Vetëm një marinë turistike në Shqipëri, 5 porte në të gjithë vijën bregdetare

3 Gusht 2022, 17:04Sociale TEMA

Vetëm një marinë turistike në Shqipëri, 5 porte në

Pjesa më e madhe e zonave turistike në Shqipëri nuk kanë porte për të ankoruar mjetet lundruese. Portet në pjesën e bregdetit Jon ndodhen në Vlorë, Orikum dhe Sarandë.

Të gjitha zonat më të frekuentuara Palasë, Dhërmi, Himarë dhe Jalë nuk kanë infrastrukturë për të akomoduar varkat, skafet apo jahtet.

Edhe përgjatë vijës bregdetare të detit Adriatik, shumica e plazheve nuk kanë vende për ankorimin e mjeteve të ujit.

Porti i Durrësit dhe ai i Shëngjinit, të cilët kanë infrastrukturë për mallra, lejojnë në disa zona parkimin e varkave, por në asnjë vend tjetër përgjatë bregdetit të Adriatikut nuk ka marina tursitike.

Qeveria ka dhënë në total 7 kontrata koncesionare për ndërtimin e porteve turistike, por i vetmi që ka arritur të ndërtohet është Porti i Orikumit.

Për kontratën e dhënë të Portit turistik të Vlorës nuk ka nisur ende ndërtimi dhe as për Portin turistik të Durrësit, Durrës Yahct Marina.

Një tjetër kontratë koncesionare e cila është në shkelje të plotë të afatit punimeve është Porti i Kalasë së Turrës.

Kontrata është firmosur një dekadë me parë dhe është me 2 vjet vonesë nga afati i vendosur për përfundimin e punimeve. Por në vend të anulimit të koncesionit, qeveria i ka atribuar kompanisë statusin e investitorit strategjik duke i dhuruar dhjetra hektarë tokë për të ndërtuar një kompleks me vila.

Kontrata për Albania Bay Marina e nënshkruar në vitin 2015 nga Ministria e Transportit dhe Punëve Publike është pezulluar dhe është në proces revokimi.

Për dy porte të tjerë atë të Shëngjinit dhe Marina Limionit në Sarandë nuk ka nisur ende ndërtimi.

Marinat detare janë zona që mundësojnë ankorimin e mjeteve detare me punonjës të specializuar, kanë kushtet e sigurisë për parkimin e tyre dhe bëjnë furnizimin me ujë, karburant dhe japin akses në energji elektrike varkat.

Mungesa e marinave mban peng jo vetëm zhvillimin e turizmit blu në vend, ku portet kryesorë tanë përdoren vetëm për furnizimin me karburant, por në shumë raste bëhen shkak për shkeljen e rregullave detare duke shkaktuar aksidente.

3 Komente

  1. O
    Oligopoli "i rregulluar"

    Ja prit pak Tema. Sa ti turren dhe marinave. Investitorët "strategjik" tenderik, ppp-is, vkm-ist me 1€ truallin. Dhe çmimet !!!!

    1. K
      Klevis

      Sa bukur ke shkruajt o i degjenerume ????bere gjithe kete pershkrim per te nxjerr ne fund qe keto jane dhe burim aksidentesh!!??nuk justifikohet dot ajo qe ndodhi o byth lepiresa.

      Lini një Përgjigje