‘Karavastaja si 82-shin’, Ben Blushi: S’ka gjurmë të ditëve tona, thjesht vajza të lyera me rimel dhe djem binjakë që duken si binjakë të Noizy-t

31 Korrik 2022, 12:48Sociale TEMA

‘Karavastaja si 82-shin’, Ben Blushi: S’ka gjurmë të

KARAVASTA, VISTA LA HASTA

Karavastaja duket si një plazh në të cilin kohët nuk janë ndërruar.

Mos ishte për makinat dhe celularët do dukej sikur aty ishte viti 1982.

Gratë e shtrira në natyrë lëshojnë gjurmët e tuleve, rrudhave dhe barrave ciklike, si vula të autoritetit të tyre mbi rërë.

Burrat luajnë tavëll apo flenë poshtë çadrave duke i shtyrë gratë në diell. Në darkë me siguri grinden me gratë kush është nxirë më shumë.

Pleqtë kanë ftohtë dhe mbulohen gjithë kohën me peshqirët e lagur të nipërve dhe mbesave.

Fëmijët nxjerrin kokat mbi dallgë duke e kthyer gjithë plazhin e Karavastasë në një kamp fushor, ku duket sikur ca njerëz nga e shekulli i kaluar kanë qëndruar aty për tu freskuar.

Karavastaja jeton në shekullin e kaluar.

Aty nuk ka asnjë gjurmë të ditëve tona, të plazheve me pagesë, me ushqim në çadër, me muzikë apo me vajza të lyera me rimel dhe të djemve të qethur shkurt që ngjajnë të gjithë si binjakë të Noizit.

Në Karavasta nuk ka energji elektrike.

Nuk ka asfalt.

Nuk ka muzikë me zë të lartë.

Nuk ka parking.

Makinën mund ta lesh ku të duash, në çadër, poshtë çadrës, afër çadrës, në rërë, në det, në lagunë, mund ta përdorësh si varkë për ti bërë shëtitje gruas apo si rrjetë për të kapur peshq.

Në Karavasta nuk ka asnjë shezlong.

Çadrat janë bashkimi i katër shkopave me një çarçaf.

Lodrat e fëmijëve janë bashkimi i një shkopi me një gropë.

Plazh quhet bashkimi natyral i diellit, rërës dhe detit.

Në Karavasta ka ujë.

Po nuk ka çezëm.

Ka pije.

Por nuk ka kamarier.

Nuk ka polic.

Nuk ka roje plazhi.

Nuk ka tualet.

Çdo burrë është kamarieri i familjes së vet dhe çdo grua është kuzhinierja e barkut të vet.

Karavastaja është një ëild beach.

Diku në fund të plazhit një karavastajas nevojtar ka ndërtuar një tualet me perde, që duket si një dhomë zhveshjeje në një sfilatë vintage.

Laguna ka rregullat e veta që i bëjnë ballë grykësisë së njeriut për të ndërtuar aty ku nuk mundet.

Në 30 vite ujërat e Adiatikut i kanë marrë Karavastasë më shumë se 500 metra tokë.

Konkurrenca e specieve funksionon me përpikmëri duke provuar teoritë natyraliste të Charles Darëin.

Kohët e fundit gaforret blu kanë filluar të zhdukin çdo specie tjetër përfshi karkalecat, peshqit dhe sidomos ngjalat.

Këto gaforre quhen blu sepse me këtë ngjyrë dalin nga deti, por kur përfundojnë në pjatë ato bëhen të kuqe.

Pa dyshim kjo është një specie inteligjente që duke jetuar në det, ndjek modën e ngjyrave në tokë.

Pak para se të shkosh në plazh është Sektori 1 Adriatik.

Sektori 1 përbëhet nga katër pallate parafabrikat të zeza nga dielli që i rreh gjithë vitin dhe të mbushura me nishane të bardha, nga tarraca në themel.

Janë depozitat e ujit dhe pjatat satelitore.

Ne Sektorin 1, kanë jetuar të internuarit.

Tani nuk ka mbetur më asnjë prej tyre.

Njëlloj si gaforret blu, gramshiotë, librazhdas dhe skraparllinj i përzunë të përndjekturit nga shtëpitë, ua morrën dhe u vendosën aty.

Ata qëlluan të gjithë blegtorë.

Nuk e duan detin sepse kanë ardhur nga toka.

Sektori 1 është një fermë kolektive.

Patat, lopët dhe dhitë jetojnë bashkë me njerëzit.

Në dimër laguna kthehet në një ishull për flamengot dhe pelikanët e uritur.

Unë mezi po pres të shkoj në tetor për të fotografuar të gjitha mbetjet e kohës në Karavasta.

Do isha larë dhe dje nëse nuk do më dukej sikur po i bezdisja plazhistët me aparatin tim fotografik, me të folurën time sintetike dhe veshjen time të shëmtuar, si pasojë e shekullit ku jetoj.

Njerëzit në Karavasta kanë marrë zakonet e gaforres blu.

Ata zbojnë të gjithë ata që vijnë nga ky shekull për të parë si kanë jetuar njerëzit e shekullit të shkuar.

Kontrasti me ne është lumturia e tyre më e madhe.

Natyra është pasuria e tyre e vetme.

Ata jetojnë për të na treguar sa të varfër jemi.

Go to Karavasta

Hasta la Vista

Vista la Hasta

20 Komente

  1. M
    Milo

    O Ben Blushi! Çfarë dije ti çdo cm i bregdetit është kthyer në plazh modernë? Qenke shumë prapa. Por një pamje të tillë sheh edhe Pish Poro Vlorë dhe Pish Poro Fier, në hidrovor Vlorë e shumë vende të tjera Pastaj Krarvastaja është Lagunë, jo plazh, plazhi është në Divjakë. Si duket shkruan se nuk ke çfarë bën. "Rri që rri shkruan një kartë"

    1. J
      Juli

      O Milo ti do jeshë nga ato që jetojnë në shekullin e kaluar. Je jo një shekull mbrapa në krahsim me B.Blushin,por 5shekuj. Debil po mësoke dhe korigjoke Benin ti !!!!!!!!

      1. A
        Ante

        Lumsi Beni paska nje zagar race

        1. P
          Paqesori

          Te lumte,Ante! Zagar ,dhe cfare zagari.... S'po i kuptoj keto, shkrimet qe boton here pas here ky Ben Blushi.Eshte kthyer ne turist fshati,qe ka kuriozitet dhe per vogelsira.

        2. L
          Lala i Lushnjes

          Dëgjo këtu moj ti e Benit! Ne 82-shin në Bedat ( Karavasta i thotë Beni) punonin traktorë e kombajna, më të mira të kohës. Të internuarit hanin bukë gruri dhe në fshatrat fqinjë megjithse vëndas bukë misri. Me tonelata gips e gëlqere çķripzuan tokat, foragjeret fullë e qumështi lum. Hajde fshini bythën dhe t'ju rrojë "demokracia,, që vërtitet këtu e tridhjet vjet rreth rreth dy-tre burdellove televizive e qeroskës së Fevziut që nuk di akoma se kushe e ka "dhjerë,, . !!!???.

          1. B
            Bedatsi

            Shume e vertete, Lale. Te pershendes.

          2. M
            MOS

            Juli, pse u merakose ti per Benin e Blushe apo si duket ja mban ne dore? Pika me gjithe gjallese!

        3. I
          Ilo

          O sa mir qe eshte keshtu more Beni!

            1. s
              sali bolleku per familjen e tij

              Beni kujton se te gjithe jane te pasur si puna e tij dhe atyre politikaneve hajdute qe vjedhin popullin fukara te karavastas e te gjithe Shqiperis. Une kam qene atje para benit qe nuk ecen vete dhe u cudita me varferin kapitaliste te fshatit e te mos flasim per plazhin... Dikur kur ne ishim keq(ne diktature thote dhjerokrati kom sali) atje kishte shkolle dhe ambulance,kurse sote kishin mbetur vetem shenjat germadha... Jam habitur se si jetojne ata njerez se edhe toka eshte me kripe dhe nuk prodhon. Njerzit kishin zbrit nga malet e librazhdit e gramshit per nje jete me te mire ,por ishin me te varfer se personazhet e"lumit te vdekur"

              1. J
                Juli

                Përse Beni nuk ka vjedhur !!!!!! Edhe pjesë e atyre hajdutëve është. Shkrimet e Benit rrafin në të gjitha anët. Ai është NJË NGA MË TË TALENTUARIT. Ai është kopil për shkrimë i themi ne nga shqip. e mesme. Sa për fukarallikun,e ke në cdo fshat e qytezë. Dhe në qytete gjysmat janë fukarej

              2. D
                Dakord

                Si e ke hallin o i pangopur??!! Ja ke vene syrin edhe karavastase tani??? Gjithe bota ka parqe qe ksne qene ashtu oer 2 milione e me shume vjet. Amerika ka yellowstone, kanionin e kolorados e qindra te tjere. Kina ka parkun me madheshtor ku eshte luajtur filmi avatar, kroacia ka nje park te tille natyror etj etj. Pi ti u mesove me 200 mije dollare rroge ne muaj dhe cdo cm te shqiperise e sheh mundesi fitimi. Sipas nje te korruptuari si puna jote duhet ti leme patjeter gjurmet e betonit kudo o plehre. Po lufton bota per vjosen tone o funderrine qe mos befsh hajer inshallah.

                1. D
                  Dhori Kule

                  Ben karavastaja. Fshati quhet Bedat dhe eshte fshati me I varfer ne bote. Ashtu ka qene edhe me ose pa Blushin qe e zbuloi. Aty njerzit jane pa passport. Lopet jane te dobta duke ngordhur nga mungesa e ujit dhe ushqimit. Eshte vend pa identitet ku pelikani kacurrel haet ne tre vakte. Mezi presin ndonje parelli si libra e Blushit. Era e mutit eshte si parfum sepse nuk ka asnje tubacion. Mezi presin pelikanet qe I hane ne cdo kohe.

                  1. L
                    Libra

                    Bibilush!! Ç’ke qe ngacmohesh? Rri i qete e shijo parate e korrupsionit (nese arrin t’i shijosh) e mos na caj trapin me hartime!! Apo po afrojne zgjedhjet dhe do rilindesh Libra-n?

                    1. S
                      Sali Benishi

                      Duket siku Karavastaja vjen nga njeri prej librave te tu… Karavasta! Edhe emrin e ka te cuditshem! Sikur t’ia kete vendosur vete Sali Benishi. Edhe banoret jane trashegimtaret e tij. Sepse ajo fare pushtuesi u perhap nga Tropau ne Gramsh, Librazhd, Gjirokaster e gjetke. Njelloj si ata nga Memaliaj. Edhe ata qe do me komentojne jane skota e Sali Benishit. Shiko kur ye pyesin se kush eshte ky!

                      1. M
                        Mira

                        Z. Blushi, luhateni midis admirimit dhe përpunimit. Nuk po pozicionohem në këtë çështje, por ju pozicionoheni për gratë shumë shëmtuar. Njëherë flisni për tulet e rrudhat, që lenë vulat e tyre në rërë dhe pastaj thoni gruaja është kuzhinierja e barkut të vet. Në një kohë që burrin e bëtë kamarierin e familjes. Seksist e përbuzës!!! Ndaj gruas! Ndaj nënës! Matni fjalët kur të flisni për të!

                        1. L
                          LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

                          Mira! Me shumë respekt e ju kërkojë falje. Për putanat në profesion kam respek, kan një hall bëjnë një punë. Për putanat si Blushi jo! Janë putana në shpirt thot greku. Me këtë shkrim i til është treguar beni.

                        2. B
                          Bedat i thon o Bibilush

                          ky hajduti dhe gjobaxhiu topit i ka ven syrin dhe bedatit. dhe sja ka haberin trapi-shkrimtar qe nuk quhet karavasta.

                          1. ?
                            ????????????????????????

                            KA FILLU TE LANE MENJA EDHE KET PUPUPUPU

                            1. S
                              Shkodra

                              Ben i dashtun! Sei unico! Sei grande!.. Sei irragiungibile, inaccessibile, inattingibile! ..et si je te dis, que tu es le neveu de Charles Baudelaire? . Avec ses " Fleurs du Mal" "Flours of Evil". Vola alto!

                              Lini një Përgjigje