Pas tragjedisë në Himarë, Gledis Nano pezullon lejet e efektivëve për vijat bregdetare dhe zonat turistike

6 Gusht 2022, 14:47Sociale TEMA

Pas tragjedisë në Himarë, Gledis Nano pezullon lejet e

Pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas nga skafi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka marrë një vendim për efektivët e strukturave bregdetare.

Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.


Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se vetë drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.

2 Komente

  1. T
    Taulant

    Si mund te pezullosh lejet apo te dha leje krimineli super hajdut kryeministri i deshtuar.

    1. T
      Taulant 2

      Ai eshte jo vetem i forte ne Shqiperi por edhe i zoti te mbroje shtetin ne arenen nderkombetare ,njerez si puna tende jane me shumice ne Shqiperi qe nuk njohin vetveten dhe jo me ate qe ka bere Edi Rama dhe po ben edhe sot. Per ta ndryshuar ate qe rrenjosi tek shqiptaret Sali Berisha perca dhe sundo te varferin nga mendja me ideologji anti shqiptare

      Lini një Përgjigje