“Orange Bike Week”, Veliaj: Para 7 vitesh Tirana s’kishte asnjë korsi biçikletash, sot ka 52 kilometra

22 Prill 2022, 15:15Sociale TEMA

“Orange Bike Week”, Veliaj: Para 7 vitesh Tirana s’kishte

Në ‘Javën Hollandeze’, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Holandës organizuan “Orange Bike Week”, një aktivitet për promovimin e biçikletave në qytet, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve që të ulin përdorimin e makinës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshimi vjen ngadalë, por shtimi në masë i korsive të biçikletave në Tiranë, ku sot numërohen 52 kilometra dhe organizimi i ditëve pa makina çdo të dielë, janë një lajm i shkëlqyer për të gjithë. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Holandës në Tiranës, Reinout Vos.

“Tirana po rritet me ritme të shpejta dhe ne duhet të marrim një vendim: Ose do e bëjmë qytetin parkingun më të madh në botë, me 200 mijë makina, ose do gjejmë mënyra alternative për të lëvizur. Në 4 korsitë e biçikletave më kryesore të Tiranës, në një ditë kanë lëvizur 18 mijë çiklistë. Pyetja është kjo: Është më mirë që këta 18 mijë vetë të ishin me biçikletë në rrugë, apo me makinë? Nëse do ishin me makinë, sot do të kishte më shumë trafik”, tha Veliaj.

Për sa i përket atyre që thonë se korsitë e biçikletave kanë ngushtuar rrugën e makinave, kryebashkiaku iu përgjigj: “Është legjendë urbane të thuash se korsitë e biçikletave kanë ngushtuar rrugën e makinave. Jo vetëm që rruga nuk është ngushtuar, por përkundrazi, çiklisti është aleati më i madh edhe për shoferët sepse po të kishte zgjedhur të lëvizte me makinë, edhe ai do të shtonte trafikun e qytetit”.

Në fund, kreu i Bashkisë i ftoi të gjithë që t’i sugjerojnë miqve të tyre përdorimin e biçikletës, ndërsa vuri në dukje se para 7 vitesh nuk kishte asnjë korsi biçikletash në Tiranë, ndërsa sot ka 52 km dhe që do të shtohen akoma më shumë.

“Secili prej jush, - iu drejtua ai të rinjve përdorues të biçikletës – duhet të japë një shembull. Media më e mirë nuk është as televizori, as radio, as Facebook, as Instagrami, as TikTok; media më e mirë është një çun ose një gocë që i thotë një çuni ose një goce tjetër, se duhet të pedalosh. Për të gjithë ata që thonë ‘nuk bëhet’, ju them se para 7 vitesh nuk kishim asnjë metër korsi, sot kemi 52km korsi biçikletash, por mund të shkojmë edhe më shumë”, përfundoi Veliaj.

3 Komente

  1. V
    Vladimir Dushniku

    Erion Veliaj, se pari duhet te te vije turp,qe e perbuz gjuhen shqipe duke i vene aktivitetit tend nje emertim ne gjuhe te huaj! Kete perbuzje e keni perdorur edhe here te tjera kur i emertoni shqip por jo me drejteshkrim aktivitetet si ""Peza N'fest" etj! Se dyti,te mburresh se ke krijuar korsi per bicikletat kur ke ngushtuar gati gjysmen e rrugeve te ngushta te makinave, te projektuara dhe ndertuara para 100 vjetesh per levizjen e 4-5 makinave ne dite dhe ke shfarosur pothuaj shumicen e gjeresise te trotuareve per kalimin e kembesoreve,eshte pak ta quash propagande! Te nisur nga deliri i madheshtise gjoja se po imiton pervojen europiane (ne fakt keni realizuar nje karikature te asaj pervoje),qyteti me rruget aktuale nuk ka nevoje fare per korsi bicikletash,por per korsi per urbanet,ambulancat dhe makinat e poilicise,qe i ke nenvleresuar! Eshte cmenduri te mbivleresosh ecjen me bicikleta se sa nevojen per t'i ardhur ne ndihme levizjes se urbaneve,ambulancave dhe makinave te policise,qe sherbejne per nevoja urgjente dhe te domosdoshme te qytetareve! Se treti,eshte po aq skandaloze dhe mendjeshkurtesi,te nisura nga babezia personale e ketij kryebashkiaku delirant pa kufi,per te gllaberuar sa me shume taksa parkjimi,jane ligjeruar parkimet e makinave ne dy anet e rrugeve kryesore,pra dy korsi,ne vend qe keto te perdoren per shtimin e makinave dhe rritjen e shpejtesise se tyre! Perdoruesit e ketyre makinave le te gjejne vend parkime te tjera,por jo te vihet interesi i nje grushti njerezish,qe duan te pijne kafe 2 ore duke lene makinen ngjitur me kafenene,ndersa mijra te tjere qe udhetojne me urbane te shtrydhen nje ore per te shkuar nga kombinati ne kinostudio! Po keshtu,per te lehtesuar trafikun dhe shtuar shpejtesine e levizjes se mjeteve do te ishte me llogjike qe te mos kishte kalime te kembesoreve ne cdo kryqezim,duke krijuar ne 1 km rruge 2-3 kolona makinash te ndaluara ,por semaforet dhe stacionet e autobuzeve te jene me larg njeri tjetrit se sa sot! Do te ishte me me interes,qe urgjencat spitalore te mos jene te gjitha vetem ne QSUT,por ato te mendohet dhe te ndertohen ne periferi te qytetit sic i ka bota,qe bejne te mundur jo vetem uljen e trafikut brenda ne qytet,por edhe mundesine e dhenies me te shpejte te ndihmes mjekesore duke bere njekohesisht edhe seleksionimin e pacienteve qe do kene nevoje per t'u shtruan ne spital! Do te ishte mire,qe edhe ambulancat e njesive administrative te funksiononin 24 ore,qe urgjencat te paraqiteshin aty me pare e jo te shkojne nga e gjithe Tirana vetem ne QSUT! Z.Veliaj,vertet diplomen e ke marre ne Michigan,shkon shpesh atje vetem per te demostruar delirin tend te madheshtise,por keto probleme qe shtrova une me siper , AS TE KA SHKUAR NDER MEND T'I SHOHESH ATJE, SE SA MIRE FUNKSIONOJNE! E atje ndodh ashtu se pushteti ndonese merr shume taksa,por ua kthen qytetareve me sherbime per te gjithe njelloj e nuk shpenzon miliona euro per zbukurime ne qender apo per te prure kengetare te huaj,kur qytetaret e Tiranes kane shume nevoja jetike me te domosdoshme se sa koncertet! Ne se duhet,sic ben bota,koncertet le t'i organizojne bizneset e jo bashkia me leket e qytetareve!

    Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje