
Mjekja shqiptare në gjermani, Aurora Dollenberg ka treguar simptomat e para të sëmundjes së lisë së majmunit që ka alarmuar botën gjatë muajve të fundit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dollenberg shpjegoi se lija e majmunit ka simptoma të pangatërrueshme që e diferencojnë nga viruse të tjera siç është COVID-19.
“Janë shenja të lëkurës që e diferencojnë nga viruse të tjera. Disa flluska që pas ditës së tretë të infektimit nisin të mbushen me lëng dhe në momentin që pëlcasin, është faza më infektive ku të gjithë mund të infektohen menjëherë. Ajo ngjitet me një kontakt të ngushtë, puthje, përqafime, kontakti seksual dhe kontakti shumë i ngushtë me kafshët”, tregoi Dollenberg.
Ajo shpjegoi se lija e majmunit është një sëmundje e vjetër me simptoma të reja në kohërat moderne, ndaj diagnostikimi i kësaj sëmundjeje mund të bëhet brenda shtetit, edhe brenda Shqipërisë.
Filluan prap me "in-flu-encer" te qojne pluhur per "yllin e ri" te mantelbardheve!!!
Po pse merreni me kete megalomanen?!