Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta

3 Gusht 2024, 15:32Sociale TEMA
Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e

Sezoni turistik vazhdon të sjellë turistë të shumtë, ndërsa Porti i Durrësit është porta kryesore e hyrjeve nga brigjet italiane, Bari dhe Ankona.

Fluksi në portin e Durrësit vijon, ndërsa vetëm paraditen e ditën e sotme, sipas të dhënave që disponon Shqiptarja.com, kanë mbërritur 2 tragete nga Bari dhe 1 nga Ankona.


Në total 3 tragetet kanë sjellë 4203 pasagjerë dhe 1330 automjete, ndërsa në mbrëmje pritet të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Tragetet vazhdojnë të bëjnë 2 lundrime brenda ditës.

Sportelet për përpunimin e trageteve në port funksionojnë me kapacitet të plotë, ku sot 28 sportele janë në punë.

Një situatë e tillë ka rënduar rrugët e qytetit sepse është rritur ndjeshëm numri i mjeteve që qarkullojnë në to. E njëjta situatë do të jetë edhe në ditët në vazhdim bëjnë të ditur në Autoritetin Portual të Durrësit.

Qyteti bregdetar i Durrësit mbetet një nga destinacionet kryesore të turistëve vendas e të huaj për të kaluar pushimet verore.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Nga 93 porti Durresit gjithnje plot ne Gusht. Ku eshte cudia.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje