
Radhë kilometrike automjetesh raportohen në këto moment në qafën e Llogarasë.
Siç duket edhe nga fotot shihet një radhë e gjatë automjetesh në kthim nga plazhet e jugut.
Është ende e paqartë nëse ky bllokim lidhet me ndonjë aksident apo për shkak të fluksit të shtuar të pushuesve që kthehen pasditen e së dielës nga plazhet.
Qytetarët thonë se kanë më shumë se 30 minuta që nuk lëvizin nga vendi.

Shpresojme qe mos kete patur ndonje shkak "serioz", ndonje biciklete para. Ndodh qe merr flete gjobe nga policia sikurse rasti im sot. Ne aksin rrugor Seman-Fier, me fluks te larte mjetesh ne orar kthim nga plazhi, kam kryer parakalim te nje biçiklete ne nje segment rrugor me vija te panderprera, ne nje moment qe krahun e kundert e kisha komplet bosh. Polici i sherbimit 200 metra me tej , me ndalon dhe me vendosi gjobe, per parakalim te gabuar , cilesuar ne proces verbal neni 146 , pikat1-15, me arsyetimin qe sduhej te kryeja parakalim deri sa bicikleta te dilte nga segmenti rrugor me vija te panderprera (ndoshta te ecja pas bicikletes afro 200 metra , se nuk dallohen ne rruge edhe vijezimet). Kam firmosur pa asnje lloj shenimi. Kontrolloj kodin rrugor tani ne shtepi, neni 146, pika 12 paragrafi c , e perjashton gjoben ne nje rast te tille. Segmenti Fier-Portez rreth 3 km eshte me vija te panderprera. Sipas kesaj logjike , duhet te qendrojme pas bicikletave ne segmentet e vijave te panderprera, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Nga neser nuk do te kryej asnje parakalim biciklete ne segmente me vija te panderprera, duke udhetuar pas tyre , por kam frike se do te me gjobisin ne baze te nenit 139 pika 6. (pengim te qarkullimit te mjeteve) Polici e nderuar. Nuk kemi para te teperta te mbushim arken e shtetit.
Perse nuk botoni komentin?