Niveli i ulët arsimor nxit obezitetin te gratë në Shqipëri

21 Prill 2022, 15:31Sociale TEMA

Niveli i ulët arsimor nxit obezitetin te gratë në Shqipëri

Niveli arsimor lidhet me problematikën e obezitetit tek gratë në Shqipëri. Të dhënat e anketës së fundit “Gratë dhe Burrat” nga INSTAT tregojnë për një lidhje mes nivelit arsimor dhe obezitetit.

Sa më i ulët është niveli arsimor, aq më e lartë është tendenca për të qenë më i shëndoshë. Sipas të dhënave, 24,4% e grave në Shqipëri të grup moshës 15-59 vjeç konsiderohen obeze. Ky tregues matet me indeksin e masës trupore, i cili shpreh raportin e peshës në kg me lartësinë në metra katror.

Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të indeksit të masës trupore janë Elbasani (20.5%), Berati (20.3%), ndërsa më i ulëti është në Kukës (12.2%).

Në raport shkruhet se ndër arsyet e tjera është se dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit.

Më herët nutricionistja Diola Dosti  ka shpjeguar se Shqipëria përditë e më shumë po vuan mbipeshën te fëmijët. Ajo ka shpjeguar se ka shumë nevojë për ndërgjegjësim dhe për më shumë përpjekje nga të gjitha institucionet.

Nutricionistja shpjegon se obeziteti nuk është thjesht një trup me përmasa të mëdha, por një organizëm shumë problematik me një mëlçi të dhjamosur, që në të ardhmen do vuajë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Ndërkaq të dhëna të tjera nga Eurostat-it, tregojnë se Shqipëria renditet e treta në Evropë për nivelin e lartë të obezitetit të femrave, pas Irlandës me 28.1% e popullsisë dhe Maltës me 24.5% të popullsisë.

Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim mjekësor sistematik. Mjekët e kanë e përcaktuar si një akumulim i tepërt i yndyrës në trup. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e përcakton obezitetin si një gjendje klinike kronike që zakonisht kërkon terapi afatgjata për të nxitur dhe ruajtur humbjen e peshës.

2 Komente

  1. K
    Kaçi i zi

    dmth 90% e grave ne kete vend jane me arsim te ulet ose e kane mare shkollen me para. Deshmi shume e besueshme

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1 Ide

      Nuk ka lidhje direkte me shkollimin por me faktin qe shumica e atyre qe nuk kane bere me shume sesa arsimi i detyruar jane po ashtu ne mes te grupit qe kane te ardhura te uleta dhe cilesia e ushqimit eshte ulet, nuk shkojne ne palestra apo ngjitje ne mal (pervec atyre qe iu duhet ta bejne nga halli dhe qe zakonisht jetojne ne fshat). Kjo eshte vetem njera ane e medaljes, stresi dhe problemet hormonale jane gjithashtu nga shkaktaret kryesore te shtimit ne peshe. Jane gjithnje e ne rritje perqindja e grave me semundje te shkaktuara nga disbalancat hormonale Tiroide nenaktive, PCOS, etj etj qe ne te njejten kohe e bejne jo vetem te veshtire te biesh ne peshe por e shtojne peshen edhe "kur je duke marre fryme" (gje qe eshte shume e rralle tek burrat edhe pse po tiu shohesh barkun e birres nje shumice te burrave shqiptare kupton qe jane po aq ne mos me te pashendetshem ne stilin e jeteses sesa grate) Perfundimi i asaj qe dua te them eshte se eshte ceshtje pamundesi me shume sesa arsimi, ata qe nuk kane para nuk mund te zbulojne arsyet e verteta pse po shtojne peshe dhe kane gjera me te veshtira ne mendjen e tyre sesa pesha (edhe pse duhet ta kene ne fokus shendetin e tyre) Me shume informim, dhe kontrolle falas per shendetin do te ndihmonin disi mendoj. Hani sa me shume ushqime shumengjyreshe, sa me pak brumera dhe sheqerna dhe po ashtu sa me pak yndyrna nga leto llojet e reja qe nuk jane perdorur nga paraardhesit tane (mos iu nda vajit te ullirit dhe gjalpit qe e kemi perdorur prej mijera viteve, me ca fruta te thata (arrore me se shumti) si edhe peshk. Kur vjen puna tek femijet kjo pastaj me cmend fare. Nena te dashura, mos i jepni femijeve para qe te blejne ushqim se vetem ushqime te demshme do te blejne, mos u beni pertace te gatuani dicka qe eshte e shendetshme per ta dhe ushuese me vitamina e minerale qe hamburgerat, byreket, kroasan etj nuk i kane. Mbipesha ne femijet e vegjel eshte me shume sesa mbipeshe, mund te ndikoje ne semundje jo vetem fizike por edhe mendore, mos i lejoni femijet te qendrojne ulur para telefonmit/kompjuterit/televizorit per me shume sesa nje ore. Ata qe i shpiken teknologjite moderne nuk i kane lejuar femijet e tyre me shume se kaq. Dicka e kane ditur dhe dine qe e konsiderojne te rrezikshme. Por sic mund ta shihni edhe vete, ushqimi i keq dhe koha para ekraneve na ben ta kemi kohen e perqendrimit me te shkurter (vetem nje nga shume pasojat e ketij stili jetese) si pasoje edhe rezultate me te dobeta ne shkolle dhe si pasoje e kesaj edhe te ardhura te pakta ne shumicen e rasteve dhe rrethi vicioz vazhdon. Nese nuk keni mundesi qe ti nxirrni vete femijet ne natyre lerini me femije dhe prinder te femijeve te tjere qe bejne akrivitete te tilla, jepuni edhe ndonje pune shtepije per ta vere se pervecse i mban aktive i meson te rriten te pergjegjshem dhe qe te kujdesen per veten

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje