
Prezenca e OSBE në Shqipëri e ka cilësuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare të Shqipërisë me tryezën e BE-së si një kapitull të ri, të shumëpritur dhe të merituar.
Në një reagim në Twitter, OSBE shkruan se Prezenca do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare.
“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca e OSBE do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare”- shkruhet në postim.
Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
11,9 miliard euro i ka kushtuar Shqipërisë standartet e BE-së në shtrim rrugësh, ndryshime në gjykata, Norma biznesi dhe modernizim i gjithëanshëm.
Po cfare lidhje ka me temen ky komenti yt , more hajvan ? Ti nuk mbush mire . Po pse per BE-ne modernizohet Shqiperia , apo per veten e vet ? Po ate shifer 11,9 miliard ku e gjete , ne ender e pe ?