Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania

4 Gusht 2022, 18:33Sociale TEMA

 

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania.

Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.
Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:
- aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës;
- deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme;
- ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike;
- kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social;
- lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.
Sistemet elektronike të rikthyera së fundmi në funksionalitet të plotë janë:
- Sistemi i Qendrës së Botimeve Zyrtare;
- e-Inspektimi;
- Sistemi i menaxhimit të informacionit për burimet njerëzore të administratës;
- Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.
Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës.
Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

2 Komente

  1. Q
    Qamili

    Nuk hapet dhe me kete moment.nuk esht i aksesueshëm.

    1. k
      k

      Hapet një MUT.

      Lini një Përgjigje