“EU4Schools”, ritme të shpejta punimesh për rindërtimin e kopshtit në Rrogozhinë

22 Prill 2022, 15:24Sociale TEMA

“EU4Schools”, ritme të shpejta punimesh për

Kopshti “Okshtun” në Rrogozhinë është një prej 15 objekteve arsimore, të cilat janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të programit “EU4Schools”.
Punimet në këtë kopsht po ecin me ritme të shpejta, në përfundim të të cilëve fëmijët e një komuniteti prej 8500 banorësh do të gëzojnë mjedise të standardeve më të larta evropiane.

Me dalje emergjence, rampa e tualete për fëmijët me aftësi të kufizuara, klasa e tualete moderne, sistem kundër zjarrit, kamera sigurie, kënd të jashtëm lojërash, eficiencë të lartë të energjisë si rezultat i termoizolimit, sistemit të ngrohjes e ftohjes, ndriçimit LED etj., kopshti “Okshtun” është pjesë e programit “EU4Schools”.

Ky program financohet nga Bashkimi Evropian përmes një buxheti prej 75 milionë eurosh dhe zbatohet nga UNDP Albania në partneritet me qeverinë shqiptare e qeverisjen vendore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë së Bashku” janë dy parimet themelore rreth të cilëve është ndërtuar ky program.

Deri tani, janë rindërtuar ose riparuar 23 objekte arsimore që prej nisjes së programit në prill të vitit 2020, të cilat u shërbejnë drejtpërdrejtë 7325 fëmijëve, nxënësve dhe 445 mësuesve.

Lini një Përgjigje