne te dy vendet nuk i mbushnin vitet per te dal dhe per te perfituar pension. Kjo dmth qe te gjitha kontributet e paguara ne Shqiperi ose Itali shkonin kot dhe emigrantit te shkret nuk i del fare pensioni si ktu si atje, ose kur i del tek nje nga vendet nuk perfiton fare kontributet e paguara tek vendi tjeter. Me kete marreveshje njihen te gjitha kontributet si ne Shqiperi dhe Itali, nderkohe qe personi ne fjale vendos vet ku ta perfitoje pensionin, ne Itali apo ketu. Shumica derrmuese qe perfiton jane ata emigrante shqiptare ne Itali, te cilet kur do dalin ne pension ne Itali, atje do i njihen dhe kontributet e paguara kur kane punuar ne Shqiperi. Nje pjese tjeter jo e paket qe perfitojne jane ata qe jane kthyer nga emigracioni dhe dalin ne pension ne Shqiperi. Edhe ketyre Qeveria ketu do ti njohe kontributet e paguara per vitet e punes ne Itali.

      2. T
        Tirona

        Te pakten nje gje e mire u be, kur mendoje sa shqipetar kane vite pune ne shqiperi e ne Itali kjo do u lehtesoje cike situaten e pensionit.Sigurishte me pipinot nuke fitone,por te maresh dicka eshte me mire se asgje.Bravo Rama.

        1. F
          Franci

          Beteja me e madhe e gjithe koherave eshte me helenet ......atje shqiptaret qe u kthyen dhe qe kontribuan per vite e vite nuk u quhen vitet ..... qe te ndodhi pikerisht ky sukses sic ndodhi me Italine , duhet nje revolucion i madh ne Greqi ...gje qe sot eshte e pamundur , per shkak te ligjeve te sapo vendosura mbi pensionet ne shtetin Helen .....eshte i vetmi shtet ne mbare Boten qe ne sigurimet shoqerore nuk ka paragrafin qe per sa vite punetori kontriboje , ate te mare , sic ekane shume shume vende , por e theksojne se minimale te maresh pension ne Greqi eshte 15 vite pune ose 4500 dite , pikerisht ky ligj eshte ngerci i te gjitha paderjtesive , kjo do te thote qe per te gjithe ata bashkeatdhtare qe punuan atje per me pak se ketyre kushteve humben ......nuk e di se si mund te jete e ardhmja vec ne horizont nuk shukohet drite e gjelber , duke mara dhe parasysh gjendjen e keqe te financave te sigurimeve shoqerore helene veshtire se do kete zgjidhje sic patem me Italine ....zgjidhja eshte nje dhe e vetme , duhet vendosur me cdo kusht paragrafi ne ligjet helene , qe te njefen vitet e punes per sa vite punuan , dhe jo me 20 vjet ose 4500 dite pune , me kete pakete te gjithe shqiptaret qe punuan atje poshte ketij kriteri ....humben ...

          Lini një Përgjigje