“Gozhda” që po i ngulet turizmit shqiptar

9 Gusht 2022, 17:04Sociale TEMA

“Gozhda” që po i ngulet turizmit shqiptar

Nga Fatmir Gjoni

Po habitemi përditë me çfarë po ndodh në këtë vend. Fatkeqësisht gjithkush ka një histori personale për të treguar këtë verë me turizmin shqiptar.

Po sjell edhe unë një të freskët të ndodhur jo më larg se dje. Nuk e sjell për t’u ankuar sesa për të reflektuar kushdo që ka diçka në dorë në këtë vend por edhe për ne si qytetar të tij.

Dje kisha planifikuar të bëja plazhin në bregdetin e Vlorës, me një mik që më kishte ardhur nga Italia. Dita rrodhi e tillë. 1000 lekë shezllon, pa faturë. E durova. Në lokalin kioskë një birrë kanaçe Heineken e vogël mu shërbye nga një fëmijë jo më shumë se 12 vjeç. Sërish pa faturë dhe me një çmim prej 400 lekë copa ose 3.5€. I durova edhe këto tre padrejtësi njëherësh. Erdhi vakti i drekës dhe vendosëm bashkë me mikun tim të shkonim në një restorant peshku me emër dhe i vjetër në zonë. Marrim makinën dhe shkojmë. E gjjthë rruga nacionale në të dy krahët ishte e mbushur me makina pushuesish. Tek lokali nuk kishte vende dhe ecën edhe nja 40 metra më tutje nëpër rrugën nacionale në drjetimin për Orikum. Qëllova me fat sepse në atë moment një makinë me targa kosove lëvizi nga ku ishte parkuar dhe e futa unë direkt. Pasi e kisha mbyllur makinen e po shkoja për nga lokali dëgjoj dikë që po thirrte nga pas. Kthej kokën pas, ndalem dhe e kuptova që po më thërriste mua.

Më kërkoi se ku do shkoja. U habita. Nuk e dija se me çfarë tagri del dikush në rrugë pa të njohur e pa ditur të të pyes se ku shkon. Mu kujtua vetem pyetjet e policisë në kufij që të pyesin se ku shkon. Gjithësesi ju përgjigja që po shkoja tek restoranti për drekë. Pa marr frymë akoma më urdhëroi të heq makinën e ta parkoja andej nga do shkoja. U habita dyfish. Mirë që më kërkoi llogari nga do shkoja por tani më tregonte edhe nga të shkoja. Makina ishte e parkuar në rrugë nacionale. Biles 2 gomat preknin asfaltin. E informova që aty ishte rrugë nacionale. Që nuk kishte asnjë tabelë askund që tregonte parking privat e as ku ndaheshin këta që ndanin rrugën nacionale. Më pasoi një urdhër i dytë ku më tha se nuk ka nevojë për tabelë përderisa po të them unë ta lëvizësh. Ndërkohë i kishin ardhur në përkrahje djali diku 17 vjeçar e një tjetër i afërm i rritur.

- Më fal i thashë por unë nuk mund të marr urdhëra nga kushdo që më del në rrugë se ku duhet të shkoj e çfarë të bëj me makinën time. Nëse unë kam cënuar pronën apo të drejtën tënde më mirë merr në telefon policinë. Sepse këtu është rrugë nacionale dhe unë jam po aq pronar sa ti në të. Do ha drekë e largohem për më pak se 2 orë.

Ika e u ula në restorant. Por me mendjen pas sepse e pashë që shikimet e tyre nuk ishin as mikëpritëse e as që mund t’u zije besë.

Mbarova drekën dhe u ktheva tek makina.

Para se ta nisja thashë ta kontrolloj makinën se mos m’i kanë bërë gjë, ndonjë gërvishje apo diçka tjetër nga ato marifetet e mendjeve të mbrapshta shqiptare. Dhe nuk gabova. Gomën e parë e kishin shfryrë nga ventili, dhe gomës së pasme i kishin ngulur gozhdë. Nuk e besova dot që në vitin 2022 të përballesh me të tilla situatash. Personat nuk ishin më aty. Dola e i kërkova vetë. Situatën e zgjidha vetë privatisht. Por më pas njoftova edhe policinë për tu treguar që të jenë në dijeni se në të gjithë vijën nacionale kanë dalë bandat e parkingjeve që zihen e përplasen me qytetarët dhe turistët.

Unë e zgjidha privatisht se kam të bëj me zonën, por aty edhe mund të ishim vrarë. Mund të kishim dalë edhe në kronikën e zezë. Dikush që i ngul gozhdë makinës i vë edhe tritol ose nuk e ka problem të shkrepë edhe armën. Miku i italisë u habit. I thashë që jam përditë në përballje të tilla. Duhet t’i dalim përzot vetes sepse askush nuk na mbron. Ky vend udhëhiqet nga i pari tek i fundit me vetgjyqësi. Në mbi 400 mijë kilometra që kam bërë me makinë në vende të ndryshme të botës, në asnjë vend nuk më ka dalë kush të më thojë, ku shkon as të më kërkojë para e as të më thojë largo makinën sepse ashtu do ai.

Nuk dua ta nxi Shqipërinë, por shija e eksperiencës së djeshme ishte e hidhur farmak. Në nivelin e të pabesueshmes. U binda që shumë frymorë në këtë vend janë çmendur. Njerëzit kanë humbur llogjikën. Nuk kemi as një javë që të tillë njerëzish vranë një fëmijë në det. Dhe vertetova që e gjithë vija bregdetare është e kriminalizuar dhe e rrezikshme. Dhe më e keqja, nga rreziqe që ti nuk di as nga të vijnë e as kur do të të përballesh me to. Persona që i kanë dalë zot rrugës nacionale që nga Velipoja deri në Ksamil. Policë që kalojnë përditë dhe që i shohin e nuk u thonë asgjë. Të gjithë e dinë, që nga pushteti vendor tek ai qëndror. Të gjjthë e dinë që u merren para turistëve për të parkuar në rrugë. Në Palasë të marrin para edhe për të parkuar në përrua. Kush e ka raportuar deri më sot që nëpër rrugët e Shqipërisë të kërkojnë lekë për të parkuar në anësore, nëpër ferra e nëpër përrenj?

Lindin pyetjet: A di gjë Ministria e Brendshme? Po Ministria e Turizmit a e di që turistit i kërkohet para me dhunë për të parkuar ose për t’i mbrojtur makinën?

A i kanë specifikuar njësitë përkatëse hapësirën që ka të drejtë të përdorë, llojet e shërbimit që ka të drejtë të ofrojë dhe standardin që duhet të përmbushin ofruesit e shërbimeve në vijën bregdetare? Shumë prej tyre bashkë me shezllonet janë bërë pronarë rrugësh nacionale, malesh, kodrash e lumenjesh, apo gjithçkaje u zē syri duke shtuar të ardhura nga parkingjet-shpikje.

Plus, a i kanë kontrolluar ministritë përkatëse personat të cilëve u kanë dhënë lejet për shezllone, baret verore, etj, etj, që operojnë në vijën bregdetare? Shumë prej tyre më qëllojnë me historik kriminal. Ca i di edhe unë që nuk punoj në shtet. E çfarë kanë menduar këto ministri a përfaqësues vendorë që do bëjë një kriminel me turistin që vjen në bregdet? Do shkojë krimineli e ti thojë “më fal” apo “të lutem” turistit apo do i nxjerrë thikën, pistoletën, do i shpojë gomën ose do rrihet me klientin?

Nësë vija bregdetare u besohet vetëm kriminelëve atëherë vetëm dhunë edhe luftë do jetë turizmi ynë. Por jo e gjithë Vlora dhe Shqipëria janë kriminela. Ka një çift, për shembull, pa shkuar tek hotel Paradise në Vlorë që nuk kam dëgjuar një herë të zihen me pushuesit. Shezllonin edhe sivjet e ka mbajtur me 500 lekë. Nuk ka kurrë muzikë. Edhe çmimet e pijeve dhe gjithçkaje tjetër i ka të arsyeshme. Edhe gjithmonë me faturë fiskale. Besoje apo jo po shteti ua ka prishur mbi 5 herë atë pak ambjent të qetë e të ngrohtë që kanë krijuar. Në krahun tjetër nuk ua kanë prekur dot kurrë horrave dhe kriminelevë në këtë zonë që vetëm zaptojnë hapësira publike ku mundin. E solla për të thënë që vetë shteti i inkurajon lulëzimin e të mbrapshtëve të këtij vendi.

Dje, ata persona nuk ia ngulën atë gozhdë gomës së makinës time, por mua. E ngulën në zemër për të më hequr edhe aq pak gjak e ndjenjë për këtë vend. Ja kanë ngulur atë gozhdë turizmit shqiptar. Ja kanë ngulur e po ua ngulin përditë edhe atyre pak njerëzve të mirë që kanë ngelur në këtë vend. Ja kanë ngulur të ardhmes së këtij vendi.

Një lutje kam: Bashkëatdhetarë, THIRRINI MENDJES!

54 Komente

  1. k
    katarakti

    Shumë e bukur. Shumë e vërtetë. Dhe shumê trishtuese. Kështu ngjan kur nuk ka shtet. Kur nga i pari deri te i fundit mendojnë veç për të vjedhur dhe për tu bërê tê pasur pa punuar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prokurori dixhital

      Per zblimin e autorit te ketyre veprimeve banditeske,duet te qe shkulur policia e zbuluar ne kohe.0a ekzagjerin eshte e fact me nje aksident te rende.Po kush ta beje.Mavrite injorante qe drejtojne policine shqiptare.Ata nuk kane kapacitet te kuptojne 0se psguhen nga shqiptaret.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mal Cori

        Toke e xanun, vlla. .... . Njesoj ishim para 32 vjetesh, Shqiperia, Maqedonia, Mali Zi, Bosnja, Serbia, Bullgaria, Kroatia......... . Po pse nuk ndodhin atje keto fenomene ? Se ka shtet qe ti ve koqet ne bige............. Ketu eshte ti vesh tritolin gjithe bregdetit nga Velipoja ne Ksamil, ta hedhesh ne ere......

        Përgjigjjuni
      2. D
        Do shpetoje Shqiperia

        Shkrim i goditur, i shkruar bukur, shumë i vërtetë, shumë trishtues, por ate thirrje ne fund e kishe kot: "Bashkeatdhetare, thirrini mendjes." E kujt i ben thirrje? Idiotëve qe nuk kane mendje? Shqipërisë i duhet shteti ligjor mor zotni. Jo parulla. Ata trimat qe thua ti, vetem druri i edukon. Por nuk mund ta bejme Shqiperine Far West. Kush është me i forte, fiton. Populli i thjeshte qe i bindet ligjeve nuk mund te dale e të zihet ne rrugën me gjithë lloj lloj sorollopi pa tru, qe kujton se ka të drejtë hyjnore mbi të tjerët. Nuk mund te armatosemi të gjithë per të munduar idiotët. Prandaj ka shtet dhe organe ligjzbatuese. Thirrja qe duhet të beje është: "O popull, bashkohuni dhe mos e hidhni votën per partira qe u japin nje thes miell, apo nje vend pune per vajzen dhe djalin. Jepjani voten vetem asaj force politike qe garanton shtet, Ku thesin e miellin e blen vete, dhe ku vajza apo djali gjejne pune vete sipas merites." Ashtu fillon zgjidhja e problemeve. Jo duke menduar se "ja, sa të vije Rama, dhe ja rregullon ai krimineleve." Po menduam kështu, na mori lumi me gjithë Ramen, dhe per 40 vjet mbas Ramës. A thua se rendin ne SHBA e mban Biden, kurse ne Britani e mban Elisabeta. Britania ka me jave te tera pa kryeminister dhe shteti funksionon njesoj.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ti do shpetoje shqiperia, rendin nuk e mban biden ne usa thua ti. Po as nje polic per nje qytetar nuk ka ne usa. Autoro i shkrimit ka pare 4 shkelje dhe i paska gelltitur te katerta pa denoncuar kurse kur ju prek goma e makines vet e pa te udhes te njoftoje policine. Turp te kete autori. Ne shtet punojne bijte tane dhe ata kane nevoje qe ne te denoncojme si qytetare te civilizuar. Te gjithe presin nga shteti por shtetin e bejme ne vete, por me njerez si ky autori nuk behet vendi yne. Autori eshte identik si shkelesit qe ka pare.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pupuja

            Bravo

            Përgjigjjuni
          2. T
            Turi

            Jo me jo. Ca ben thirrje kot njerezve me bisht. Ata smarrin vesh se kane bisht si lara 5000 vjetesh. Ktu ben pune vetem plumbi. Plumb ballit kshu merr vesh ky popull shpellar, thirrjen ta marrin per dobesi

            Përgjigjjuni
          3. F
            Fajtori.com

            Bravo Fatmir, Unë kam nja 10 vjet që nuk pushoj më në Jug, dhe jam betuar të mos harxhoj asnjë qindarkë në një qytet si Vlora. Thjesht janë njërëz të ligj, historikisht!

            Përgjigjjuni
            1. Çentrale

              Historikisht !!!!!!!!!!!!!!!!! Lum si ti. Ti pusho ku te duash , po me Vloren mos e kruaj Sta kemi borxh

              Përgjigjjuni
              1. I
                I pafajshmi

                Po ty mor pleher nga te kemi, nga marsi?

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alniku

                  Nuk është ti përgjithësisht të gjithë por shumica

                  Përgjigjjuni
                2. J
                  Juli

                  O Katarakti dhe ju që shani shtetin. Ato maskarejt,gangsterat,të fortët,hajdutët,të korruptuarit,drejtorët,shefat,zv.ministrat,ministrat,km,presidenti NGA KANË DALË !!!!!!!!!!!!!!!! Nga Greqia,Serbia,.... kanë ardhur!!!!!??? Jo jo e jo ,ata janë vëllezërit,motrat,baballarët,nlnat,dajot,tezet,... E JUAJ. SHQIPOT Pjella e juaj. Pjella mbas viteve '90 u edukua nga sali QENI. Edhe ju"të mirët,drejtët" që jetoni atje ,po tju vejnë në ato detyra. Po të njëjtët bëheni. Se stë lejnë të tjerët,kultura e shejtanit. Jo e shqiptarit. Ajo vdiq mbas 90-tës.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teki Gomisti

                    Të jesh i lumtur që gozhdën e ke në atë pozicion të gomës, mbasi riparohet pa asnji problem, sepse po të ti kishin futur gomës, ndonjë thikë në anësore, të jesh i sigurt që goma të ka dalë jashtë përdorimit……dhe nuk ka gomist në botë që ta merr përsipër. Ajo gomë, mund të sherbejë vetëm si gomë karroce kuajsh apo gomerësh, duke i vënë manikotë me kamardare. Paske qënë me fat që keqbërësi nuk të ka dëmtuar rëndë.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zeqo Salaj

                      Hartim per ne klasen e tete. Kjo nuk eshte tipike, ka raste te tilla, por pergjithesisht nuk ndodh keshtu. Ky shkruesi kushedi cfare pordhe ka treguar, qe ja kane fut gozhden. Dhe, qenka i pa dale jashte, ku neper bote ka edhe me keq.

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Satër

                      Qeverri e fortë!! Sikur përball mos kishim salinë edi loqja as mandatin e parë nuk do e përfundonte!.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Kush janë ato të mbaruar që shkojnë per pushime ne shqiperi ?

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Illyria-Shqiperia

                          Une jam, une jam ajo qe shkoj, se atje kam maman e vellane, se atje kam varret e te pareve, kam atin e vendlindjen! Shqiperia nuk jane kriminelet! Popullin shqipetar nuk e perfaqesojne ata! Ata kane dale si MUTI (te me falni per fjalorin) ne siperfaqe, e vertete, por ata nuk jane shumica, edhe pse mbajne ere te rende kudo ne Shqiperi, jo vetem ne bregdet. Me pelqeu shume artikulli! Kjo eshte e vertete dhe jo vetem sivjet, por çdo vit! Do vije koha qe edhe ata do mesojne si te behesh njeri e te sillesh me njerezit si njeri, por Atdheu eshte me shume se ata!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Moj Shqypni ta lumsha synin

                            Te drejte ke per leje 1-2 javore qe nuk behet fjale per Arnautistan,po nqs ke investuar 1-2 shtepia ose thjeshte dhe pa pasur as shtepi asgje,jane 90 dite vere ku dreqin do mbytesh do shkosh nje 3 ditesh fundjave se cmendesh vete dhe kalamajte ne Tr apo qytete,keshtu qe do nuk do, ballafaqohesh me keta shtaze por mendon me gjate se po te reagosh sic duhet duhet te behesh si terminator 2.Rast konkret te dielen ne plazh ne Dhermi prane Don Mare,ate pak vend per plazh publik erdhen ca familjare te zhurmshem me tatuazhe dhe qen pitbull mes pushuesve pa maske pa gje futnin qenin ne det pa llogarit qe ka tjere qe shqetesohen.Gjithashtu ngjitur me cadrat sheslongje private te Don Mare,i zoti i hotelit kishte vendosur dy cadra nga 10 m2 sejcila dhe kishte zene 1/4 e hapesires publike qe te mos perdorte ato te biznesit vet.Dmth nje tahma e felliqur,vjen polici dhe ndez cigaren me te ,pa e pyetur ku e ke lejen ose ti thote qe ke zene 1000 m2, ca mutin do me shume?!Hic nuk foli polici dhe iku,po te besh ndonje suvatim brenda ne oborrin tend vijne ne vrap 10 zagare shteti

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Lasgushi

                            Cfaqe te ndyra.Keta vagabonde Hora kane vetem nje ilac.Policine e repte te Malit te zi,Maqedonise pse jo Kosoves E drejte qe duet te largohet ministri I brendshem, bashke me banden dhe ciftelite e te paafte,grupin e organizuar konservator 30 vjecar qe kane uxurpuar Drejtorine e policise.Se bashku me Nanon e Edit.I cili te veje berber anglishtfoles ose robaqepes I policise fhe ministrit aktual.Keto 8 qan. Ore e di ky kingu,cfare detyre ka.?.Ai nuk ka stof,cehre dhe pagure as per nenoficer jo me per oficer apo director te madh.

                            Përgjigjjuni
                            1. Roberto

                              Ty bravo te qofte por me sa shoh une iku edhe ky vit si gjithe te tjeret. Shteti dhe vetem shteti duhet te vere pikat mbi i. Nese doni qe biznesi dhe turizmi te ece perpara beni ate qe ben ai cifti i cili e jep shezllonin 500 leke dhe mban cmime normale. Ne te kundert do i lusni sume njerzve ne rruge e nuk do ju shkele njeri aq shume te urryer jeni bere me keto pislleqe qe beni.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luani

                                E falenderojë shumë zoterinë për gjithëshka thote,më vjen keqë dhe i turpëruar per çka i ndodhi .., shoqeria jonë ka nevojë për një ndryshim vertikal, rrenjësore, shteti, ligji duhet të jete shumë i rrepte , fatkeqesishte jemi shumë largë mëndesise perendimore .. kur vjen nga jashte , edhe vendeve fqinjë , sinqerishte të duket vetja shumë keqë , jemi një vende ku 24/7 në ekrane dalin vetem politikanë, analiste , qe janë kanceri i shoqerise tonë ..!!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Ben

                                  Ti ke edhe ne Tirane keshtu tipe parkingjesh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nika

                                    Zotri Fatmir Gjoni. Hajde nga Veriu i Shqiperise . Si ka mundesi qe nuk ka asnje kantroll nga Policia Tatimore, ose nga policia shendetesore, ne qofte se ka? Pasterti zero, shishet e ujtit jashte ne temperature 38 grade tash 5 dite. Pagesa e çadres pa fatur ose si ju thoni ju shazlloni. 1000 leke kushton. Ka Polici Tatimore ????? O jane ne locale tu pi nga mjesi ne darke. Prandaj kemi polic bark derra ne. Ne qofte se Bashkija i ka dhane leje privatit me vu çadrat duhet ta kontrollojne se privati e mirmban pronen e Bashkise o jo? Dhe sherbimin qe ju ofron qytetareve. Kam shum deshire te shoh nje dite nje polic Comune, Bashkije , Polic Tatimor , Polic Finance ne terren, ne krye te detyres tu punua. E di qe eshte shum e veshtire por kjo eshte deshira ime si qytetar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Një mik që të do të mirën.

                                      Pushteti është në shërbim të votave, votat i mbledhin këta tipat kështu që pushteti bën qorrin, bën shurdhin, bën mbështeteshin e të fortëve. Kjo punë ka pjerdhur. Shqipëria është kriminalizuar deri në qeliz. Në llumin që po gatuhet, aty do të mbyten e bashkë me ta dhe igjthe vendi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. n
                                        na trego si quhet ky kari

                                        Mos u bëj misterioz lali, ky lokali e ka një adresë, emër, mbiemër. Na ço vendndodhjen e lokalit. Përndryshe këto që thua ti mbeten pordhë koti. Edhe shkërdhatat kanë emra e mbiemra, nuk janë anonimë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nik

                                          Zoteri nuk e kam mbi emerin metaj, Une kam shkruar ato qe shoh ne kto dite qe kemi arrdhur me pushime, kemi fatin e mire qe pushimet i bejme ne vendin e lindjes. Çdo njeri shkruan ato qe shef te arsyeshme. Une tregova realitetin. E kalofsh mire dhe pushime te mbara. Nuk boj politik ne Shqiperi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Redi

                                            Shume sakte,te gjithe pak a shume kemi histori te ngjashme me sa kuptova duhet te jete I njejti lokal sa kalon tunelin te uji ftohte ne krah te djathe qe eshte ne det,ai mbane edhe 1-2 bodigarde me vete!

                                            Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Toni

                                          Kryeministri yne legjendar do te thoshte keto jane normale, ndodhin edhe ne Gjermani

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            John Qelbashi

                                            Ke thene nje te vertete. Malli i diaspores per atdheun me marrezirat qe perjetojne atje po soset. E trishtueshme por e vertete, Te shkosh nga nje bote e qyteteruar ne ferrin e Dantes eshte me te vertete aventure

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Niku

                                              Në Itali këta quhen parcheggiatori abusivi dhe sipas shtypit italian janë një nga plagët e Italisë. Kjo është aq problem sa është shprehur edhe Gjykata e lartë italiane (corte di cassazione) duke e cilësuar si një shkelje administrative që dënohet me gjobë nga 700 deri 3100€ nga kodi rrugor italian. Vetëm në rast se kërcënon qoftë edhe fare pak kalon në shkelje penale. Më çudit që miku yt italian nuk e ditka pasi është një fenomen, fatkeqësisht I zakonshëm në Itali. Sa për të mos bështyre këtë vend "me elegancë".

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kissingeri

                                                Unë jetoj jashtë por udhëtoj shpesh edhe në Shqipëri. Shumë miq dhe dashamirës më thonë përse nuk i kaloj pushimet në Shqipëri. Një nga arsyet është kjo arrogancë e një shoqërie të prishur. Arsyja dhe llogjika nuk funksionon. Dhe shumë të tjera. Gjynah.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vidh sot se neser nuk i dihet

                                                  Shkrim shume i vertete dhe i drejte. Te falenderoj. Isha me pushime ne Shqiperi dhe Greqi (ishull). Ne Shqiperi frymoret jane neandertalas, humbet kohen te besh me shume koment, por edhe ne Greqi duhej te kontrolloje faturen item by item. Dhe aty te fusnin nje 10 apo 15 euro "extra" per nje sallate apo djathe te pa porositur. E forta eshte se pjesa me emadhe a kamarjereve ishte shqiptare apo "burazer".

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Niku

                                                    Në vijim të komentit të mëparshëm, gjeni cfarë thotë shtypi italian për situatën në Itali dhe natyrisht nuk shajnë turizmin në vendin e tyre dhe jam I sigurtë që italiani yr e di. Tutto il mondo e un paese thonë ata andej që me turizëm jetojnë. https://wheels.iconmagazine.it/info-utili/parcheggiatori-abusivi-cosa-dice-legge?amp=1

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Taulanti

                                                      Po ja bejne vetes.Eshte per te erdhur keq qe ajo perle e Shqiperise eshte shderuar ne nje xhungel ku te ashtuquajturit biznesmene te turizmit,injorante te paskrupull te vjedhin,te kercenojne,te mashtrojne.E qeveria rri dhe ben sehir.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Luani

                                                        Sipas nesh,duhet te kete cdo njeri nje polic hije qe te mos te leje te gabosh.Jo kjo nuk eshte zgjidhje, ne nuk kemi kulture,cdo njeri ben ate qe atij i duket e drejte.Shkurt jemi provincial ,duam edhe 100 vjet te civilizohemi.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          miku nga skrapari

                                                          ME SE E VERTETE KETU DUKET SIKUR JEMI NE VITIN 1912 KUR KRIJUAM SHTETIN KU CDO NJERI BEN CFARE DO ,MUNGON QEVERISJA SI LOKALE DHE SHTETERORE KRYEMINSITRI TI LERE RRUGET DHE PANORAMAT QE TREGON POR TE SHTROHET KEMBEKRYQ DHE TE VERIFIKOJE VETE GJITHESHKA ,SE MASHTRUESIT DHE KRIMINELET PO BEJNE LIGJIN NE KETE VEND

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Me sa duket në Jugut të Shqiprise ështe bër muuuuu

                                                            Me çfare po degjomej dhe shofim në Jug të Shqiprise për fate të keq njerzit qënkane bëre Talibane komplet dhe Jo të shkoshe për turizmit por duhet thën rujna Zot nga keta njerze. Unë mendoje se koj lloje sjellje vjen nga keto kafshe se njerze nuke mund ti quashe se pse keta njerze jane të lidhure me pushteti me policine dhe me njerzit e Edi Rames një lloje siqe ishin Tropojanet Kure ishte Sali Berisha në pushtet dhe silleshin neper Tirane si kafshe. Kjo lloje sjellje ështe e pa pranushme në vitin 2022. Unë kurre nuke besoje se sote një gjë e tille munde të ndodhe në Shengjin, Velipoje, Theth, a po në Valbone. E PA pranushme Çuçi dhe drejtori i policise duhet të jape dorheqeje. Jo se thote Sali Kerma a po ilir spiun por nuke jane për kët Pune.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. l
                                                              labi

                                                              Zonje nuk ke kaluar gje fare,mua kamarieri qe me sherbeu 10 min para ne restorant desh me mori para me makine,mendova mos kish gje personale po kur fillova te mendoj qe ne fund i lash dhe bakshish te mire dhe u ndame normalisht u bera kurioz e shikoj te ndaluar me tutje dhe e pyes ca pate se desh me more para,me fal tha isha shpejt me ka dergu pronari ti blej cigare e nuk kam kohe se duhet te kthehem te sherbej ne restorant.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Shqiptari

                                                                Kjo ngjarje me trishton. Kemi natyre kaq te bukur por po rrisim njerez te eger e te shemtuar ne kulm, njerez te ligj kriminela qe nuk ua ben terr nga ligji se mesa duket i kane krahet e ngrohta. Mendoj qe nje gje qe mund te behet nga te gjithe ata qe kane keto pervoja eshte qe ti ndajne pulbikisht edhe emrat e bizneseve dhe personave qe shkelin rregullat e ligjet dhe abuzojne me turistet (vendas apo te huaj qofshin) Duhet tiu veme nje emer dhe fytyre qe te bojkotojme bizneset e tyre ne pjesa tjeter. Ne populli nuk e japim voten vetem per qeverite, e japim edhe per bizneset me kuleten tone, dhe me ndertimin apo shkaterrimin e reputacionit te nje biznesi

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. D
                                                                  Dajaku ka dalë prej Xhenetit.

                                                                  Thënë troç; SHQIPTARËT E MERITOJNË DIKTATURËN dhe aspak DEMOKRACINË, sepse liberalizmi i sistemit Demokratik vetëm fatkeqësi i ka sjell popullit dhe vendit këto 3 dekada. E di që do më gjykoni si Komunist përsa shkruajta më sipër, por e keni gabim dhe kthjellohet, pasi këto 3 dekada post regjimit Komunist krahas pushtimit e vjedhjes së mbi 85% të Pronave në vend nga barbarët provincial shumica, dhe grindjet për pronën e pak përqindjeve në qytete, ku Gjykatat kanë bërë namin në padrejtësi dhe pjesëmarrje në vjedhje për pasurimin e tyre me pronën e tjetrit. Krimi i çdo forme ka lindur që në 1991 dhe LIRI-DEMOKRACI është justifikim për ti dhënë vetes kushdo të bëjë çtë dojë, sepse jemi në DEMOKRACI dhe o burra çtë na dali përpara. Ne Shqiptarët meritojmë padiskutim 75% dajak dhe vetëm 25% liri/demokraci, ndryshe vetëm shkatërrojmë vendin, njëri-tjetrin dhe ardhmërinë e brezave të rinj duke rritur numrin e ikjes nga barbaria.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    F-35 A

                                                                    Duam apo nuk duam, kjo eshte e verteta qe dhembe dhe qe ka qelbur vendin!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. K
                                                                      Kristi

                                                                      Perfundimisht, vija bregdetare Vlore - Sarande dhe vija bregdetare Shengjin - Velipoje duhet te shpallen NON-GRATA. Mos beni o njerez pushime ne jug, sepse plazhet jane ne zaptimin e banditeve dhe krimineleve. Kete e di cdo Shqiptar pervec qeverise

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. Çentrale

                                                                        Ne Vlore eshte e pamundur te parkosh ne dimèr , mendo ne verè. Bashkia se qeth fare se bashku me qeverine Anes rruges nga Vlora ne Orikum qeveria duhet te beje parkime te vijezuara si ne vendet e civilizuara e jo ta lere ne dore te fshatareve te zones

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. J
                                                                          Jok

                                                                          Gozhden po ja fusin mediat si Po una juaj qe paguheni nga sebet e greket ne itali shkova vetem parkimi ne 1 ferre bashkia mori 15 euro thjesht shqiptaret nuk e ndimojne njeri tjetrin dhe ankohen shume normale nga koperativa ne kapitalizem

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            Lik

                                                                            https://360grade.al/522813/nuk-mund-te-kushtojne-600-euro-dy-kokteje-dhe-dy-stafi-i-restorantit-kercenon-turistet-amerikane-nese-nuk-paguani-faturen/

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                          2. 2
                                                                            2

                                                                            8000 lek e ke shezlonin nplazhin e qelbur tlalzit ca pret nvlor

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              SBS

                                                                              Keqardhje, këtu është bërë Tos Mollos i thoshnin te paret tanë Shkrimi pasqyron një realitet të pa mohueshëm që është krejt inversi i traditës së gjithë shqiptarëve dhe në vëçanti të jugut por abuhimi me lirinë dhe administrimi i teritorit nga njerëz pa vizion dhe të pa aftë krijojnë situata të tilla. Unë nuk kam aktivitet turistik por kur kujtoj sjelljet që shkruan ky person të bëjnë të mos futesh kurrë në këtë botë biznesi

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. N
                                                                                Neri

                                                                                Shkrim i goditur. Keto jane perballje te pervitshme me nje pjesen tone qe eshte krimbur nga rrenjet apo ka lindur me rrenje te krimbura. Cuditerisht kjo pjese po rritet frikshem dhe te bejne te ndihesh i pashprese. Dyshimet i lene vendin konfirmimit: kryefjala kudo qe shkon eshte leku, dhe vetem lek. Sjellja brutale, sherbimi eshte aq sa mund te te sherbej nje adoleshent, (I pa licensuar) delikatesa zero, muzika ne kupe te qiellit, cmimet o burra ti ngreme se po i ngrene te tjeret, plehrat pirg ne cdo qoshe dhe pak me tej. Cte thuash! Panorame deshperuese prej nje popullsie te deshperuar. Ne vijme perseri ne atdheun tone por nuk firmosim kurre kete pacavure...!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. P
                                                                                  Pirro1954

                                                                                  Kam pare gjate ketij muaji me trper se njezet mbajtese reklamash te tyerra. ky fenomen me duket i organizuar. Si ka muhdesi te thyhen xhamat e reklamave ne menyre ritmike naten? perse? Per te mbjelle pasiguri?

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. H
                                                                                    Himarioti

                                                                                    Lumi që mori Vunonë/Himaren e Qeparonë/ në është ashtu siç thonë/të marrë dhe qeverinë tonë. E ka marrë lumi kombin tonë, nuk shpëtohet më.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. R
                                                                                      Reni

                                                                                      Shume sakte,lakali i pare ne krahun e djathe sa kalon tunelin te uji ftohte ne vlore edhe ai eshte bere zot i rruges edhe i detit!

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. P
                                                                                        Pickaxhiu

                                                                                        ...Dhe pastaj te doli gjumi...

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. A
                                                                                          Ana

                                                                                          Duhen vendosur rregulla e ndershkime, ka vite qe keshtu ka qene i forti ben rregullat e pasurohet

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. O Shqiptar! O Laro te hengert Tenja, e ke te keqen brenda! Merr nga dhite e bej zabit! Me thuaj me cilin rri, te te them se kush je! Cdo komb, meriton qeverin qe ka! Jemi I vetmi komb ne bote:Kur ndodh nje e keqe ne fshat,themi: Larg mehalles time!Kur vjen ne mehalle e keqja,themi larg shtepis time;dhe kur vjen ne shtepin tone:themi :LARG BYTHES TIME !!!!! Pra pas cdo krimineli,keqbersi e cdo mostre eshte nje qeveritar,politikan, e punonjes shteteror!jane rreth 200000 te punesuar ne shtet,kunati shokut Xhemal,te dashura,far e fis I politikaneve e qeveritareve,mafioz,qe kane paguar per cdo vend pune?A ka ndonje te ndershem??Nuk ka meshumese 1 %????Nje si ju !

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje