UNDP Albania fton qytetarët të vizitojnë herë pas here portalin e transparencës http://eu4schoolsportal.al/, i cili është një dritare e rëndësishme e komunikimit me publikun duke mishëruar parimet bazë të Bashkimit Evropian dhe UNDP te cilat janë transparenca dhe llogaridhënia.
Nëpërmjet këtij portali, publiku dhe përfituesit e programit “EU4Schools” mund të njihen në kohë reale me informacione të përditësuara rreth progresit të programit, me statistika, me raporte, si dhe mund të ndjekin ecurinë e punëve për secilin objekt arsimor.
“EU4Schools” nuk synon vetëm të rindërtojë apo riparojë objektet arsimore të dëmtuara nga tërmeti, por edhe të ngjallë shpresë te komunitetet e zonave të prekura.
Në këtë kuadër, portali është një instrument kyç për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe zbatohet nga UNDP Albania, në fokus të të cilit është rindërtimi apo riparimi i me shume se 60 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues dhe me përfitues të drejtpërdrejtë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues.
Lini një Përgjigje