Kumbaro reagon për vrasjen e 7-vjeçares nga përplasja me skafin: Marrëzi e një njeriu që theu çdo ligj

3 Gusht 2022, 20:39Sociale TEMA

Kumbaro reagon për vrasjen e 7-vjeçares nga përplasja me

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka reaguar për të parën herë mbi ngjarjen tragjike që ndodhi në Himarë mesditën e 2 gushtit, kur një vajzë 7-vjeçare u përplas nga një skaf dhe humbi tragjikisht jetën.

Ngjarja ka shkaktuar revoltë të madhe në opinionin publik, për më tepër që autori është një oficer i Policisë së Shtetit, tashmë i pezulluar nga detyra deri në një hetim të plotë të ngjarjes.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!”, e nis Kumbaro reflektimin e saj.

Ministrja më tej, vijon duke thënë se nuk ka fjalë që shërbejnë si ngushëllim për rastin. Por, kërkesën e vetme, e ka për drejtësinë, e cila sipas saj duhet të veprojë pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjin dhe rregullat, duke rrezikuar jetët e të tjerëve.

“Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu”, vijon ajo më tej, “për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës”.

 

13 Komente

  1. b
    ben.

    O zot , cfare do degjojme me nga keta plehrat e rilindjes. O zot, vajza u perplas me skafin. O njerez ca po ndodh ne kete vend. Vajza 7 vjec ishte me shpejtesi dhe goditi skafin. O zot vur dore ne kete vend te mallkuar!!!!

    1. b
      ben..

      O komentues i kudogjendur... Përpiqu të kuptosh mirë çfarë dhe si shkruhet në gjuhën shqipe. Më lart është thënë "një vajzë 7-vjeçare u përplas nga një skaf" dhe jo "u përplas me skafin". Je bërë më keq se Sali mortja dhe larot e tij.

      1. H
        Hasan

        Nuk thote qe vajza u perplas,por u perplas nga nje skaf dhe humbi tragjikisht jeten, mos i shtrembero theniet Dhe u prehte ne ajo engjell????????????????

        1. H
          Hasani

          Gazeta Tema e ka bene titullin gabim gazete leshi

        2. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Plehreeee !

          1. k
            kthhh

            Zonja Kumbaro shpresoj qe ti dhe shefi yt te veproni jo vetem me fjale por dhe me vepra. Nuk eshte hera e pare kete vit dhe nuk eshte as viti i pare qe ndodhin keto aksidente nga mjetet motorike ujore. Mos lejoni me asnje mjet motorik ujor prane plazheve me pushues. Duhet te kete pika te vecanta larg plazheve ku njerezit qe duan te shetisin me motoskaf apo jet ski mund te shkojne e te marrin me qera mjetet.Por largoni keto mjete nga plazhet dhe mos i lejoni tu afrohen pushuesve.

            1. N
              Një ministre kote

              Kjo pse ështe minister një Zot e di Kjo nuke ështe as me të vdekurit as më të gjadhet një pushtetate koti

              1. P
                Plazhisti

                Po 10 vjet nuk dolen te behet nje polici e hajrit? Nuk po i kerkojme te arrestoj as Saliun dhe as Meten dhe as alabaket e tyre se e dime qe nuk kane klleqe, e kane provuar. Por te pakten te bejne dicka e te marrin pergjegjsi per femijet ne plazh. Kjo nuk ishte rrufe nga qielli por nje vertetim i kultures se mos-pergjegjsise ne kete vende. Peshku qelbet nga koka dhe ministri i brendshem qe fshihet si skuth ende nuk ja kemi pare surratin. Ti vij turp! Te iki urgjentisht se nuk eshte per kete pune. Drejtori sot doli e na tha qe ishte ne krye te operacionit policor. Ku ka qene kto 3 muaj? Ca bejne keta njerez ne Tirane ne pik te sezonit? Biles edhe ti vete qe ke muaj ne bregdet duhet te konsiderosh rolin tend. Nuk i sheh ti keta me skafe vende e pa vende? Kafshet ne makina apo abuzimet me muziken e larte qe na eshte bere ferr 32 vjet. Mungesa e shtetit ne plazhe eshte e frikshme.

                1. K
                  Ksamili

                  Mire drejtesise dhe policise po u kerkon te denojne me rreptesi dhe te zbatojne ligjin: pra u kerkon te bejne detyren qe u ngarkon ligji.Ky eshte zbulim sensacional i zonjes.Po vetes i kerkon ndonje gje brenda ligjit , qe ta zbatoje.O shtetare ben ate qe te takon per detyren qe ke, dhe mos u merr me te tjeret. Se ketu ne Shqiperi te gjithe merren me punen e tjetrit dhe shume pak ose aspak merren me punen qe u takon.Dhe ndodh qe kur ndodh ngjarja te gjithe japin mende dhe askush llogari.Nuk funksionon keshtu shteti .Ndodhi cfare ndodhi kushdo duhet te marre dhe mbaje pergjegjesi.I zoti eshte ai qe merr e vecanerisht mban pergjegjesi per cfar ben e cfar nuk ben.Gabimi nuk kritikohet por zgjidhet me doreheqie ne demokraci.Ky eshte shteti qe duam te ndertojme;po qe se jeni dakort pranojeni kete lloj shteti edhe me beneficet qe ju jep ,por edhe me parametrat mbi te cilat funksionon;prishja e ketij ekulibri deformon shtetin zonja ministre.Nuk e di a kupton gje nga keto apo jo.Aferim te qofte.

                  1. P
                    Ppa

                    Ke te drejte per policine....sjdomos ajo e kufirit....ne Vlore drejtojne prej vitesh te njejtet komisar apo k/komusar qe vetem pasurohen dhe nderrojne makinat...

                    1. E
                      Edi

                      Se si mund të riciklohen njerez si puna jote, vetëm Rama e di. Ndoshta ka shok dashnorin tënd që i jepje tendera në Ministrine e Kultures. Riciklimi yt dhe i A. Ahmetaj tregoi qe Rama është njësoj si Berisha e Like Floriri e ne ca gjera të tjera me keq akoma. Mjerë ky popull që nuk ka Alternativa!

                      1. D
                        DREJTESIA

                        Moj ministre, si e shpjegoni qe gjithmone kur ndodh ndonje ngjarje e rende, me pafytyresi deklaroni se duhet drejtesi. Pse nuk i merni masat para se te ndodh ngjarja? Duhet ta pesojme njehere pastaj te kujtohemi. Thirrjet e juaja per te vizituar bregdetin tone, nuk duhet ti degjoje njeri. Ketu nuk eshte e sigurte jeta e askujt. E di qe ju ministreshat paguheni pa punuar. Jeni kot fare. Me mire mos flisni fare, se fjalet e juaja skane pesh. I zoti eshte ai qe i mer masat dhe nuk e le te ndodhe e keqja. Besoj se e di qe ne kohen e xhaxhit, masat parandaluese parashikoheshin per cdo fushe edhe per periudhen e plazhit. E kunderta ndodh tani, vjen pasoja pastaj kujtoheni se cfare duhet te beni. E mira eshte te lini punen se vetem kete vit, rastet jane shpeshta.

                        1. l
                          lesh e li

                          A doni turizem? Ky eshte turizmi. Dalldi. Pallate shumekatshe, rere, det dhe yxhym.

                          Lini një Përgjigje