Tragjedia e Potamit, bllokohen 33 mjete lundrimi

5 Gusht 2022, 15:14Sociale TEMA

Tragjedia e Potamit, bllokohen 33 mjete lundrimi

U desh që vogëlushja 7-vjeçare të vritej tragjikisht nga skafi në bregun e plazhit të Potamit në Himarë, që policia të “bëhej e gjallë” dhe të kujtohej për rrezikun që vjen nga motorët dhe mjetet e tjera lundrueses.

Mësohet se gjatë kontrolleve të fundit për  Jet Ski, gomone, skafe e varka janë gjetur shumë prej tyre me shkelje në dokumentacionin përkatës.


Vetëm sot në Vlorë mësohet se janë bllokuar 33 dokumentacione, me qëllim verifikimin e tyre nga policia kufitare dhe ajo e rendit. Deri në verifikimin e plotë, dokumentacionin për mjetet lundruese nuk do të kthehen tek pronarët. Kështu rrjedhimisht as motorët e ujit nuk do të lundrojnë dot.

Kontrollet e policisë Kufitare janë shtrirë në të gjithë vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë. Vetëm në Vlorë janë tre pika të bllokimit, në Tripot, Zvërnec dhe në pikën e Delta Force në Rradhimë dhe në Portò Palermo Himarë.

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ate varken me vela te Bledi Ficos kur do e kontrolloni ?

    1. S
      Specialistët

      Se mjetet e kanë fajin !? Dhe jo njerëzit. Dhe shteti që si kontrollon !

      Lini një Përgjigje