Shqiptarët me sy nga Europa: Rriten kërkesat për azil në BE

19 Prill 2022, 16:52Sociale TEMA

Shqiptarët me sy nga Europa: Rriten kërkesat për azil në BE

Numri i shqiptarëve që kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë muajit Janar, shënoi një rritje me gati 50% krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane për Azilin në muajin e parë këtij viti pati 947 kërkesa, përkundër 474 kërkesave që u regjistruan në Janar të 2021 kur pandemia ishte në kulmin e saj dhe lëvizja e kufizuar.

Po ajo që vihet re është numri i lartë i dosjeve të refuzuara që i bëhet shtetasve shqiptarë. Nga 947 kërkesat e bëra, 891 prej tyre morën një përgjigje negative dhe vetë 22 persona e fituan statusin e azilantit.

Po ashtu 4868 dosje të mbartura mbeten ende në pritje të një vendimi final. Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane për Azilin, rreth 11 mijë shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2021, 77% prej të cilëve për herë të parë.

Kërkesat shënuan rritje me 19% krahasuar me vitin e pandemisë, por shënuan rënie me vitet e mëparshme. Franca ishte shteti më i preferuar për shkak të lehtësive në dokumente, e ndjekur nga Gjermania dhe Greqia.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Jo bre...pse lihet Albanistani i Ramuqit per Evropen! Prisni, prisni, 2025 po afron...plaka dhe pleq do jene te paret qe do ikin naten.....

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janullatos pisoglentis

      to mouni tis manas sou…….

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje