Dokumentet që nuk do të ofrohen më nga Ambasada shqiptare në Gjermani

5 Gusht 2022, 09:11Sociale TEMA

Dokumentet që nuk do të ofrohen më nga Ambasada shqiptare në

Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në  këtë shtet.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada njofton se disa shërbime konsullore nuk do të ofrohen më në pas datës 8 gusht.

Konkretisht: vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve.

“Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, dëmtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që: ta legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane); ta përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i licencuar dhe ta paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostille pa pasur nevojë të përkthehet në gjuhë shqipe nga përkthyes, thuhet në njoftim.

1 Komente

  1. P
    Poli

    Hapni sistemin se nuk aplikojme dot per pasaporta...ju lutemi..

    Lini një Përgjigje