Ekipi i IAEA-s mbërrin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s

31 Gusht 2022, 15:22Bota TEMA

Ekipi i IAEA-s mbërrin në centralin bërthamor të

Një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) kanë mbërritur drejt termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Kjo, për të inspektuar për dëme pas granatimeve aty pranë, që ngjallën frikën për një katastrofë rrezatimi. Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.


Forcat ruse pushtuan centralin menjëherë pasi nisën pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt dhe janë pranë vijës së frontit. Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për gjuajtje me predha që kanë rrezikuar centralin.

Një dëshmitar i “Reuters” tha se ekipi i IAEA-s u nis nga Kievi me një kolonë automjetesh. Misioni drejtohet nga shefi i IAEA-s Rafael Grossi dhe vjen pas negociatave të gjera.

Nuk është ende e qartë se kur do të mbërrijë në Zaporozhzhia, ekipi i IAEA-s dhe kur do të kryejë inspektimin e tij. Të dyja palët në luftë kanë raportuar ditët e fundit për bombardime të rregullta në afërsi.

“The New York Times” raportoi më herët se Grossi do jetë anëtar i ekipit që merrte pjesë në misionin e ekspertëve.

“The Times” thotë se e ka parë Grossin në një listë emrash, e cila përfshinte gjithashtu “13 ekspertë të tjerë nga vende kryesisht neutrale”.

Sipas NYT-së, ekipi përfshin përfaqësues të Lituanisë, Polonisë, Serbisë, Francës, Italisë, Kinës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Jordanisë dhe Meksikës.

Lini një Përgjigje