Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme.
Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është tre vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë.
Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës.
Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë gjë, në fakt po dëmtojnë fëmijët e tyre.
“Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës.
Mungesa e saj ka shkaktua këtë gjendje dhe pasoja. Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekër. Idiotët po iu bëjnë dëm fëmijët tuaj. Zbatoni kalendarin e vaksinimit. Në fund fare a e kuptoni sesa po shpenzoni tani. Një vaksinë falas për fëmijët tuaj”, tha deputeti.
Qē kur e ka kopanisur PD, Braçe nuk ēshtē nē terrezi.Her sulmon PS-nē dhe hera herës PD-nē.Shkurt muhabeti, po tē kishte minnimum jetik, nuk do justifikonte rrogēn nē politikē.Dhe ai palloshi i gjatē ēshtē me probleme tē shēndetit mendor.
Bracia po I merr te drejtat Sales.Apo ajo eshte duke mesuar shqip dhe ka marre Bracen zedhenes?
Jam prind i dy femijeve te lindur para viteve 90.Jane rritur pa probleme shëndetësore,sidomos ne femijeri.Nuk e di sot por atehere,çdo lagje perveç infermieres se klinikës ka patur nje te veçante sidomos per femijet 0-1 vjeç.Ajo shkonte ne çdo shtepi,per te vaksinuar femijet.Ka patur program ne shkolla,ku bëheshin vaksina te detyrueshme dhe kontrolle,por edhe ne klinike dentare te gjithe femijet i nënshtroheshin vizitave dhe mjekimeve.Sot nuk e di çfarë behet por e quaj te gabuar qe prindet te pengojnë marrjen e ketyre vaksinave qe i perdor gjithe bota per parandalim sëmundjesh dhe rritje imuniteti
Liliputi xhepist eshte bere gjitholog si shefi i tij