Fluks automjetesh në Vlorë, qytetarët drejt bregdetit për të shijuar motin e ngrohtë

22 Prill 2023, 14:50Sociale TEMA

Fluks automjetesh në Vlorë, qytetarët drejt bregdetit për

Fluks i lartë automjetesh është konstatuar në Vlorë, ku ka pasur edhe trafik të rënduar përgjatë zonës së Skelës dhe në Lungomare.

Qytetarë te shumtë kanë shfrytëzuar ditën e pushimit por dhe motin e ngrohtë, për të iu drejtuar bregdetit.

Ata kanë shijuar rrezet e diellit këtë fund prilli por dhe ushqimin në restorantet e bregdetit të Vlorës. 

Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që qytetarët dhe turistët t’i drejtohen bregdetit të Durrësit për shëtitje ose banjo dielli.

Duke nisur që nga dita e djeshme moti në vendin tonë është përmirësuar, ndërsa temperaturat në Gjirin e Durrësit arritën 18 gradë celsius në mesditë.

Sipas sinoptikanëve, e diela do të jetë dhe dita me më shumë diell dhe temperatura më të larta në bregdet, duke afruar fillimin e sezonit turistik.

Lini një Përgjigje